Bruksel, darkë në qiell, “restoranti” i varur në 30 metra lartësi

Love

βeℓℓe â๓e
Një ‘darkë në qiell’ për të eksperimentuar ‘haute cuisine’.
Ky është propozimi ekstravagant që vjen nga Brukseli këto ditë për banorët dhe turistëve e tij.
Në një platformë të varur në lartësinë 30 metra, e cila është e aftë të mbajë deri në 22 persona, dhe e vendosur përballë pamjeve të mrekullueshme të natyrës apo monumenteve kryesore të qytetit do të mund të shijoni një vakt të shijshëm.

bruksel-darka.jpg

Iniciativa bën pjesë në aktivitetin e quajtur ‘Brusselicios 2012’, festivali i gastronomisë që mbahet në kryeqytetin belg, ndaj ushqimet e serviruara në lartësi do të jenë të gatuara nga kuzhinierët më të mirë, Për këtë arsye, edhe çmimet janë pak të kripura, 250 euro për person.
Aktiviteti i veçantë që ofron një eksperiencë drithëruese dhe emocionuese në të njëjtën kohë do të zgjasë deri më 1 korrik.
Burimi: G.shqip


brukesel-2.jpg
 
Back
Top