Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bronkiektazitë

20131010225430672236.jpg


Bronkiektazitë janë sëmundje kronike, të lindura ose të fituara, që karakterizohen me zgjerime të pakthyeshme cilindrike, sekondare-cistike apo varikoze, zakonisht në bronket e mesme dhe të vogla, me dëmtim të mureve të tyre dhe me infeksion sekondar.

Bronkiektazitë kongjenitale (të lindura) ndodhin krahas moszhvillimit (agjenezionit) të alveolave, me zgjerim të trashëguar, imunodeficiencë (mungesë të imunoglobulinave IgA), çrregullime të funksionit të enzimave proteolitike α-1-antitripsin, çrregullim të funksionit të epitelit respirator dhe mucinës, ndërsa shfaqen edhe në kuadër të sindromave të ndryshme, si Kartagener, Williams-Cambell etj.

Bronkiektazitë e fituara janë shumë më të shpeshta dhe zakonisht janë pasojë e obstruksionit (pengesë në kalimin e ajrit) të pjesshëm të bronkut me infeksion nekrotizues. Infeksioni mund të jetë pasojë e sinusitit, pertusisit, pneumonive, tuberkulozit, alergjive, sëmundjeve kronike obstruktive, fibrozës, aspirimit të trupit të huaj, atelektazës, abscesit, tumoreve etj.


Sëmundja shpeshherë fillon pa u vërejtur që nga fëmijëria dhe kalojnë vite derisa të shfaqen të dhënat klinike.

Kollitja kronike me nxjerrje (ekspektorim) të bollshme të këlbazës muko-purulente dhe purulente, zakonisht në mëngjes – është simptoma udhëheqëse e bronkiektazisë. Sasia e sputumit mund të arrijë deri në 500 ml brenda 24 orëve.

Simptoma tjetër e rëndësishme është hemoptizia (nxjerrje e gjakut, në mbi 50% të rasteve) që është e kushtëzuar nga ndryshimet destruktive në enët e gjakut.

Në folenë bronkiektatike dhe rreth saj shpeshherë zhvillohen procese inflamatore në formë të bronkopneumonisë dhe pneumonisë.

Format klinike të bronkiektazisë:
- Bronkiektazia klasike (kollitje me ekspektorim te bollshëm).
- Bronkiektazia e thatë (pa ekspektorim, por hemoptizitë janë më të shpeshta)
- Bronkiektazia me bronkospazëm (frymëzënie dhe fishkëllimë në gjoks).


Për shfaqjen e bronkiektazisë janë të rëndësishme tri momente – infeksioni i vazhdueshëm, obstruksioni dhe mekanizmi restriktiv.

Bronkiektazitë zakonisht janë të njëanshme, por mund të jenë edhe të dyanshme, dhe rëndom lokalizohen në lobet e poshtme. Makroskopikisht duken si zbrazëti me përmbajtje të qulltë muko-purulente (e përbërë nga mukusi dhe qelbi) ose purulente (qelbëzore).

Mukoza e pezmatuar shpesh mund të ulcerojë duke dëmtuar enët e gjakut. Indi përreth mund të jetë i pezmatuar, gangrenoz, me qelb ose fibrotik (formim i sasisë së madhe të indit lidhor).


Diagnoza përcaktohet duke u bazuar në anamnezë, të dhënat klinike dhe me anë të bronkografisë.

Ndërkaq, në diagnozë diferenciale, kjo sëmundje mund të japë simptoma të ngjashme me TBC-në, abscesin, bronkitin kronik obstruktiv mukopurulent dhe karcinomën bronkogjene.


TRAJTIMI

• Kontrollimi i infeksionit me antibiotikë (penicilinë, kloramfenikol) dhe drenazh postural (për nxjerrjen e përmbajtjes) tri-katër herë brenda 24 orësh.

• Intervenimi kirurgjik rekomandohet vetëm te format e lokalizuara unilaterale, me recidive (përsëritje) të shpeshta dhe çrregullim të gjendjes së përgjithshme.


/mjeku.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back