Britanikja fle deri në shtatë ditë pa ndërpre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Britanikja Poppy Shingleton vuan nga një çrregullim i rrallë për shkak të cilit ajo mund të bie në gjumë në çdo kohë, dhe gjumi mund të zgjasë më shumë se në shtatë ditë pa ndërpre, shkruan Daily Mail.

Ky çrregullim i rrallë është një sindromë i njohur si gjumi i këndshëm, dhe nga ai në botë vuajnë vetëm një mijë njerëz.

"Kam fjetur në ditëlindjen time të 18-të, Krishtlindje, Vitin e Ri. Kjo pak më ka dëshpëruar, sepse po humbas shumë ngjarje shoqërore", thotë Shingleton.

Ky çrregullim i rrallë i ishte zhvilluar kur ajo ishte 18-vjeç, dhe për shkak të tij, ajo kishte përsëritur klasën në shkollën e mesme dhe pushuar një vit nga fakulteti.

Në fillim ishte menduar se alkooli ishte shkaktar për gjendjen e saj. Megjithatë, kur ajo fjeti më gjatë se shtatë ditë, prindërit e saj vendosën ta dërgojnë në provë, e cila zgjati disa vjet.

Zgjidhja nuk u gjet derisa miqtë panë një dokumentar në televizion për një vajzë që është duke vuajtur nga sindroma Kleine-Levin, për të cilin u dyshua se e ka edhe Poppy, me çka ajo u diagnostikua vitin e kaluar.

Ekspertët ende nuk e di se çfarë e shkakton këtë sëmundje dhe nuk ka asnjë ilaç adekuat. Gjendja mund të kontrollohet nga një kombinim i barnave që veprojnë si stimulues dhe rregullim të gjumit.

Te shumica e njerëzve, sindroma zhduket pas disa vitesh dhe Poppy shpreson se kjo do të ndodhë me të


773443091lajmetari773443091.jpg


B:gjuha shqipe
 
Pe: Britanikja fle deri në shtatë ditë pa ndërpre

Interesante dhe e cuditeshme
 
Pe: Britanikja fle deri në shtatë ditë pa ndërpre

Pupupupu imagjino me e pas nuse ket duhet me maru pune vet edhe kalamojt duhet me i bo vet :P
 
Back
Top