Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit !

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
378168_332767746734653_141388129205950_1477132_1022623979_n.jpg

Ekipi britanik mund të ndodhë të jetë në udhë të mirë për të zgjidhur një nga misteret më të mëdhenj që preokupon arkeologët që nga viti 1872. Kompania Scoutek ka nisur të hulumtoj se çfarë ndodhet prapa dyerve sekrete në piramidën e Keopsit, por hulumtimet ishin ndërprerë për shkak të trazirave që ndodhën kohë më parë në Egjipt.
Kompania e cekur ka arritur të futet prapa dyerve sekrete me ndihmën e robotit Micro Snake. “Jemi të bindur se do të vazhdojmë ekspeditën gjatë vitit 2012”, tha udhëheqësi i ekspeditës Shaun Whitehead. Këshilli i lartë egjiptian për antikitetet ndërpreu dhënien e lejeve për hulumtime, por së voni ata ndërruan mendjen dhe lejuan vazhdimin e hulumtimit.

“Ne ende po e presim lejen për tu kthyer në piramidë, e në ndërkohë kemi punuar në perfeksionimin e robotit. Plani kryesorë është që me anën e robotit të bëjmë aq sa është e mundur, duke mbledhur sa më shumë informata që është e mundur ashtu që arkeologët të mund të konstatojnë se për çfarë janë përdorur dyert sekrete”, tha Whitehead për Daily Mail.

Besohet se piramida është ndërtuar për të qenë varreza e faraonit Kufu, respektivisht Keops dhe se është një nga shtatë mrekullitë e botës nga kohët e lashta, që i kanë mbijetuar kohës. Në të ndodhen tri hapësira kryesore: dhoma e mbretëreshës, galeria e madhe dhe dhoma e mbretit e cila me dy kanale lidhej me dritën e jashtme.

Mjaftë interesant është fakti se nga dhoma e mbretëreshës e deri te muret anësorë të piramidës shkojnë dy tunele me diametër prej 20 herë 20 centimetra, mirëpo, ata janë të bllokuar me një derë nga gurët dhe kështu janë të izoluar nga bota e jashtme. Qëllimi i këtyre tuneleve dhe dyerve nuk është i ditur, mirëpo, disa ekspertë besojnë se ato mund të çojnë në disa dhoma tjera sekrete, gjë të cilën shkencëtarët britanik nga Universiteti Leeds synojnë të zbulojnë së shpejti.//FaceBook.com
 
Pe: Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit !

E kush do te udhetonte neper keto tunele sekrete, buburrecat, mizat, lepujt, breshkat apo njerezit :merzitje::konfuz:
 
Pe: Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit !

Faleminderit per keto info. :peshngritje:
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top