Britania, shteti i parë në botë që miraton pilulën anti-covid

MGN_1280x960_11001C00-VXZYR.jpg
Ilaçi i kompanisë Merck nuk është miratuar ende nga autoritetet shëndetësore në SHBA

Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka miratuar pilulën anti-covid të zhvilluar nga kompania Merck në përpjekje për të luftuar Covid-19.

Ky është trajtimi i parë antiviral për Covid-19 që miratohet dhe që po merr dritën jeshile përpara se autoritet shëndetësore në SHBA të thonë fjalën e fundit. Zyrtarët amerikanë do të takohen këtë muaj për të votuar nëse pilula anti-covid Merck duhet të autorizohet.

Ilaçi, që do të quhet Lagevrio në Britani, është vëzhguar nga afër nga ekspertët pasi të dhënat e deri më tanishme tregojnë se pilula antivirale mund të përgjysmojë shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus.

Autoritet shëndetësore do të vendosin se si do të ofrohet ky trajtim për pacientët.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ra dakord për një marrëveshje me kompaninë Merck për të siguruar 480,000 pilula anti-covid.

Pilula jep shpresë pasi lufta kundër pandemisë do të zhvillohet në dy fronte: trajtimi nëpërmjet ilaçeve dhe parandalimi kryesisht nëpërmjet vaksinimit.

Klan News
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top