Britania rrëzon për herë të dytë marrëveshjen e Brexit-it. اfarë do ndodhë

Hera

Έτερος εγώ
Britania rrëzon për herë të dytë marrëveshjen e Brexit-it. اfarë do ndodhë?

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/97B409F8-DAFA-4564-9DA6-930EDAF8ABD6_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s-640x360.jpg"}[/IMG2]
Ligjvënësit britanik, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242. Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje. Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.

Kryeministrja britanike Theresa May iu tha më herët ligjvënësve të martën se ndarja e Britanisë nga Bashkimi Evropian mund të rezultojë në humbje, nëse ata nuk votojnë për marrëveshjen e re të shkëputjes që ajo negocioi me Bashkimin Evropian.

Zonja May i kërkoi me forcë Dhomës së Komuneve të miratojë versionin e saj të fundit të marrëveshjes për shkëputjen e Britanisë që ajo negocioi të hënën me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Shkëputja nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së është planifikuar për më 29 mars.
 
Last edited by a moderator:
Une dua qe mos dali nga BE. Eshte nje vlere e shtuar e ketij organizmi.

Te ish ne favor te saj,e kish bere me kohe,por qe kan perplasje do te thoje qe jan skeptike nga dalja.
Kan nje industri te forte e cila ka e do treg.

Neperkat e zhvatjet me te medha ne bote kane damken e tyre. :)
 
Po sikur te ndihet e shfrytezuar? Kjo ndjenje shkeputje i vjen sepse eshte vend i izoluar dhe nuk e ndjen shume te qenit Europian ose ne EU.
 
Se marr vesh kete England, ore duan apo nuk duan te ikin nga BE se na e plasen xhanin. :D
 
Une dua qe mos dali nga BE. Eshte nje vlere e shtuar e ketij organizmi.

Mundet te jete,por ama eshte nje e vertet e madhe qe Anglia ne BE ka qene nje femij i perkdhelur dhe llastuar.
PRandaj me kete luhatjen e fundit per te dale,(qe sigurisht e dine tere qe u provokua nga masa agrote angleze) Anglia duhet te marri kusuret.
EPr kete po kujdeset mesemiri BE-ja, e ne vecanti Gjermania.
Gjermania pervecse po behet superfuqi ne Evrope do behet nje konkurente e denje perballe Shba-ve dhe Anglise.
Sot lexova qe gjithashtu cdo shtetas Amerikan per te hyre ne Evrope do kete te nevojshme,tip leje apo tip vize per te qendruar ne Evrope.
Dhe mendoj qe eshte vepruar shume mire,pasi cdo shtetas me pashaporte BE-je,ka te drejte te qendroj vetem 3 muaji ne ShBA.
Duhet ca gjera te jene reciproke.
Ne fund te fundit Evropa eshte kontineti Gjyshe i ketyre tjerve. Sduhet harruar kjo.
 
Edhe une jam shume dakort per sa i perket vizave per shtetasit Amerikan. Anglia, e gjykoj pak gabim daljen nga BE. Nese kerkojne ta hedhin posht referendumin e pare, mendoj qe e meritojne te qendrojn.
 
Nqs del nga BE normalisht i vihet e taksa vendore per produktet e tyre besoj qe do eksportojne ne shtetet e BE-se. ?
 
Nqs del nga BE normalisht i vihet e taksa vendore per produktet e tyre besoj qe do eksportojne ne shtetet e BE-se. ?

Prandaj nuk jau mban byca te ikin. ;)
 
Thua te jete kjo kryesorja qe i frenon ?

Vetem kjo eshte, po te shohesh debatet e tyre ketu ngecin pasi vec taksave ju rritet papunesia plus qe kostoja e cdo qytetari per te udhetuar ne BE rritet pasi do kene rregjim vizash.
 
Te shohim ne do i'a rritin reputacionin vetes si shtetas te asaj mbreterie (qe mbahen si themeli i Evropes) :p

Mos na vije Zana e na shemb opinionin :p
 
Mbreteria e Bashkuar eshte nje vend pa kushtetut, dhe per ata ligji eshte mbi gjithcka. Ne kohen kur u futen ne BE dhe deri sa dolen, ishin te detyruar qe me shume tju bindeshin ligjeve qe ju a impononte Brukseli. Kete jo vetem qe po e shikon si nje cenim te sovranitetit, por ishte edhe shume e kushtueshme per UK. Kshu qe deri diku, nuk ju ve faj.
 
Te shohim ne do i'a rritin reputacionin vetes si shtetas te asaj mbreterie (qe mbahen si themeli i Evropes) :p

Mos na vije Zana e na shemb opinionin :p

Po erdhi Zana une do c'rregjistrohem nga tema se nuk e mbaj dot presionin. LOL
 
Tani jane me keq ama sepse ju rriten koston ne te tjera fusha. ;)
 
Mendoj qe frika e Anglis eshte tek Skocia. Se Skocezet votuan pro qendrimit ne BE dhe si pasoj mund te kerkojn nje referendum per ndarjen nga Anglia.
 
Back
Top