Britania ligj për "fëmijë me 3 prindër"

Love

βeℓℓe â๓e
Britania e Madhe mund të bëhet vendi i parë që do të lejojë përdorimin e ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve nëpërmjet fekondimit "in vitro, IVF.

Ligjvënësit britanikë po shqyrtojnë mundësinë e përgatitjes së draftit ligjor brenda këtij viti, ndërsa nisja dhe aplikimi i kësaj procedure të pritet të ndodhë brenda 2 vitesh.

Ekspertët thonë se teknika e përdorimit të ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve eliminon sëmundjet mitokondriale që trashëgohen nga nëna tek fëmija.

Kundërshtarët e kësaj teknike e cilësojnë atë si joetike dhe i druhen faktit se pas kësaj do të pasojnë modifikime të tjera gjenetike.

ADN mitokondriale kalon nga nëna të fëmija përmes vezës. Në rastet kur mitokondria është “difektoze”, teknika IVF synon përdorimin e vezës së një dhuruesje për të shmangur problemet për fëmijën.

Ky fakt do të bëntë që fëmija i lindur, përvec bartjes së ADN-së së dy prindërve të tij, do të kishte edhe një sasi të vogël të ADN-së së dhurueses së vezës.
Tch


dfdf.jpeg.jpg
 
Titulli: Britania ligj për "fëmijë me 3 prindër"

Hmmm me pak fjale, te bejne nje lemsh:P

Fertilizimi in vitro, duhet te mbesi zgjidhja e fundit, kur cifti ska mundesi te kete femije ne menyren natyrale.
Por kjo sdmthn qe duhet te nderhym ne procesin e krijimit.... sepse e ne natyre, kur krijohet fetusi, ka nje rol te rendesishem "seleksioni natyral" i genave, sja vendos askush ca te mari (pervec atyre dominanteve), kjo eshte baza e njerzimit edhe e faktit qe jemi te ndryshem.
Nqs do perfundojme ne "njerez" laboratori, vertet do eliminohen disa nga problemet gjenetike (ato qe njihen, sepse me sa ekzistojne, asnjehere si dihet ca del e re...), por do shfaqen probleme te tjera nga "mundi" i krijimit te nje prodhimi perfekt...
 
Back
Top