Britani, libri më i vjetër i padëmtuar europian shitet 9 milionë paund

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Ungjilli-i-Sh%C3%ABn-Kuthbertit.jpg

Libri më i herët europian, i padëmtuar nga koha, i cili ishte vendosur në arkivolin e një shenjti për qindra vjet me radhë, është blerë nga Libraria Britanike për 9 milionë paund. Libri i shekullit të shtatë, Ungjilli i Shën Kuthbertit, është paraqitur në librarinë “King’s Cross”, në veri të Londrës. Përpjekjet për të mbledhur fondin disa milionësh për këtë libër janë bërë prej shumë kohësh nga britanikët. Libri u krijua në Veri të Anglisë në fund të shekullit të 7-të dhe u varros bashkë me shenjtin Kuthbert, një lider i herëshëm kristian anglez, në ishullin Lindisfarne, rreth vitit 698. Arkivoli më pas u hoq nga ky ishull për t’i shpëtuar mësymjes së vikingëve dhe u dërgua në Durham. Ky libër, që është një kopje e Ungjillit të Shën Gjonit, u gjet kur arkivoli u hap në këtë katedrale në vitin 1104. Kapaku i tij, i krijuar me lëkurë të kuqe, ka rezistuar fare mirë edhe sot. Kontributi më i madh në fushatën e mbledhjes së fondeve që t’i mundësonte këtë libër Librarisë së Londrës ishte 4.5 milionë paund dhe u bë nga Fondi Nacional i Memorialit të Trashëgimisë. Dama Line Brandlej, krye-ekzekutivja e Librarisë Britanike, tha se “të shikosh këtë thesar të vogël dhe intensiv nga periudha anglo-saksone, është ta shohësh atë ekzakt siç e kanë parë ata që e krijuan në shekullin e shtatë. Stili, faqet, madje dhe struktura e qepjes së librit na ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me paraardhësit tanë 1.300 vjet më parë”, tha ajo.​

PANORAMA
 
Back
Top