Brenga dhe fuqia e vajtimit

Lauri

Anunnak
Mërzia Kur ne qajmë, na pastrohet shpirti si dhe mbledhim fuqi e shpresa të reja.
Nuk është vajtimi ai që na bën të ndjehemi keq por brenga që mbet përbrenda kur nuk dimë të biem në vaj.
Brenga është në thelb një kundërveprim ndaj humbjes së diçkaje - qoftë të një njeriu të dashur, qoftë të shëndetit, dashurisë, sigurisë vetjake apo materiale.
Disa popuj të huaj, si gjermanët, me një fjalë të vetme që qëndron shpeshherë për vajtimin (Trauer) nënkuptojnë ato që ne në shqip i kemi të ndara dhe i njohim si ''''vajtim'''' të mirëfilltë, ''''brengë'''' dhe ''''zi''''. Në gjuhën shqipe ''''vajtimi'''' është veprimi i nxjerrjes jashtë të ''''brengës''''. Ndërsa ''''zija'''' është një formë ''''vajtimi'''' që vlen për rastin kur humbasim një njeri tepër të afërt.
ثshtë e vështirë të dallosh dhe të tregosh me saktësi se ku fillon vajtimi e ku përfundon brenga që e mbajmë brenda. Vajtimi haset më së shumti në formën e derdhjes së lotëve, por mund të vajtohet edhe pa derdhur lotë.

Përse është e rëndësishme të vajtojmë ?
Përgjatë jetës njeriu kalon përmes ndarjesh, zëniesh e humbjesh të shumta.
Diçka me të cilën ishim mësuar nuk është më dhe duhet zëvendësuar me diçka tjetër të panjohur. Kjo është një përvojë e hidhur për ne. Brenga është përpunimi nga ana e ndjenjave i kësaj përvoje. Vetëm ky lloj përpunimi arrin të na çojë drejt një fillimi të ri si dhe të mbyllë të çarën që la pas humbja, të cilën e ndjejmë shumë brenda nesh.
Nëse nuk arrimë ta nxjerrim jashtë brengën në formën e vajit atëherë ajo do të mbetet brenda nesh. Ato ndjenja që nuk i përjetojmë por i mbajmë të ndrydhura brenda nesh na bëjnë gjithnjë e më pak të gjallë. Kështu nuk arrijmë të gjejmë më dot me plot kuptimin e fjalës gëzim dhe dashuri.

اfarë ndodh me trupin tonë kur ndjejmë zi ?
Martin Schjerve i Institutit për Psikologjinë Mjeksore të Universitetit të Vjenës thotë se bërja e ditur e vdekjes së një njeriu shumë të afërt çliron një reaksion në sistemin tonë limbik. Kjo ndodh në pjesën e trurit të quajtur hippocampus, e cila përpunon të dhënat e reja, si dhe ua puthit këto të dhëna ndjenjave. اlirimi i këtij reaksioni jep alarmin në trupin tonë i cili nga ana e tij vihet në gatishmëri pasi humbja përbën një kërcënim të madh për ne. Shumë vetë ndjehen më të mprehtë se zakonisht në çastet e para të çlirimit të reaksionit në fjalë.
Më pas nis aktivizimi i sistemit nervor vegjetativ dhe përhapja në sasi të larta të hormoneve si p.sh. hormonit të stresit Adrenalinë, të cilat e bëjnë trupin të kundërveprojë në formën e shpeshtimit të të rrahurave të zemrës, dridhjes së trupit, ndjerjes ftohtë apo ngrohtë, rënies së trysnisë së gjakut etj.

Si duhet të sillem kur humbas diçka të shtrenjtë ?
Brengës nuk i fshihesh dot. Ajo të ndjek kudo nga pas. Brenda teje nuk mund ta mbash të shtypur për një kohë të gjatë. Ndjenjat e ndrydhura shfaqen gjithnjë mos në një vend në një tjetër - qoftë në formën e një depresioni që nuk e kupton përse të vjen apo në formën e simptomave trupore.
Pra i prekuri duhet t´i nxjerrë jashtë tërë ndjenjat e tij. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë vetë këtë gjë mund të kërkojë ndihmën e njerëzve që e kanë për zanat vajtimin.
Për këtë në traditën shqiptare në rastin e një vdekjeje gratë grumbullohen në një dhomë të veçantë dhe me ndihmën e njërës që e ka për zanat vajtimin (ndonëse mund të mos e ketë njohur vetë të vdekurin) vënë kujën, për të nxjerrë kështu brengën e tyre.
Duhet lënë të dalin jashtë përveç ndjenjave të dëshpërimit dhe pafuqisë edhe ato të të nxehurit apo nevrikosjes.
Ai që arrin t´i nxjerrë jashtë këto ndjenja e ka më të lehtë të përballojë fatin e tij.

5 minuta qarjeje - dhe shpirti e ka marrë veten
Kur shqetësimi është i madh, trupi ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme (brengosjeje). Kjo gjendje e nderë shfryhet në më të shumtën e rasteve nëpërmjet derdhjes së lotëve (vajtimit). Pas kësaj fillon proçesi i normalizimit.
Tom Lutz që ka nxjerrë kohët e fundit një libër mbi "Të qarit" sheh në derdhjen e lotëve, hapin e parë drejt shërimit të shpirtit. Ai thotë se pas një studimi të bërë mbi amerikanët doli se mjaftonin 5 minuta të qari për të shëruar krejt shpirtin.
Por dalja e lotëve është edhe një sinjal që i lëshohet të pranishmëve. Kur lotët dalin në një rrethanë ku janë të lejueshme (po të kemi parasysh traditat e njerëzve të pranishëm) atëherë ato bëjnë që të jesh në qendër të vëmendjes, njerëzit të përkushtohen dhe të tregojnë përkujdesje, gjëra që janë shumë të nevojshme për ato çaste.

Fazat e një vajtimi të shëndetshëm
Proçesi i shërimit shpirtror pas humbjes së diçkaje të shtrenjtë kalon nëpërmjet katër fazash:
1. Pranimi i humbjes
2. Lënia për të dalur jashtë e dhimbjes për humbjen
3. Arritja për të filluar nga e para pa pasur atë që tashmë ka humbur
4. Shfryerja e ndjenjave apo energjive që kanë të bëjnë me atë që ka humbur dhe gatishmëria për të krijuar marrëdhënie të reja.

Shenjat që mund të shfaqen kur njeriu nuk e ka nxjerrë brengën:

# Mungesë reagimi ndaj humbjes së diçkaje të shtrenjtë
# Reagim ekstrem ndaj humbjes së diçkaje
# Mungesë e ndonjë prej prej fazave të vajtimit të shëndetshëm
# Sjellje vetëshkatërruese
# Mendime mbi vetëvrasje
# Izolim shoqëror
# Depresion i rëndë
# Reaksione dhimbjeprurëse kur përmendet emri i të vdekurit
# Reaksione të përsëritshme depresive apo mjekësore në ditët e përkujtimit të të vdekurit.

Kur brenga bëhet vdekjeprurëse
Një studim i Institutit të Socilogjisë së Helsinkit tregon se rreziku për të vdekur rritet shumë 12 muajt e parë pasi bashkëshorti ka vdekur dhe ky është më i madh tek burrat sesa tek gratë. Studiesit e lidhin këtë fakt me brengën që mbetet brenda bashkëshortit për humbjen e pësuar.

Brenga tek burrat e shfaq veten në formën e vetëshkatërrimit, ndërsa tek gratë në formën e një "impulsioni emocional" që trondit thelbin e vlerësimit të vetvetes. Atyre u duket midis të tjerash sikur janë vetë fajtore mbi humbjen e pësuar.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e austriakes Surfmed
 
Pe: Brenga dhe fuqia e vajtimit

Nuk ka brenge dhe vajtim me te madh sesa humbja e nje njeriu te shtrenjte... E kam kaluar kete dhimbje (e cila akoma ka rrenjet e saj kesaj dite) dhe vertet eshte shkaterruese dhe te ben te humbasesh besimin ne jete, te mendosh sa e padrejte eshte jeta me njerzit qe duam, sa e padrejte eshte jeta ne momnete kur kemi nevoj per ate dike qe e humbim, sa e padrejte eshte jeta kur na le ne vetmi mes loteve, dhimbjes e cila te grryen zemren pak nga pak cdo dite....
Mbyllja ne vetvete eshte teper e rende, te mbash brenga ne zemer eshte nje varr qe do ta mbyllesh por kujtimet, inati, dhimbja etj etj nuk te lene... Edhe pse vite kalojne nga nje vajtim, brenga ngelet gjithmone dhe mendoj se do e kem perhere deri sa te shkoj prane atij njeriu qe humba...
Por, perseri, mendoj se kjo brenge me ka bere me te forte ne jete, me kembengulse ne ate qe deshironte ai njeri( qe humba) per mua dhe jeten time, eci gjithmone me mendimet e tij, keshillat e tij dhe kjo gje me lehteson pak diten nga ajo brenge dhe ai vajtim.
Pranimin e humbjes nuk e kam pranuar kurre, per faktin sepse gjithmone e mbaj gjalle kujtimin e tij, i cili eshte ai kujtim qe me jep shpresa, forca... nese do pranoja humbjen e atij njeriu te shtrenjte, mendoj se do kisha vdekur dhe une me te....
Jam munduar ti fshihem kesaj brenge por me kot, me ka ndjekur pas per muaj dhe vite me radhe dhe ne enderra me ka zabtuar ....
Brenga... vajtimi... trishtimi... lotet... jane ato qe me bejne ndonjehere te cmallem me ate njeri, ne vetmine time....
Asnje nuk mund ti luftoj brengat apo vajtimet dhe lotet... pervecse ne vete....
Jemi arma me e forte e qenies tone...
 
Pe: Brenga dhe fuqia e vajtimit

Brenga eshte akumulimi i nje trishtimi te madh ne mendje dhe zemer,aty ku humbet arsyeja,ndryllet mendja dhe ndjenja e merzitjes pushton gjithe qenien...Mendoj se ska brenge me te madhe se te humbasesh dike qe ke te shtrenjte,nje njeri qe ka qene si simbol i jetes tende,nje udherrefyes sic eshte prinderi...Brenga lind e behet gjithnje me e madhe kur kufijte e ndjenjave snjohin me kufinj,zhytesh ne mendimet e tua dhe ketu fillon dhe pjesa me e keqe do te cjerresh te bertasesh te clirosh ate qe ndjen por ste dalin fjalet,ste dalin lotet ste del asgje...Per nje moment kthjellohesh dhe mendon ndoshta mos je nga guri??Ke humbur nje njeri te rendesishem dhe ske force te nxjerresh nje ndjenje merzie apo ndoshta arsyeja dhe pranimi i kesaj eshte e qarte tashme??Se besoj.....Brenga vazhdon te ece te preke cdo qelize te trupit arrin dhe te pushtoje forcen e arsyes dhe aty humbet cdo gje....Aty fillon mendja te kuptoje se nuk eshte enderr e asgje qe pabesueshme se ajo qe po sheh eshte e verteta...Ketu fillon vajtimi,ku zemra te rreh fort,lotet si mban me dhe trishtimi eshte bere nje me ty,nje me qenien tende....Ajo po dominon mbi arsyen po shperthen pak e nga pak,deri ne mallkimet me te pavetdijshme qe ja uron vetes....Mundohesh te gjesh nje fajtor,mendon se ska me zot se te kishte kjo sdo te ndodhte,mendon te kishe vdekur dhe ti me kete person keshtu te pakten ndihesh sikur gjysma e dhimbjes do largohej...Por nuk eshte ashtu,plaget qe hap brenga nuk mbyllen me nje vajtim,as me dy as me nje mije.....Vertet qe koha sheron dhimbjet dhe me kohe gjerat ''largohen'' dhe zbuten por gjurma e plages eshte akoma edhe pas 10 vitesh...Une nuk ia kam friken vdekjes,e di qe mund ta ''sfidoj'',pasi dhe nqs ajo mendon te vije une sjam e trishtuar as qe do i ''lutem''te me lere dhe pak,sepse atje ku do me coje ajo une sdo jem vetem...Dikush atje me pret,mami im....
 
Pe: Brenga dhe fuqia e vajtimit

Brenga eshte vuajtja..boshlleku..akomulimi i nje lemshi i cili duket sikur te bllokon ne shpirt ne rastet kur nuk mundesh sadopak te jesh i hapur.
Sic eshte nje shprehje halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja ehh breng mund te ngele dhe dicka e vogel..por disa jane aq te renda sa vertet se do me veten sa smendon ne do arrish ta kalosh dicka te tille dhe mbase pesimizmi ne keto raske eshte armiku kryesor per te te ndryshuar komplet rrjedhen e jetes duke te bere te mbyllur te pa shoqerueshem te pa komunikueshem.Gjeja me e mire eshte te hapesh me dike ndersa per mua eshte ta nxjerresh edhe pse jo me lot te pakten kur dicka me merzit me ben te vuaj ose me sillen ne mendjen time mendime te se shkuares se hidhur e vetmja menyre eshte e qara e cila te lehteson sadopak..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top