Brendësia e Tokës është bosh

braziljania

Anëtar i Nderuar
Qytetërime të fshehta, alienë e mamuthë

اfarë fshihet në thellësitë e planetit tonë? Vetëm shkëmbinj me përbërje të ndryshme nga ajo që gjendet në sipërfaqe dhe njëherësh shumë solide: këtë e thotë gjeologjia. Por përgjatë shekujve është menduar se brendësia e planetit fsheh mrekulli të jashtëzakonshme, botë të paimagjinueshme dhe popullsi të mistershme. Ka nga ata që e mbështesin edhe sot këtë tezë...

Nga Agartha në ferr

Ideja e botëve të fshehura nën sipërfaqen e Tokës haset te shumë besime fetare. Legjendat e budistëve tibetianë tregonin për Agarthën, një mbretëri e populluar nga qenie të urta e të iluminuara, e pozicionuar diku në Azinë Qendrore. Asiro-babilonasit tregonin se si Gilgameshi kishte mësuar për ekzistencën e një botë të nëndheshme nga fantazma e një miku të vdekur. Homeri e Platoni imagjinuan labirinte të panumërt që shtriheshin drejt qendrës së Tokës, ku gjendej edhe Zoti, tamam në "kërthizën" e Tokës. Egjiptianët e lashtë besonin në një mbretëri ferri të nëndheshme, e më vonë të krishterët e imagjinuan ferrin në mënyrë pak a shumë të ngjashme. Dante e përshkroi në Komedinë Hyjnore si një hapësirë e nëndheshme e përbërë nga nëntë rrathë.

Por duhet të vinte viti 600 që të bëhej edhe përpjekja e parë shkencore për përcaktimin e asaj që fshihej në brendësi të Tokës. I çuditur nga anomalitë që tregonte busulla (shmangie në raport me Veriun për shkak të fenomeneve si magnetizmi i shkëmbinjve) astronomi britanik Edmond Hallei, i njohur më shumë për kometën që pagëzoi me emrin e vet, hodhi idenë se Toka qe formuar nga kore me një qendër të vetme, secila me një atmosferë të vetën që nga ana e tyre kishin edhe polet magnetike: anomalitë e regjistruara nga busulla shkaktoheshin nga shpejtësitë e ndryshme të rrotullimit të secilës prej shtresave.

Matematikani zviceran Euleri e hodhi poshtëë idenë e shtresave me të njëjtën qendër, për ta zëvendësuar me atë të një Dielli qendror në gjendje të ndriçonte, të ngrohte e t‘i garantonte jetën një qytetërimi të zhvilluar në brendësi të saj. Ndërsa kolegu i tij britanik, Sër Xhon Lesli, qe i bindur se në brendësi të Tokës ekzistonin dy diej.
 
Brendësi e banueshme

Por nuk do të ishin shkencëtarët ata që do ta bënin popullore idenë e Tokës bosh përbrenda. Këtë e bëri Xhon Klives Symes, tregtar që në rini kishte qenë ushtar, por edhe me një pasion të madh për shkencat natyrore. Në vitin 1818, Symes e bëri publik deklaratën "Për gjithë botën". "Deklaroj se Toka është bosh nga brenda dhe e banueshme", shkroi ai. "Përbëhet nga disa sfera me të njëjtën qendër dhe është e hapur te polet. Betohem që kjo është e vërtetë dhe jam gati ta eksploroj këtë hapësirë në rast se bota do më mbështesë në këtë përpjekje". Por bota nuk u duk shumë e tërhequr nga të tilla zbulime.

Me gjithë qesënditë e shumta që teoritë e tij ngritën në shtyp dhe brenda komunitetit shkencor, Symes ia doli të krijonte një rreth të vogël pasuesish, i cili mjaftoi për të ngacmuar interesin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u votua disa herë për të vendosur nëse ekspedita e propozuar duhej mbështetur financiarisht apo jo. Por duhet thënë se në të gjitha votimet propozimi ra poshtëë. Vetëm dhjetë vite më pas, kur Symes vdiq, qeveria amerikane vendosi të financonte eksplorimin në shkallë të gjerë të deteve të Jugut. Por në Pol gjetën veç akull dhe asnjë lloj zgavre që shpinte në thellësitë e planetit.

Planet konkav

Gjithsesi, pavarësisht kundërshtive të forta, ideja nuk vdiq, ndoshta edhe për shkak të historive fantastike të shkruara falë fantazisë së Edgar Alan Poe dhe Zhyl Vernit. Amerikani Cyrus Rid Tid u bind që jo vetëm Toka qe bosh përbrenda, por edhe ne vetë jetonim në brendësinë e saj. Dielli gjendej në qendër, gjysmë i ndriçuar e gjysmë i errët, ndërsa yjet dhe Hëna reflektoheshin nga sipërfaqja tokësore. Teoria e "Tokës konkave" e Tidit u transformua në një sekt, Bashkimi Koreshan, i cili deri në vdekjen e pasuesit të fundit, në vitin 1982, pretendonte se kishte vërtetuar shkencërisht konkavitetin e shtresave të Tokës.
 
اfarë nxehtësie në Pol!

Ishin Uilliam Rid dhe Marshall B. Gardner studiuesit e parë që do të qenë të aftë të mbanin ndezur edhe gjatë viteve ‘900 shpresën për të vërtetuar konkavitetin e Tokës. Që të dy ishin të bindur se shumë anomali nuk mund të shpjegoheshin ndryshe. Për shembull, disa eksplorues kishin treguar se temperaturat dukeshin sikur rriteshin në Polin e Veriut. Eksploruesi norvegjez Fridtjof Nansen deklaroi se në Qarkun Arktik bënte aq nxehtë sa qe e pamundur të flije. Të tjerë flisnin për akull me ngjyrë të kuqe, të gjelbër, të verdhë e të zezë. Dhe zbulimi i një mamuthi të ngrirë në Siberi u vërejt si prova përfundimtare. Për Ridin dhe Gardnerin të gjithë këta elementë bënin të mendohej se eksploruesit i qenë afruar, madje kishin hyrë, pa e kuptuar në zgavrën polare. Bora kishte marrë ngjyra të tilla për shkak të pjalmit që vinte nga brendësia, ndërsa ajo e zeza kishte marrë këtë ngjyrë për shkak të gazrave të lëshuar nga ndonjë vullkan. Më tej, mamuthët nuk qenë zhdukur, siç besohej nga të gjithë, por se kishin gjetur në brendësi ambientin e përshtatshëm për të jetuar. Sa për mamuthin e gjetur të ngrirë, që të dy mendonin se kishte guxuar të dilte jashtë dhe kishte ngrirë.

Një peshkatar norvegjez, Olaf Jansen, arriti deri në atë pikë sa tha që bashkë me të birin kishte arritur me barkë në kontinentin e brendshëm dhe se kishin qëndruar aty plot dy vjet, nën kujdesin dhe mikpritjen e popullsisë së brendshme, e përbërë nga qenie gjigande shumë të zhvilluara që në çastin e largimit i kishin mbushur me ar. Vetëm se Janseni vdiq gjatë udhëtimit dhe i biri që rrëfeu historinë u mbyll në një çmendinë. Vetëm në fillim të viteve 1900, Jansen vendosi t‘ia rrëfejë historinë Uilliam Xhorxh Emersonit, i cili u bazua tek ajo për të shkruar librin "Zoti prej tymi".

Streha e Hitlerit

Që të gjitha këto teori dhe ide gjatë viteve ‘30 ngacmuan imagjinatën e shumë hierarkëve nazistë madje, duket edhe atë të vetë Hitlerit. Të vendosur për të vërtetuar superioritetin e racës ariane, disa syresh morën për të sakta legjenda e mitologji që rrëfenin për qytetërime të zhvilluara në qendër të Tokës. Nuk mund të mos ishin paraardhësit e Raihut. Sipas disave është financuar edhe një ekspeditë në kërkim të portës hyrëse në Polin e Veriut, ndërkohë që në prill të vitit 1942, shkencëtari Heinz Fisher drejtoi nga qielli një aparat fotografik me rreze infra të kuqe. Qëllimi? Të fotografonte flotën britanike në murin përballë shtresës tokësore.
 
Atdheu i UFO-ve

Pas Luftës së Dytë Botërore, simpatizanti i nazistëve, Ernst Zëndel, arriti deri në atë pikë sa të deklaronte se Hitleri dhe një grup njerëzish të besuar ia dolën t‘u shpëtonin forcave aleate përmes një anijeje për të hyrë më pas në brendësi të Tokës përmes zgavrës hyrëse në Polin e Jugut. Që aty shkencëtarët nazistë nisën ideimin e një plani për të pushtuar planetin falë disa mjeteve fluturues revolucionarë, të rrumbullakët e pa krahë: disqet fluturuese.

Edhe sot e kësaj ditë, disa janë të bindur se UFO-t nuk fshihen në thellësi të hapësirave qiellore, por në zemër të Tokës. Ata që e ushqyen më shumë këtë ide qenë shkrimtarët Riçard Shaver dhe botuesi i tij, Rei Palmer, bashkëthemelues i revistës amerikane "Fate", e cila i dedikohet tërësisht aktiviteteve paranormale. Shaver këmbëngulte se jo vetëm që UFO-t qenë mjetet e transportit të atyre që banonin në brendësi të planetit, por se edhe kishte arritur ta vizitonte personalisht atë botë, sigurisht, fshehtazi banorëve.

Sipas tij, aty banonte një popull mizor i quajtur "deru", pasardhës të banorëve të Atlantidës, e humbur nën thellësi të Tokës pas një kataklizmi nukleare. Shaver rrëfeu më pas se banorët e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumë të tjerash, i kishin mësuar edhe teorinë e relativitetit. Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte përpara se Ainshtaini ta bënte publike (mëkati i vetëm është se shkrimtari i tregoi këto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithë botës teorinë e relativitetit).

Pika më e lartë e pretendimit të Palmerit, në mbështetje të historisë fantastik të Shaverit, mbërriti në vitin 1970, me publikimin e një fotoje të zgavrës në fjalë. Bëhej fjalë për një mozaik fotografish të bërë nga një satelit për llogari të Administratës së Shkencave Ambientale të Ministrisë së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vërehej një njollë e zezë në Polin e Veriut. "Edhe sa foto të tjera duhen për të mësuar si qëndron e vërteta", pyeti me ironi Palmer. Por në të vërtetë, njolla e zezë i detyrohej faktit të thjeshtë se fotot qenë bërë në mes të dimrit, kur Poli gjendet gjatë 24 orëve të ditës i zhytur në errësirën më të thellë. Me gjithë përgënjeshtrimet, ideja se Toka është bosh përbrenda vazhdon të gjejë mbështetës: përveç sitesh të shumta në internet, librash e revistash që e mbështesin këtë teori, "Fondacioni Shkencor Phonex" grumbullon fonde për mundësimin e një ekspedite për në qendër të Tokës, e cila do të kalojë përmes zgavrës së Polit.

Zona 51

Ndërkaq teoria është modernizuar. Tani mbështetësit e teorive të konspiracioneve këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërësisht në dijeni të ekzistencës së kësaj botë të fshehtë, por e mbajnë të fshehtë faktin, pasi raca njerëzore nuk është ende gati për t‘u përballur me një të vërtetë kaq tronditëse. Sipas tyre, nuk është aspak rastësi, që një prej portave që të shpien te kjo botë gjendet tamam në të famshmen "Zona 51", një bazë ushtarake sekrete në shkretëtirën e Nevadës, ku disa mendojnë se mbahet i fshehur një disk fluturues dhe disa alienë të vdekur. Por janë jashtëtokësorë apo banorë të brendësisë së Tokës?

Përtej shakave, siç thotë publicisti i madh italian Umberto Eko, i cili ka shkruar mbi këtë temë te libri "Lavjerrësi i Fykosë": "Të meditosh sot mbi teori sharlatane që janë marrë seriozisht për kohë të gjatë, na mëson të shohim me mosbesim edhe shumë ide që gjejnë hapësirë sot jo vetëm nëpër media, por edhe në disa ambiente shkencore".

Gazeta Shqip
 
Kjo duket bestytni dhe jo shkence...
 
Shum shume teme interesante. Me pelqeu ta lexoja te gjithen. Flm braziljania qe e solle ktu.
 
Mua nuk mu duk gje...
 
Sipas leximeve qe kam bo dhe qe kam pertu ti perktheja, jo per gjo po jan te gjata , ne brendesin e tokes jetokan te mbietuarit e kontinentit ATLANT!! Lemurianet, qe origjinen reale e kan nga Marsi, dhe disa Lemurian u detyruan ta braktisin nga katastrofa ambientale qe shkatrroj Marsin, pra kto koloni kan ardhur ne tok para 800.000 vjetesh!! Ne kontinentin e zhdukur qe ne njohim me emer Atlantida.
 
Redaktimi i fundit:
po braziljana por po te ishte bosh toka s'do kishim fushe magnetike, sepse ti e din se fusha magnetike e tokes ekziston per arsye se ne qendren e tokes qendron nje sasi te madhe nikeli, nje lloj metali
 
po braziljana por po te ishte bosh toka s'do kishim fushe magnetike, sepse ti e din se fusha magnetike e tokes ekziston per arsye se ne qendren e tokes qendron nje sasi te madhe nikeli, nje lloj metali


Nuk eshte fjala per qendren e tokes por per brendesine qe perfshine ate mes qendres dhe kores se tokes.
 
Ok flm shuoki ti per ket postim Po aje qe i din gjerat me se miri esht All-llahu .
 
Nuk eshte fjala per qendren e tokes por per brendesine qe perfshine ate mes qendres dhe kores se tokes.

nese eshte keshtu...ateher them se gjithcka esht e mundshme...para 500 vjetve njerzit mendonin se toka ishte e rrafsht...un mendoj se atlantida vertet ka ekzistuar, njerezit nuk mund te krijon nje legjend pa baza te verteta...edhe per ufot njelloj...
 
Gjithëky Univers e gjithë kjo hapërsirë, e ata me jetuar nën
tokë, diçka e pabesueshme!? Ata me siguri janë më të aftë
se ne pasi që i po i përballokan kushteve të "nëntokës"!

Disi logjika nuk po e pranon, po ku ta dish!? :grusht3:
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Brendësia e Tokës është bosh

Para disa ditesh pash nje emision per lindjen e planeteve pas big bangut....edhe pikerisht pika kryesore e formimit te planeteve ishte berthama e saj...keshtu qe eshte e pamundur ne menyre shkencore asnjera nga keto tregime.
 
Pe: Brendësia e Tokës është bosh

Pervecse ne berthamen e tokes eshte nje temp ku dhe hekuri gjndet ne gjendje te shkrire zdi me shume info
 
Pe: Brendësia e Tokës është bosh

...Me terhoqi ky shkrim....shume i bukur....pavarsishte se realiteti me fantazine ,ne kete raste nuk perputhen...por edhe idet absurde ndonjehere...krijojne imazhe imagjinare dhe nxisin fantazine e njerezve....duke krijuar nje bote perrallore ...pse jo?...ndonjehere ajo behet objekt per te krijuar vepra te bukura si ato te Julius Verne( i adhuroj veprat e tij)....por ndonjehere fantazia i paraprine realitetit( ne rastin e Julius Verne, kjo ka ndodhur....shume invenzione njeriu ndoshta i zbuloi fale fantazise se tij)....
....por realiteti eshte ky:
planeti yne ,nuk eshte aspak bosh...eshte sfera gjigande me diameter 12000km...ne te cilen dallohen tre shtresa
KRESTA Qe eshte dhe vendi ku ne jetojme, ka nje trashesi relativishte 100 km dhe eshte e perbere nga minerale te ndyshme, shkembinj erutiv, silikate dhe kjo shtrihet edhe poshte oqeaneve ne formen e pllakave tektonike qe jane te ngjitura njera me tjetren, si ne nje puzzle gjigand, pllakat tektonike lundrojne mbi shtresen e dyte qe quhet MANTELIperplasja e ketyre plakave tektonike shkakton levizje te kores se tokes , duke shkaktuar termetet....
MANTELIeshte pjesa intermedia midis KRESTES dhe berthames(NUKLEO..kjo eshte pjesa fluibile qe kerkon te eruptoje drejte siperfaqes ne formen e llaves she eshte e pebere nga shtresa oksidesh, silicate dhe sulfure metalik...
NUKLEOose berthama e tokes ka nje diameter prej rreth 6000 km dhe eshte e pasur me hekur nikel ne gjendje te lenget..ne nje temperature superiore 1000 grade celsius, dhe ka nje dendesi shume te madhe ku krijohet edhe fusha magnetike e tokes.....
 
Pe: Brendësia e Tokës është bosh

Sa per info shtresat e tokes jane :

1-Korja e tokes
2-Manteli>shtresa me e trashe
3-Berthama e jashtme
4-Berthama e brendeshme
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top