Brenda fabrikës ‘sekrete’ të iPhone me 50 mijë punonjës
Të rreshtuar me saktësi ushtarake, qindra punonjës presin të prodhojnë iPhone në një nga fabrikat më sekrete të prodhimit të Apple. Të veshur me xhaketa rozë, kapele blu dhe pantofla plastike, punëtorët skanojnë të dhënat e tyre të identitetit në një iPad nga një mbikëqyrës gjatë apelit të mëngjesit.
Prej këtu ata nisen secili në postin e vet të punës, por jo pa iu nënshtruar kryerjes së kontrollit të njohjes së fytyrës në një tjetër aparaturë sigurie. ‘Pegatron Corp’ numëron 50 mijë punonjës për prodhimin e iPhone. Ajo ndodhet në Shangai dhe ka një sipërfaqe sa 90 fusha futbolli.
Deri më tani, fabrika punonte në fshehtësi të plotë dhe asnjëherë nuk ishin bërë publike pamje nga brenda saj.
Por kompania për herë të parë lejoi në gazetare perëndimore brenda fabrikës, pas akuzave të përsëritura ndër vite se punonjësit e saj detyroheshin të punonin jashtë çdo norme, në kushte jonormale dhe me paga shumë të ulëta.
“Fakti që ata kanë lejuar një reportere brenda ambienteve të fabrikës tregon se kanë qenë nën presion ekstrem dhe po përpiqen të tregohen transparent.
Të paktën në pamje të jashtme duket se po përpiqen të rregullojnë diçka”, shprehet Jenny Chan, lektor në ‘Oxford’s Kellogg College’. Sipas ‘China Labour Watch’, pagat e punonjësve në këtë fabrikë janë shumë të ulëta aq sa punonjësit detyrohen të punojnë jashtë orarit zyrtar për ta plotësuar
g.shqip