Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Brenda çdo balte, gjendet një thesar





%28u40u%29lule%20654.jpg
Një fis i lashtë kinez, dy mijë vite më parë, vendosi të ndërtojë një skulpturë disa tonëshe prej floriri të pastër. Skulptura e madhe, do të ndërtohej me qëllim që të bëhej objekt bisedash në histori dhe të mbahej mend si objekti arkeologjik madhështor i këtij fisi.

Me ta përfunduar statujën madhështore, u vjen lajmi se fisi Bermod, do të sulmonte, fis që njihej për egërsi dhe gjakderdhje. اdo fshat që ishte sulmuar prej tyre, ishte rrafshuar me tokën. Murgjërit kinezë u frikësuan për të ardhmen e statujës së artë, prandaj vendosën ta veshin me baltë dhe ashtu ndodhi. Pasi përfunduan, fisi barbar sulmoi dhe vrau e rrafshoi gjithçka. Ndërkohë, statujën prej “balte” e lanë pa prekur, pasi nuk kishte asnjë vlerë.

Kalojnë mijëra vite dhe autoritetet kineze e gjejnë statujën dhe vendosin ta transportojnë në muze. Sigurisht që ishte një mision tepër i vështirë për shkak të përmasave të saj. Vështirësinë e shtonte dhe koha e keqe dhe me shi. Teksa vinçat e ngritën për ta ngarkuar në kamionin e madh, ndodhi një krisje. Me ta vënë re një murg që i shoqëronte, u kërkoi ta zbresin përtokë dhe ta shtyjnë transportin për një ditë më vonë. Murgu mori një elektrik dore dhe iu afrua statujës tek pjesa e krisur. Pasi drejtoi dritën brenda krisjes, vuri re pasqyrimin e saj në brendësi. Menjëherë, mori një mjet të mprehtë dhe filloi ta zgjerojë pjesën e krisur. Dhjetë orë më vonë, të gjithë mbetën gojëhapur nga ajo që u panë sytë. Para tyre u zbulua një statujë prej floriri të pastër. Ajo u transportua me kujdes për në kryeqytet. Në një vend të përshtatshëm, ekspertët shkruan:”Brenda çdo balte, gjendet një thesar”.

Ti je balta miku im dhe brenda teje fshihet një thesar i madh.

A s’ka ardhur koha ta kuptosh kush je në të vërtetë?

A s’ka ardhur koha të ndërgjegjësohesh për aftësitë dhe zotësitë e tua të pafund?

A s’ka ardhur koha të kuptosh çfarë përgjigje tu japësh atyre që orvaten ti shuajnë ëndrrat e tua akoma pa u ndezur?

A s’ka ardhur koha ti japësh fund ankesave, vetëfshikullimit dhe krahasimeve me të tjerët?

A s’ka ardhur koha ta shohësh frikën në sy dhe ti thuash:”Nuk më ndal dot në rrugën e realizimit të objektivave të mi!”

A s’ka ardhur koha ti falësh të gjthë dhe ti shpërthesh energjitë e tua pozitive?

A s’ka ardhur koha të ndërtosh të ardhmen tënde?

A s’ka ardhur koha që ta zbulosh thesarin që fshihet poshtë baltës tënde?]ardh..com
 
Titulli: Brenda çdo balte, gjendet një thesar

sa histori kontadiktore .

nga nje ane te stimulon ta heqesh balten , nga ana tjeter historia qe duhet ta veshesh ate sepse siç shkruan aty . ka kafsh te egra . qe jane gati per te te pir gjakun .

te tregohesh ( viljako ), jo ai qe je . ne momente te caktuara .

ky esht qellimi arfe, i ksaj?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back