Bregu: Shqiptarët rikonfirmuan koalicionin qeverisës, koalicioni do të jetë stabël dh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Partia Demokratike shpalli dje fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, duke iu referuar përllogaritjeve finale, PD dhe koalicioni “Aleanca për Ndryshim”, grumbullojnë më shumë se 71 mandate. Zëdhënësja e fushatës në selinë blu, Majlinda Bregu, deklaroi se nuk ka asnjë dyshim tanimë, në të gjitha përllogaritjet që mazhoranca aktuale dhe koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” do të qeverisin Shqipërinë edhe për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
“ثshtë zyrtare konfirmimi për fitoren e dyfishtë nga selia blu, fitoren e standardeve evropiane të zgjedhjeve në Shqipëri dhe fitoren e sigurt të koalicionit qeverisës, i cili është votëbesuar në mazhorancë nga qytetarët shqiptarë që kanë votuar në datën 28 qershor”, u shpreh Bregu.
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, ftoi KQZ-në dhe të gjitha Institucionet e tjera si dhe KZAZ-të që të përfundojnë procedurat e fundit të numërimit të votave dhe përllogaritjet finale zyrtare për të konfirmuar zyrtarisht, fitoren e Koalicionit qeverisës në Shqipëri.
Bregu theksoi se koalicioni që do të qeverisë Shqipërinë do të jetë një koalicion stabël dhe i Shqipërisë evropiane.
Gjithashtu, Partia Demokratike përmes zëdhënëses së Fushatës, Majlinda Bregu deklaroi se komisionerët socialistë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar procesin e numërimit në disa zona si dhe në Pukë nuk pranojnë të firmosin procesverbalin e rezultatit zyrtar. “Unë edhe njëherë i drejtoj një thirrje Edi Ramës, që zotëria të mos mbajë peng procesin në Shqipëri, të mos mbajë peng standardet e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe të mos i prishë standardet e zhvillimit të tyre. Të mbajë premtimin dhe zotimin që ka dhënë se do të respektojë rezultatin, se do të punojë me forcën e tij politike që standardet e zgjedhjeve në Shqipëri të jenë të paprekshme dhe që zgjedhjet të kenë kontributin e të gjithë faktorëve politikë për t’iu konsideruar krejtësisht një proces i ndershëm dhe i qetë zgjedhor”, u shpreh zëdhënësja e fushatës në PD, Majlinda Bregu.
Përsa i takon bllokimit të rezultatit në Bushat, Bregu u shpreh se Bushati u bllokua dhe u mbajt peng për shkak se Kryetari i KZAZ-së, i caktuar nga Partia Socialiste nuk u paraqit për më shumë se 4 orë rresht. Tani kemi njoftimin se numëruesit e rinj , të cilët kanë ardhur nga Partia Socialiste nuk po paraqesin dokumentet e tyre të identifikimit që janë minimale për të zbatuar ligjin.
“Pra janë njerëz të paidentifikuar as me pasaportë, as me kartë identiteti, nuk besoj se do ta kenë marrë kartën e identitetit sepse mesa duket kanë ndjekur deri në fund udhëzimet e zotërisë që i urdhëron nga partia e tij”, u shpreh ajo.
Gazeta 55
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top