Bregu i Fildishtë largohet me fitore

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë ka shënuar fitore prej 3-0 përballë Koresë së Veriut, mirëpo katër pikët e fituara pas tri ndeshjeve nuk ishin të mjaftueshme për kualifikim.

Bregu i Fildishtë ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit, ndërsa epërsinë e parë kombit të tij ia solli Yaya Toure (14’) me një gol të bukur. Romaric shfrytëzoi një top të bllokuar nga shtylla, pas goditjes së Drogbas, duke shënuar golin e dytw (20’).

Verdiktin përfundimtar takimit ia dha Salomon Kalou që u shërbye nga asistuesi i dyfishtë i këtij takimi Boka, ndërsa sulmuesi i Chelseat u tregua i saktë dhe shënoi për 3-0.

Koreja e Veriut e mbyll Botërorin me zero pikë dhe me diferencë turpëruese negative të golave, ndërsa Bregu i Fildishtë i pafat e përmbyllë Botërorin në pozitën e tretë me katër pikë, që natyrisht nuk mjaftojnë për t’u kualifikuar. /Telegrafi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top