Brazil, një tjetër tragjedi ajrore godet një ekip futbolli

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Aksident-1-1-1100x620.jpgNjë tjetër tragjedi ditën e sotme në futbollin brazilian, sërish për një aksident ajror, pas Chapecoenses, ekipit që u shua nga një aksident i ndodhur teksa ishin në udhëtim për finalen e Kupës Latinoamerikane.
palmas-x-tocantinópolis-1-e1523877519864-1024x525.jpg
Patjetër në një nivel tjetër, nga momenti që viktimat i përkasin ekipit të Palmas Futebol, ekip i kategorisë së katërt braziliane. Sipas dëshmive, avioni pati probleme në fillimin e ngjitjes dhe ra pak sekonda më vonë në një zonë pyjore.

Sipas autoriteteve braziliane, katër lojtarë të ekipit dhe presidenti kanë ndërruar jetë, bashkë me pilotin. Ekipi modest po i drejtohej qytetit të Goianës për ndeshjen kundër Vila Novës për Copa Verde.

Nga të parët që dërguan mesazhe ngushëllimi ishin pikërisht drejtuesit e Chapecoenses, që nënvizuan se “e dimë shumë mirë si ndiheni tani, do të donim që këtë ndjenjë mos ta provonte më askush.

Në aksidentin e nëntorit të vitit 2016, viktimat ishin 71, ndër tyre i gjithë ekipi dhe drejtuesit e Chapecoenses, dhe gazetarët që po i ndiqnin për finalen e tyre historike, që u shndërrua në një nga tragjeditë më të mëdha të futbollit, dhe preku opinionin publik në të gjithë botën.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top