Botoksi, gjithçka duhet të dini mbi “zbutjen” e rrudhave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
botoksi-5.jpg


Toksina botulinike ka efekte të cilat duken të mrekullueshme, por paralajmërimet dhe masat janë të domosdoshme. Ja se çfarë këshillojnë specialistët


Trajtimet me bazë toksinën botulinike janë tashmë shumë të përhapura. Ato janë të mira për rrudhat e shprehjes së fytyrës, por janë për t’u shmangur në zonën përreth buzëve dhe jo të këshillueshme për rrudhat e shkaktuara nga dielli. Ndërkohë të ndaluara janë në shtatzëni dhe gjatë kohës së ushqyerjes së fëmijës me gji.

Bëni kujdes nga reaksionet e pas infeksioneve dhe besojini vetëm personave shumë të specializuar. Kohë të vështira po vijnë për ekspertët e mjekësisë estetike: në javët e fundit nëpër botë janë të shumta rastet e ndërhyrjeve të cilat kanë dalë në faqet e para të shtypit për rezultatin e keq të tyre, për abuzimet dhe gabimet.

Por gjithsesi nuk është e rastit të demonizohet toksina botulinike: e rëndësishme është të njihni mirë qëndrimet pro dhe kundër kësaj toksine në ndërhyrjet kirurgjikale estetike. Ja disa nga këshillat e specialistëve amerikanë të kësaj fushe.

اfarë është botoksi?


Botoksi është emri komercial i një ilaçi me bazë toksinën botulinike të tipit A, e prodhuar nga bakteri që provokon butolizmin ushqyes.

Duke e injektuar në doza të vogla, ai relakson muskujt me efekte të cilat mund të zgjasin për disa muaj, ndërsa bllokon disa sinjale kimike të mbaresave nervore, duke shkaktuar një paralizë muskulore të paracaktuar. Ilaçet me bazë toksinën botulinike janë dy llojesh, botoksi dhe botoksi kozmetik: i pari përdoret në mjekësi, i dyti në estetikë.

Pro botoksit

“Food and Drug Administration”, pjesë e kontrollit amerikan për gjithçka që i takon shëndetit, e ka aprovuar botoksin si një terapi të përkohshme për rrudhat në mes të vetullave, qofshin ato të lehta apo të theksuara. Por ai mund të përdoret edhe për rrudhat anash syve dhe për të gjithë bukurinë e fytyrës. Ndërkohë, botoksi nuk është efikas kundër rrudhave të shkaktuara nga dielli dhe është pak i këshillueshëm për vijat rreth buzëve. Kostoja dhe çmimi i injeksioneve të toksinës botulinike varet nga numri i zonave të cilat trajtohen, ndërsa mund të variojnë nga 150 deri në 500 euro.

Rreziqet e ndërhyrjes

Pas një ndërhyrjeje me botoks juve do t’ju duhet të kontrolloni vazhdimisht fytyrën tuaj. Dhe do të ishte e rastit të njoftonit një specialist nëse vëreni një nga këto probleme: dobësi muskulore, probleme me shikimin, vështirësi në të folur, gëlltitje, e madje edhe në frymëmarrje. Ndër të tjera toksina botulinike mund të shkaktojë reaksione alergjike, kruajtje, ënjtje, skuqje, dhimbje në gjoks dhe fytyrë, por ju mund të ndieni edhe simptoma të ngjashme si ato të gripit. Botoksi duhet të përdoret vetëm nga mjekët përgjegjës, sepse nëse injektohet gabimisht mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Kundër botoksit

Agjencia italiane e ilaçit (Aifa) ka deklaruar se në Itali, trajtimi botox mund të përdoret vetëm për linjat glabellar, ose ndryshe për rrudhat mes vetullave, dhe se çdo përdorim tjetër i tij mund t’i ekspozojë pacientët ndaj rreziqeve të natyrave të ndryshme.

Ndërkohë, mjekët në përgjithësi nuk e rekomandojnë atë gjatë kohës së shtatzënisë ose ushqyerjes së fëmijëve me gji. Rezultatet, gjithsesi nuk janë definitive: pas 3-6 muajsh efektet e botoksit fillojnë të zhduken.

Si përfundim mbetet për të thënë bëni kujdes nga ofertat të cilat qarkullojnë nëpër internet ku lajmërojnë ulje nga 60% deri 70%. Mos harroni se me shëndetin nuk luhet!
g.shqip
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Botoksi, gjithçka duhet të dini mbi “zbutjen” e rrudhave

Te mendosh qe lenda qe perdoret ne botoks vjen nga minjte... te tmerron, se kuptoj se qysh lejohet te ushtrohet, kur eshte helm-poisen. ..eh c'ben forca e parase/power.

Qendroni larg botoksit , cupa & djem ... jo vetem qe te te shkakton prb ne lekure pas nje fare periode perdorimi... por te le me pasoja psikologjike, te thella. ( Kjo jo qe e kam provuar vete, por s'di sa kliente kam/kemi me prb te tille).

Nese keni qejf te beni nderhyrje te lehte ne fytyre, provoni- Vampire facials-, ku merret gjaku i jot filtrohet/pastrohet ne laborator dhe injektohet ne lekuren tende... kjo te pakten eshte e sigurte dhe ka efekt natyral , plus zgjat edhe me shume si proces.. gati 2vjet. ( Edhe k'te jo qe e kam ushtruar vete, por qe e kane bere te tjere dhe ka rezultate pozitive, duke mos lene/dhene pasoja psikologjike) .
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Botoksi, gjithçka duhet të dini mbi “zbutjen” e rrudhave

A mbeti VIP pa perdorur kete lool
 
Top