Botëkuptimi materialist, religjioz dhe islam mbi botën

Kosovari

Koha
Botëkuptimi materialist, religjioz dhe islam mbi botën

Autor: Mr. Ajni Sinani

Pikëpamja materialiste niset nga ekzistenca ekskluzive e materies, pikëpamja religjioze nga ekzistenca ekskluzive e shpirtit, kurse pikëpamja islame nga ekzistenca e njëkohshme e shpirtit dhe e materies.

Materialisti i mrekulluar nga rendi dhe bukuria e natyrës, e supozon botën si e vetmja ‘reale’ kurse realitetin shpirtëror si joekzistent apo i demoduar. Për rrjedhojë gjithësinë e redukton në rrafshin hapësinoro-kohor, të materies dhe energjisë. Kurse fenë dhe të gjitha nivelet e realitetit më të lartë shpirtëror i vlerëson si opium dhe të pavërteta! Ai veten e ka shndërruar në një shtazë të pangopur, në një robot dhe makinë. Materialisti dhe shekullaristi makut e lakmitar i kohës sonë është bërë skllav i prodhimit dhe konsumit dhe ka flijuar besimin në altarin e këtij binomi që ka zënë vendin e vetë Zotit!

Ndërkaq, Islami konsideron se ekziston njëkohësisht shpirti dhe materia dhe forma më e lartë e tyre është jeta njerëzore. Vetë të besuarit e muslimanit në Kuranin fisnik, hedh poshtë filozofitë laike duke i konsideruar të mangëta dhe jo gjithëpërfshirëse, të cilat njeriun e shohin nga aspekti dydimensional, duke e privuar nga dimensioni transcendent- shpirtëror.

Besimtari duke pranuar porosinë hyjnore e sheh edhe qendrën dhe rrethin ashtu sikurse është në të vërtetë. Ndërkaq laiku nuk e sheh horizontin shpirtëror, për shkak se ai duke parë nga prizmi materialist, arrogant e injorues ndaj qendrës jeton në skaj të rrethit të ekzistencës dhe si i tillë çdo gjë e shikon nga periferia.

Laiku mendon se me vdekjen merr fund çdo gjë, se nuk ka jetë tjetër dhe as ringjallje, prandaj vdekja është tragjedia finale e jetës. Ndërkaq, muslimani vdekjen e sheh si kalim nga kjo botë kalimtare në botën tjetër të pasosur. Kjo ngase njeriu është një qenie që vdes një herë dhe jeton dy jeta: jetën kohore të kësaj bote dhe në këtë dimension kohe ka misionin e tij (Edh Dharijat: 56) dhe jetën e amshueshme të botës tjetër.

Muslimani i ruan vlerat shpirtërore të cilat sipas tij janë të shenjta, dhe nën trysninë e mendësisë materialiste po kërcënohen çdo ditë dhe atyre po iu kanoset zhdukja. Ndërkaq, materialisti nuk i kushton rëndësi dhe i lë mënjanë të gjitha vlerat e larta shpirtërore. Sipas tij pasuria dhe përparimi ekonomik janë kriter i vetëm i lumturisë së njeriut. Edhe vlerat morale, i gjykon vetëm në këndvështrimin e thjesht material.

Besimtari mundohet që të ruaj shpirtin dhe mendjen të pastër, dhe të kontribuojë, me aq sa mundet, në ruajtjen e trashëgimisë së mrekullueshme shpirtërore që i është lënë në trashëgim. Ndërkaq laiku nuk ka ndonjë njohuri, është mospërfillës dhe as që tregon ndonjë interes rreth kësaj trashëgimie të mrekullueshme shpirtërore.

Besimtari veten e konsideron si mëkëmbës i Zotit në tokë, dhe shërbëtor besnik i Tij dhe mundohet të zbatoj çdo urdhër të Tij. Kjo ngase njeriu mund të ketë dinjitet të plotë, respekt dhe të arrijë lumturinë vetëm duke zbatuar ligjin e Zotit!

Sikur i verbëri të duhej të jepte një mendim të mbështetur në përvojën e tij të botës që del nga katër shqisat e tjera të tij, sigurisht një mendim i tillë do të dallonte nga një botë e bazuar në ato katër shqisa dhe në shqisën e të parit.

Për fund mund të konstatojmë se filozofitë laike janë ngritje kundër vlerave hyjnore. Dhe ajo për të cilën ka nevojë njeriu bashkëkohor, midis këtij moçali hutie dhe tollovie të botës mendore dhe fizike, është porosia Hyjnore. Për rrjedhojë laikut i mungon vizioni shpirtëror dhe të parit e gjërave më syrin e shpirtit e zemrës: “Në të vërtetë, atyre nuk iu janë verbuar sytë, por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (El Haxh, 46)

Prandaj sikurse i verbëri që nuk sheh me sytë e ballit nuk mund ta shoh këtë botë materiale edhe materialisti i verbër që nuk sheh me syrin e zemrës, i kredhur dhe hutuar nga vullgarizmi i jetës materiale, nuk mund ta shoh realitetin shpirtëror.

“Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje e garë ndërmjet jush për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë...” (El Hadid: 20).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top