Bota në alarm: Planetët po “piqen” nga rrezatimi

MasteR

I'm offline
bot_1460533755-6578669.jpg

Nasa ka zbuluar disa planetë për të cilët thotë se janë duke u zhveshur nga atmosfera e tyre.
Misionet në hapësirë që janë duke u zhvilluar prej dekadash, kanë mundësuar që ta kuptojmë më mirë atmosferën rreth planetëve në sistemin tonë diellor, dhe tani këto misione kanë filluar të zbulojnë edhe më shumë rreth planetëve që nuk janë në sistemin tonë diellor.

Duke përdorur të dhëna nga teleskopi Kepler i Nasa-s, astrofizikanët kanë zbuluar se disa planetëve jashtë sistemit tonë diellor po iu zhvishet atmosfera nga dielli i tyre.

Të emëruar “super-Tokat e nxehta”, këta planetë janë duke e humbur mbështjellësin e tyre prej gazi për shkak të rrezatimit të madh që është duke u lëshuar nga trupat më të mëdhenj qiellor.


Astrofizikanët në Universitetin e Birminghamit përdorën të dhënat nga teleskopi Kepler për të zbuluar planetët, atmosfera e të cilëve është duke u shkatërruar nga rrezatimi.

Sipas studimit, planetët që kanë atmosferë të gaztë dhe që jetojnë shumë pranë yllit të tyre, janë duke u bombarduar nga një rrezatim i energjisë së lartë.

Ky lloj rrezatimi është duke i “pjekur” planetët, të cilët po shndërrohen në topa të zjarrtë./g.expres
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top