Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Bota me rrota”: Kur Siria mirëpriste refugjatët europianë të ikur nga tmerri i luftë

Nga Evan Taparata & Kuang Keng Kuek Ser

Në vitet ‘40 në Halep (ashtu si dhe në Palestinë apo në Egjipt ) janë strehuar mijëra europianë të cilët ja kishin mbathur nga tragjeditë dhe persekutimet e shumta të Luftës së Dytë Botërore.

Prej rreth 6 vjetësh që kur ka nisur lufta në Siri, miliona refugjatë kanë kërkuar strehim në Europë nga deti dhe nga toka nëpërmes Turqisë dhe Mesdheut.
Ashtu si 70 vite më parë, mijëra refugjatë kanë përshkruar të njëjtat rrugë por në drejtim të kundërt. Nuk ishin sirianë por europianë. Gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore Middle East Relief dhe Refugee Administration (MERRA) ka drejtuar kampe në Siri, Egjipt dhe Palestinë ku kanë gjetur strehim dhjetra mijëra njerëz nga Europa.

Në arkiva gjenden shumë pak të dhëna për demografinë e këtyre kampeve dhe informacion të limituar për mënyrën e jetesës në to. Shumica e të dhënave vijnë nga arkivat amerikane të Institutit të Shërbimeve Sociale në Arkivat Historike të Universitetit të Minnesota.

Nga këto arkiva janë gjetur raporte që janë bërë për të përmisuar gjendjen e kampeve. Sipas një raporti, shumica e refugjatëve vinin nga Bullgaria, Kroacia, Greqia, Turqia dhe sidomos nga Jugosllavia.

Sapo mbërrinin në kampe, ata regjistroheshin dhe pajiseshin me karta identiteti. Më pas i nënshtroheshin një kontrolli mjekësor dhe më vonë dërgoheshin në “dushe” pastrimi dhe deinfektimi për t’u siguruar që ishin mjaftueshëm të pastër, e që t’ju bashkoheshin më pas pjesës tjetër të banorëve të kampeve. Pas kësaj dërgoheshin në njësi banuese të ndara në bazë të përkatësisë gjinore: familjarët veç, burrat veç, dhe gratë veç.

Nën mbikqyrjen e punonjësve mund të bënin shëtitje ditore edhe jashtë kampit. Mund të vizitonin dyqane në Halep, të shkonin në kinema, apo dhe të argëtoheshin me mënyra të tjera si kafene dhe ristorante sa për të dalë nga monotonia e kampeve.

Madje dhe banorët e kampeve pranë Luginës së Musait, pranë shkretëtirës, mund të shkonin dhe të bënin plazh në bregun e Detit të Kuq.

Përsa i përket ushqimit, refugjatët merrnin gjysmën e racionit të ushtrisë. Punonjësit mundoheshin që për çdo ditë gjysma tjetër e racionit të plotësohej me ushqime që i përshtateshin kulturës dhe fesë së refugjatëve.

Ata që kishin para apo mall për të këmbyer mund të blinin edhe ushqime shtesë sipas dëshirës në disa lloj dyqanesh; apo tek shitësa që ndodheshin në të gjithë kampin.

Madje në disa kampe kishte kuzhina për ato që dëshironin të gatuanin vetë ushqimet e tyre.

Në disa kampe ofrohej dhe mundësia për të punuar; dhe kjo ishte një punë vullnetare dhe jo e detyrueshme. Disa kampe ofronin punishte në fushën e punës me dru, rrobaqepsi, punim leshi apo këpuctari. Refugjatët nxiteshin që të punonin por nuk detyroheshin.

Puna vullnetare shihej vetëm si një mundësi për t’u larguar nga monotonia, veset, zënkat apo konflikte të bashkëjetesës por gjithashtu edhe për të kontribuar për komunitetin apo dhe për të fituar eksperiencë në fushat përkatëse.
Greeks_return_from_moses_wells.png
Marrë nga: ninofezzacinereporter.blogspot.com.
 
Titulli: “Bota me rrota”: Kur Siria mirëpriste refugjatët europianë të ikur nga tmerr

Me sa mbaj mend nga historia sme rezulton qe europianet te kene emigru pale ne kampe rrefugjatesh Siriane!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back