Boston, hap tunel 12 metra në një mal dëbore për të kaluar me biçikletë

LeVoyageur

Once upon a time...
Goldberger, një teknik kitarash 29-vjeçar në zonën e Bostonit, kur po kthehej nga puna për në shtëpi me biçikletë natën e 11 shkurtit, vuri re që rruga e biçikletës ishte e zënë nga një ‘mal’ dëbore, si rezultat i grumbullimit të gjithë dëborës së qytetit.
Pasi hipi në majë të grumbullit të madh, Goldberger postoi një foto në facebook dhe i kërkoi të kontaktonte me krerë të transportit publik për të diskutuar çështjen. Përgjigjen që mori ai nuk mund ta hidhte poshtë si ide : “Merr disa shokë dhe bëni një tunel brenda malit prej dëbore”.
Pas disa ditësh, Goldberger filloi punën sëbashku me disa anëtarë të Grupit të Biçikletave në Boston.
Ndërsa ata gërmonin, vizitorë të rastit ndalonin të shikonin. Disave u pëlqente kjo ide tha Goldberger. Askush nuk e kritikoi përpjekjen e këtij personi, megjithëse më vonë Goldberger dëgjoi shqetësime se tuneli mund të rrëzohej me kalimin e kohës.
“Në fakt struktura e borës ishte aq e fortë, dhe nuk përbënte rrezik të madh. Kur grupi i gërmuesve mbaroi punën, rezultati ishte një tunel i gjatë 12 metra,” tha Golberger.
Tani, pas dy ditësh pune, ai sëbashku me përdoruesit e tjerë të biçikletës mund ta përdorin tunelin sa herë kanë nevojë.
Disa çiklistë filmuan veten e tyre gjatë kohës që ecnin me biçikletë në tunel.
Pas disa kohësh, Goldberger mësoi se tuneli ishte rrëzuar.
“Orë të gjata pune dhe ja ku jemi përsëri në fillim. Pavarësisht të gjithave, ishte një eksperiencë shumë e bukur,” tha Goldberger në një intervistë për Mashable
ora news
bici-655x356.jpg

bici-2.png

tunel.jpg

tunel-2.jpg
 
Titulli: Boston, hap tunel 12 metra në një mal dëbore për të kaluar me biçikletë

sa mir kur disa njerz nuk jetojn si parazit.
 
Back
Top