Boss-at më të pasur të drogës.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Tony Montana dhe biznesi i tij, duken si akush dhe asgjë në krahasim me miliardat e bosave në listën që do të shikoni më poshtë.

0. Al Kapone (1.3 miliardë dollarë) – Bosi nga Brooklyni për një periudhë të gjatë kontrollonte një rrjet të madh kriminal për tregti me drogë, prostitucion dhe bixhoz.

9. Grizelda Blanco (2 miliardë dollarë) – E vetmja grua dilere në këtë top listë, e njohur si “bosi i kokainës”, ishte udhëheqësja e pamëshirshme e drogës në Kolumbi, në vitet e 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta. Ajo vuajti dënim me burg prej 20 vitesh.

8. Carlos Lehder (2.7 miliardë dollarë) – Bashkëthemeluesi i kartelit të drogës Medelin, është një diler gjermano-kolumbian që aktualisht vuan një dënim me burg prej 55 vitesh në burgun federal të Shteteve të Bashkuara.

7. Vëllezërit Orahuela (3 miliardë dollarë) – Gilberto dhe Miguel krijuan kartelin Kali, i cili në periudhën më të suksesshme ka transportuar 70% të gjithë kokainës për në SHBA, si dhe 90% të gjithë kokainës që transportohej në Europë. Të dy janë në burg aktualisht.

6. Hoze Gonzalo Rodriguez Gacha (5 miliardë dollarë) – Edhe ky njeri është një nga themeluesit e kartelit Medelin dhe është i njohur si një ndër dilerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai u vra në vitin 1989 nga policia kolumbiane.

5. Kun Sa (5 miliardë dollarë) – Ai është i njohur si mbret i opiumit. Ai udhëhoqi një ushtri burrash drejt xhunglave të Burmas për të prodhuar opium gjatë viteve të 60-ta. Vdiq në vitin 2007 në moshën 73 vjeçare.

4. Vëllezërit Ochoa (6 miliardë dollarë) – Tre vëllezërit ishin pjesë e kartelit Medelin, së bashku me Pablo Eskobar. Të gjithë ishin pjesë e listës së “Forbes” për njerëzit më të pasur në vitin 1997.

3. Davud Ibrahim Kaskar (6.7 miliardë dollarë) – Ai është krimineli më i kërkuar nga India, i cili momentalisht ndiqet edhe nga Interpoli.

2. Amado Karilo Fuentes (25 miliardë dollarë) – Meksikani është njeriu i parë i kartelit Huarez pas vrasjes së bosit Rafael. Me shumë mundësi ai vdiq në vitin 1997, kur u përpoq të bënte një kirurgji plastike për të ndryshuar karakterin e tij.

1. Pablo Escobar (30 miliardë dollarë) – Escobar është kreu i organizatës më të madhe kriminele për kokainë. Të ishte gjallë, tani do të ishte personi i shtatë në listën e Forbes për njerëzit më të pasur në botë.
gazetaditore.com/
 
Titulli: Boss-at më të pasur të drogës.

Ja pra kta din me be leke...rrim ne! :P
 
Back
Top