Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P



6 kilometra vijë bregdetare, të rrethuara nga ullishtet që shkrihen natyrshëm me blunë e thellë të detit Jon. Tek-tuk shkëmbinj që ngrejnë kryet mbi ujë, e pulëbardhat, që së bashku me peshkatarët janë të vetmit vizitorë të këtij prag sezoni.

Sezoni turistik do ta gjejë serish një ishull plotësisht të harruar në jugun e Shqipërisë. Mes zonave të shumta ku investimet në këto 20 vjet nuk kanë munguar, të mëdha a të vogla qofshin, i vetmi që ka bërë rrugë të kundërt nga pjesa tjetër është Borshi. Ky oaz me vijën bregdetare më të gjatë në detin Jon, përtej premtimeve politike të majta e të djathta, nuk ka marrë asgjë më shumë, duke u anashkaluar thuajse plotësisht në të gjitha projektet qeveritare për zhvillimin turistik të jugut të Shqipërisë.

E rrjepur plotësisht nga shtresa e betonit të kohës së komunizmit, në nisje, rruga që të nxjerr në bregdetin e Borshit duket thuajse një pikë kufitare që ndan këtë zonë nga pjesa tjetër e fshatrave të Jugut. Qindra metra që duken pafund mes gropave e pluhurit e që nuk kanë asnjë lidhje më një zonë turistike.

"Komplet, që në Dhërmi gjer tek Shpella e Lukovës, gjithë plazhet me dalje në det, u asfaltuan u rregulluan, Borshi po na gënjejnë, po na mashtrojnë, do bëhet sot, do bëhet nesër", deklaron një banor i Borshit.

Vija bregdetare duket e harruar mes mbetjeve të lokaleve të braktisura, bunkerëve që pasojnë njëri-tjetrin e rruges që tashmë bëhet e vështirë për t’u dalluar.

E kotë të kërkosh qoftë edhe investimin më minimal, dora e shtetit nuk duket askërkund. Godina të rrënuara të kohës së komunizmit janë reliket e vetme të një kohe kur dikush kujtohej edhe për këtë zonë. Nga shtëpia e pushimit të fëmijëve jetime kanë mbetur tashmë vetëm muret e lehtësuar nga catia e tjegullat.

Mes zallamahisë, kaosit të pronave e braktisjes shtetërore borshiotët përpiqen të mbijetojnë me mikëpritjen e turizmin familjar që afron cdo sezon të paktën 10 mijë a më shumë pushues. Shumë banorë mendojne se izolimi 20 vjecar i këtij fshati është rezultat i ndërthurjes së papërgjegjshmërisë së pushtetit lokal të majte a të djathte, me pengesat e tjera të ngritura sipas tyre edhe për shkak të përkatësisë fetare të Borshit.

"ثshtë fshati më turistik që mban nga 10 deri në 15 mijë pushues në cdo 15 ditësh. Ka ngelur pas dore nga investimet se është i vetmi fshat musliman në gjithë bregdetin. Ne si banorë të Borshit këtë duam të jetojmë edhe ne si gjithë të tjerët, në qytetërim", deklaron Qetësor Marku, banor i Borshit.

Mungesa e një plani rregullues ka bërë që ndërtimet të bëhen pa projekte e sikur të mos mjaftonte, banorët thonë se Borshi vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe gjatë sezonit turistik ka edhe probleme me energjinë elektrike për shkak të tensionit të ulët. Me Borshin natyra është treguar e pakursyer ndryshe nga indiferenca e pushtetit për këtë zonë e që lexohet më mirë se kudo në pjesën e poshtë të fshatit, ku nuk gjen qofte edhe një park modest e aq më pak ndonjë kend sportiv.

Nga ish-burgu komunist i Borshit nuk ka mbetur asnjë shenjë e vetme. Banorët e rinj që janë strehuar prej 20 vitesh në këto godina e të ardhur, nuk dihet sesi, nga cepi tjetër i Shqipërisë, bëjnë një krahasim të dhimbshëm të kësaj zone me ato më të thellat në veri të vendit.

Në këtë realitet Borshi duket i zënë nën hijet e fshatrave të tjerë të jugut, por edhe të ishujve grekë që herë shfaqen e herë mbulohen nga retë diku në horizont.

Asgjë nuk ndryshon edhe në pjesën e sipërme të fshatit, rrugë të pashtruara e njerëz që ecin kuturu mes makinave që ngjisin me vështirësi rrëpirën e fortë.

E tashmja dhe e shkuara mes të njëjtit fat janë shkrirë në mënyrë thuajse të pandashme.. Historia nuk mund të ishte ndryshe nga realiteti i sotëm i Borshit, që është shpërfillur e hedhur tej si një plackë e pavlerë.

Rruga për këmbësorë që të con në Kala, e inaguruar jo shumë kohë më parë është carë tej e përtej, ndersa vetë kalaja që daton në shekullin e tretë apo të katërt para erës sonë, ofron nje imazh sa magjepsës, për shkak të pozicionit, aq edhe të dhimbshëm si pasojë e mosmirëmbajtjes.

Xhamija qe ngrihet brenda kalase se sopotit nje nder me te vjetrat e jugut te shqiperise thuajse mezi mbahet ne kembe, mes mureve qe duket sikur do te zene poshte nga casti ne cast.

Me malet e larte nga njeri krah , mes ullishteve e rrugeve te shkaterruara , bunkereve, historive te lashta, banoreve , reve te pluhurit qe ngrihen mes banesave, e bregdetit qe behet njesh me qiellin, mes kontrasteve te forta e premtimeve te pambajtura te politikes se madhe shtrihet Borshi, perla e harruar e jugut te shqiperise.

Tch
 
Pe: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

.....Eshte e vertete Borshi eshte i harruar per sa i perket investimeve ne infrastrukture.....por si i gjithe jugu i shqiperise....ne fakte eshte nje nga perlat e bukurive tona natyrore...por gjithe bregdeti i jugut eshte i tille....sepse aty eshte parajse e vertete, sepse gjen gjithcka...si malin ashtu edhe detin...vetem se njerezit duhet te kuptojne se cfare pasurie kane ne duart e tyre.....
...por megjith problemet qe verifikohen...patjeter do te behet ne te ardhmen nje nga metat e turizmit te huaj dhe vendas.....
por nuk duhet te harrojme nje gje qe eshte shume e rendesishme....qe te mos perseriten gabimet qe u bene ne Durres....
sepse ky bregdet pelqehet me shume, per natyren verxhine qe te ofron...pikerishte nuk duhet te nxitohemi nga entuziazmi per te investuar, duke shkaterruar pasurite natyrore....
...duhen studime serioze nga eksperte dhe arkitekt me eksperience...me qellim qe te gjejne nje ekuiliber per te prishur sa me pak, natyren e bukur qe eshte atje....
...po per te bere nje gje te tille investimet fillestare duhet te fillojne nga nentoka...per te ndertuar nje rrjet kanalizimesh te ujrave te zeza edhe te bardha me qellim qe te mos derdhen ne det...kjo eshte me e rendesishmja, sepse perndryshe te gjitha investimet do te cvleresoheshin...per shkak te ndotjes se detit...qe do te ndodhte ne menyre te pashmagshme me dyndjen e turisteve.....
...po te shpresojme qe te punohet me mende ne koke....me qellim qe cdo investim qe te behet ti rezistoje kohes.....
 
Titulli: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Asnje foto ska per kete?
 
Pe: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Kjo eshte me e pakta e shqiperise sa vende tjera te bukura ka ehh ...
 
Pe: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Eshte nje nga perlat shqiptare, dhe qe kam kujtime shume te bukura.
Love te kujtohet vera qe kaluam si shoqe me : Arjeten, Landen, Bardhen dhe ty?
Nuk do e harroj kurre ate jave ne Borsh
 
Pe: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Cfare dite te mbrekullueshme me kujtove... E si mund ti harroj ato dite, vetem vajza ishim dhe perballe nesh Borshi nje nga vendet me te bukura qe kam pare ...
Nje fshat teper i bukur bregdetar natyral dhe njerzit ishin shume te dashur... Vetem ata guret me bene copa mua LOL :)
 
Titulli: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Veren e kaluar isha ne Jug te Shqiperise dhe me lane mbresa te gjitha vendet atje, duke perfshire edhe Borshi. Njerezit ishin shume te dashur, por u mungojne pergaditjet per turizem. Shpresoj qe kete vit te jene me te pergaditur dhe ne planin tim te pare sa u perket pushimeve eshte prape Jugu.
 
Pe: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Po të themi se e njohim Borshin, me siguri kemi parasysh atë hapësirën e pamatë blu që të shfaqet para syve në të djathtën e xhamit të makinës, sapo ke kaluar edhe kthesën e fundit të Qeparoit. Por ta njohësh shumë mirë Borshin, duhet sigurisht më shumë se kaq.
Në vetvete Borshi është një vend i pasur me histori – ai akoma ka një kala në gjendje shumë të mirë që dëshmon për rrënjët e tij të hershme – dhe gjurmët e tij të ekzistencës shtrihen shumë thellë, gjë që e bën të vlefshëm jo thjesht si një destinacion të freskët pushimesh por si një pikë të mirëfilltë turistike që ka se ç’tju ofrojë

Në fillim ishte deti
604613-300x225.jpg

Gjiri i mrekullueshëm disa kilometra i gjatë, nuk na mahnit vetëm neve që shkruajmë për të, ai le pa fjalë çdo vizitor, i huaj apo vendas qoftë ai. Nuk ka një njeri të vetëm që të ketë shkelur plazhin me zaje të bardhë të Borshit e të mos ketë thënë të paktën : – “اfarë mrekullie…!” Bukuria akoma e virgjër e plazhit, fton vazhdimisht pushuesit e verës të kridhen në ujrat e pastra të Jonit, të shijojnë një koktejl në baret e vegjël ekzotikë të plazhit, të ulen e të bisedojnë me banorët që hapin bujarisht shtëpitë e tyre për miqtë e verës, me nga një gotë raki apo verë përpara…
Krah shtëpive të pritjes që janë të gjitha në dispozicion të pushuesve, po ngrihen edhe hotele të vegjël shumë të këndshëm, sepse ky plazh ka shumë vizitorë, ata duan të pushojnë bukur dhe kërkojnë tashmë çdo ditë e më shumë…

Por ishte edhe Ujvara, ose burimi i zanave…
Të gjithë keni ndaluar të freskoheni në atë lokalin e këndshëm buzë rrugës për në Sarandë, ose kur ktheheni nga Saranda, poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm nga rrugë të shumta. Ky burim quhet Ixuari i Borshit dhe është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujvara e fshatit, e cila përveç bukurisë së rrallë që i ka falur vendit, i shërben edhe dobishëm banorëve për ujin e kulluar që ka. Sot më së miri ky vend është kthyer në një pikë të vërtetë pushimi, ku mund të pini një freskuese të ftohtë akull, të shijoni kuzhinën e vendit, prodhimet italiane apo edhe gatimet shqiptare.
Klajdi, i zoti i këtij vendi pohon jo pa njëfarë krenarie se do ta shndërrojë këtë vend shumë shpejt në një destinacion të vërtetë turistik, duke pasur parasysh bukuritë e shumta të zonës.
“Njerëzit nuk duhet të vijnë këtu thjesht për të ngrënë, apo për një pije freskuese, për të marrë forca për udhëtimin e gjatë që i pret. Ata duhet të ndalen këtu për më gjatë, të ngjiten lart, të vizitojnë kalanë, ujvarën, fshatin e vjetër’ – thotë ai duke treguar me dorë lart, ku ndodhet kalaja. – “Sivjet këtu u organizua prej nesh panairi i pranverës. Të gjithë të ftuarit erdhën, doli një festë shumë e bukur. Përse të mos e kthejmë në një traditë? Këtu ke pse vjen. Ne do të vendosim një stendë në mjediset e lokalit, me produkte turistike, kartolina me pamje nga vendi, broshura informuese për Borshin, gjithçka që do t’i bëjë vizitorët të kthejnë sytë nga ne. Nuk mjafton vetëm të thuash që Borshi është i bukur, duhet edhe t’ua tregosh të tjerëve këtë”.
Klajdi në fillim e nisi nga vetja. E rikonstruktoi plotësisht restorantin, me qëllim që t’u ofronte klientëve një shërbim më të mirë. Pastaj i vuri theksin shërbimit. Klienti duhet pritur me dashuri e përkushtim. Ai duhet të shijojë këtu çdo gjë, edhe bukurinë e ambientit, edhe freskinë edhe gjelbërimin e rrepeve shekullore, edhe shërbimin e mirë. Vetëm kështu do të çlodhet vërtet. Pastaj mund të kërkojë më shumë, por edhe këtë do ta kërkojë vetëm nëse e merr vesh që ne e ofrojmë.

Kalaja e Borshit
Ajo quhet edhe “Kalaja e Sopotit” ose “Kalaja e Grekut”, dhe sipas studiuesve, e ka zanafillën diku në shekullin e XII-të. ثshtë përdorur për qëllime lufte a fortifikimi deri buzë shekullit XIX-të. I fundmi sundimtar i saj ishte Ali Pashë Tepelena, ndoshta sepse për vlerat e shumta që kishte si strateg, e konsideronte këtë kala një pikë të fortë mbështetjeje buzë Jonit, me Korfuzin përballë, që mund ta vëzhgonte si në pëllëmbë të dorës.
Kalaja është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik të periudhës së lashtësisë, i cili atëherë quhej Meandria. Gjurmët e qytetërimit tregojnë se vendi është vlerësuar nga banorët e atëhershëm, që vendosën të ngrenë aty vendbanimet e tyre, gjë që e bënin vetëm kur ishin të sigurt për pozicionin e favorshëm gjeografik të zonës. Muret rrethuese të qytetit ishin shumë të gjatë e të fortifikuar. Ato rrethonin të gjitha ndërtesat urbane të atëhershme, duke u dhënë siguri banorëve nga pushtuesit.
Në kohën e pushtimit turk, në kala u ndërtua një xhami, gjurmët e së cilës kanë mbetur ende edhe sot, kur kalaja ruan një gjendje shumë të mirë dhe është plotësisht e aftë të tregojë historinë e saj. Nga pika të ndryshme të kalasë, mund të shijoni panoramat e papërsëritshme të Jonit, që do t’ju lënë pa frymë.
Plazhi-i-Borshit-300x208.jpg

Muzikë live në plazh
Vitet e fundit muzika live është spostuar ndjeshëm në bregdet kur bëhet fjalë për verën. Dhe nuk kishte si të bënte përjashtim plazhi i Borshit. Dj të shumtë vijnë në diskot verore që argëtojnë pushuesit e shumtë dhe luajnë muzikë përgjatë të gjithë natës. Besojmë se nuk ka mënyrë më të mirë për të mbyllur ditën sesa të freskohesh nën tingujt e muzikës, me një pije përpara e me valët e detit që të shushurijnë në vesh.
kalaja-300x199.jpg

Një vizitë në Borshin e vjetër
Por mund ta organizoni edhe ndryshe ditën. Vishni një palë atlete, ose sandale praktike, pantallonat e shkurtra, një bluzë pambuku për djersën, mos harroni çantën e shpinës ku patjetër duhet të ketë ujë, dhë nisuni lart burimit, për tek fshati i vjetër. Gjurmët e fshatit ndodhen mbi një shkëmb në lartësinë 300 m mbi det. Do të kënaqeni duke shijuar vlerat e ndërtimeve karakteristike, të gjitha në gur, ku nuk mungon fantazia dhe prakticiteti. Ky sigurisht është i njëjti itinerar që ju rekomandojmë edhe për të vizituar kalanë. Nuk është keq të merrni një informacion më të saktë te Ujvara, ndonëse rruga është e lehtë për t’u gjetur. Gjithsesi mirë është të takoheni me djemtë e Ujvarës, sepse aty mund të ktheheni për të ngrënë drekë.
borshi-i-madh-300x180.jpg

Lugina e Borshit
Lugina e Borshit është një nga vendet më të bukura e më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ajo fillon në Qafën e Dërrasës, që e lidh me luginën e Shushicës. ثshtë e gjatë 12 km dhe e zhvilluar përgjatë shkëputjes mbihipëse të gëlqerorëve mbi flishin. Shtrihet nga niveli i detit deri në rreth 500 m. Dallohet për energji të madhe të relievit dhe pjerrësi të ndjeshme të shpateve. Në afërsi të Borshit ngushtohet shumë sepse ndërpret gëlqerorët. Pas këtij ngushtimi hyn në fushën e Borshit. Edhe kjo fushë është formuar nga prurjet e shumta të ngurta të lumit të Borshit, të cilat kanë mbushur gjirin e dikurshëm detar. Peizazhet e mrekullueshme janë të shumta, ato do t’ju mahnisin në çdo stinë e jo vetëm gjatë verës. Në luginën e Borshit shtrihet edhe plazhi i tij i kristaltë. Në këtë zonë gjejmë edhe një tjetër monument natyre të Shqipërisë që quhet Shkëputja tektonike e Borshit. Në gjuhën gjeografike kjo shkëputje quhet e llojit shtytje.
20557711-300x225.jpg

Të gjitha sa ju thamë më sipër, besojmë se mjaftojnë që t’i kushtoni Borshit një apo dy ditë nga pushimet tuaja, nëse për të pushuar keni zgjedhur Sarandën. Borshi është jo vetëm kufiri mes Vlorës e Sarandës por edhe kufiri mes reales e ireales, të lashtës e modernes, butësisë dhe ashpërsisë, blusë së detit dhe të gjelbrës së malit… gjithçka që do t’ju bënte të lumtur, nëse kjo lumturi do të varej nga e bukura.

shqip.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

001.jpg
Sapo kaperxen Qafen e Thanasit ne Melqinja befas te shaqet nje pamje magjike me nje det te pafund, Borshi!
Nen keshtjellen e Sopotit nen kembet e malit te Picakut shihet lumi si nje gjarper i madh qe del fshehurazi nga pylli dhe ndalon ne delten ne buze te detit. Bregu i detit i Borshit te fton qofte edhe per nje dite te clodhesh prane ujrave te kaltra, ne reren e ngrohte apo nen hijen e tendave ekzotike te ngritura nga banoret vendas te cilat harmonizohen bukur me natyren. Vija e bardhe bregdetare duket e pafundme, me kilometra te tera deri ku arrin syri. Lugina e Borshit me ullinjte dhe portokallet qe i kane shpetuar manise shkateruse te viteve te tranzicionit i shtojne ngjyren e gjelber dekorit blu te detit dhe qiellit qe se bashku perbejne ate magji qe gllaberon shpirtin e njeriut. Male, fushe dhe det! Si nje oaz i pakrahesueshem klimatik dhe njekohesisht origjinal! Ne Borsh nuk gjen hotele te medha dhe ndoshta kjo perben nje perparesi. Ne ditet tona kur brigjet e detit mbushen me beton duket si nje cudi e madhe qe dikush mund te ndeshe natyren e virgjer ashtu sic e krijoi ate Zoti!
Keshtjella e Sopotit eshte nje nga objektet kulturore te Borshit qe gjendet ne majen e kodres se quajtur Kala. Pozicioni i kodres lejon kundrimin pa pengese te nje pamjeje te pakufizuar dhe njekohesisht kontrollin e kalimeve Sarande-Kuc-Vlore. Pozicioni e pershtatshem gjeografik me ujrat e shumta ka favorizuar banimin e kesaj treve qe nga lashtesia. Kalja e fameshme permendet nga burimet bizantine dhe venedikase. Ajo perben ne fakt nje pikemburoje te epokes elenistike dhe bizantine ne nje lartesi 250 m dhe distance nga deti rreth 3 km. Ne pjesen perendimore te kodres se Kalase, ne pjesen e brendeshme qe konsiderohet si vend-ndodhja e nje qyteti antik, rruhen pjese te nje muri rrethues prehistoric. Ne pjesen e brendeshme te themeleve u gjenden kocka qe datohen se i takojne epokes se vone te bakrit.
002.jpg
Sipas germimeve dhe studimeve arkeologjike gjetjet arkeologjike, kocka dhe ene qeramike i takojne shekulli te IV-III para Krishtit. Arkeologu i njohur Jano Koci, duke u bazuar tek autoret antike Plini dhe Straboni si dhe vendvensdosjen e mure dhe rrenojave te nje qendre te banuar ne nje siperfaqe rreth 50 hektare dhe limin qe e gjaperon ate (nje shpjegim greqisht i fjales meandria) ka hedhur hipotezen se pikerisht ketu ishte ngritur qyteti i vjeter grek i quajtur Meandria (Jano koci-Giuide turistike-Arkelogji-histori-kulture, Tirane 2006) Nje vendbanim i lashte eshte gjetur gjithashtu ne vendin e quajtur Musga.
Pra ne Borsh udhetari do gjeje ate qe kerkon: legjenda, histori, natye dhe vetmi per ate qe eshte i lodhur nga zonat e zhurmeshme urbane dhe ka vendosur te harroje per pak kohe egzistencen e pjeses tjeter te botes./ Himara
 
Re: Borshi, mrekullia e harruar e Jonit

Duhet te shkojme nje here , ja vleka :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top