“Bomba e metanit”, kërcënim i ri i ngrohjes globale

*deliza*

VIP
V.I.P
“Bomba e metanit”, kërcënim i ri i ngrohjes globale​

Metani nuk ka kohë të shpërbëhet në ujin e detit dhe në sipërfaqe po dalin fluska metani.

Shkencëtarët paralajmëruan se ngrohja globale mund të përshpejtohet për shkak se miliona ton metan do të çlirohen nga nëndeti i Arktikut. Sipas kërkimeve të para, ndërsa zona e Arktikut ngrohet, sasi të mëdha gazi të efektit serë – 20 herë më të fuqishme se dioksidi i karbonit - po ngjiten në sipër.

Orhan Gustafson i Universitetit të Stokholmit, një nga krerët e ekspeditës, u shpreh në një letër nga anija e tyre ruse e kërkimit se, për herë të parë, skuadra zbuloi një zonë intensive me metan, aq e dendur sa “metani nuk kishte kohë të shpërbëhej në ujin e detit por po dilnin fluska metani në sipërfaqen e detit”. Skuadra beson se dalja e përshpejtuar është e lidhur me rritjen e temperaturave në zonën e Arktikut.

Gustafson vazhdoi se “mendimi tradicional ka qenë se sasitë e akujve të përhershëm do të mund t’i mbanin depozitat e metanit të paprekura”. Sidoqoftë, kërkimet e vazhdueshme përmes mijëra kilometrave katrorë në nëndetin e Arktikut po shton faktet “që akujt e përhershëm kanë filluar të çahen dhe të çlirojnë metan”.

Shekulli Online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top