Bojkoti i futbollit, deputeti Ylli: Do t’i zgjidhim kërkesat e Ligës

Rrelse

🦋
fidel-ylli-1100x620.jpg


Futbolli në Shqipëri vazhdon bojkotin. Liga Profesioniste konfirmoi në fillim të kësaj jave se nuk do të kthehet në fushë pa u plotësuar katër kërkesat, ku prioritet ka ligjin për sponsorizimet.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Fidel Ylli, negociatori i ngarkuar nga qeveria për të diskutuar me drejtuesit e futbollit, kritikoi bllokimin e shkaktuar në të gjitha nivelet, por dha sinjale pozitive për zgjidhjen e situatës.

Duke vlerësuar paketën mbështetëse të sportit, me miratimin e ligjit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% në investimet infrastrukturore sportive, deputeti Ylli theksoi se zgjidhja e problemit të futbollit do t’i shërbejë të gjithë federatave të tjera sportive.

Më 10 tetor u anulua protesta në sheshin përpara Kryeministrisë për shkak të situatës pandemike, ndërsa këtë fundjavë duhej të ishte luajtur java e 6 e Kategorisë Superiore. Gjithësesi, në pritje të sinjaleve konkrete nga qeveria, Liga Profesioniste ende nuk ka njoftuar se cila do të jetë lëvizja e radhës.


A2CNN
 

Attachments

  • fidel-ylli-1100x620.jpg
    fidel-ylli-1100x620.jpg
    79 KB · Shikime: 0

Futbolli drejt rikthimit. Liga takohet me qeverinë, palët pranë marrëveshjes​







Pas 6 javësh i lënë pezull, futbolli në vend është gati të nisë sezonin e ri.
Liga Profesioniste dhe një grup negociatorësh të qeverisë zhvilluan një tjetër takim, i cili këtë herë pati nota pozitive, ndërsa palët ranë dakord për të gjetur një të mesme në plotësimin e 4 kushteve për Ligjin e ri të Sportit.
Deputeti, Fidel Ylli, bëri me dije se situata është drejt zgjidhjes, ndërkohë që të njëjtën gjë e mbështeti edhe Presidenti i Ligës Profesionit, Edvin Libohova.
Takimi i radhës mes palëve do të jetë më 20 tetor, ndërsa prej fillimit të javës, presidentët e klubeve të futbollit do të njihen me zhvillimet e mbledhjes dhe pritet të japin dritën jeshile për nisjen e kampionatit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top