Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bode: FMN e Cani gënjejnë, borxhi 110 milionë USD

Fondi Monetar dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, kanë marrë një ditë pas daljes së tyre publike përgjigjen e ish-ministrit Ridvan Bode, i cili përgënjeshtron shifrat për borxhin e fshehur.

Në një konferencë për shtyp, Bode tha se borxhi i fshehur është larg milionave që deklarojnë Cani dhe FMN. Një ditë më parë, në një konferencë të përbashkët, shefi i Fondit, Nadeem Ilahi dhe kreu i Financave, Cani, thanë se borxhi që qeveria nuk ka shlyer për punë dhe shërbime të kryera për qeverinë, mund të kapë shifra të frikshme prej 560 milionë dollarësh. Por për Boden, kjo shifër është veçse një justifikim i palëve për të arritur secili synimin e vet: FMN një marrëveshje të re dhe qeveria një huamarrje, që do ta çonte borxhin mbi 73 për qind.

REAGIMI
“Për herë të parë, ministri i Financave dhe shefi i Misionit të Fondit janë në unison, sepse secili kërkon të nxjerrë përfitimet maksimale të kësaj situate. Fondi është i interesuar për një marrëveshje dhe, për fat të keq, ministri i Financave deklaroi një ditë më parë se është i interesuar ta rrisë borxhin publik për ta çuar në parametrat 70 apo 73 për qind”, tha Bode. Në fakt, në asnjë dalje më të hershme të Bodes dhe FMN-së nuk ka pasur dakordësi sa u përket shifrave të rritjes ekonomike dhe hapësirës për të rritur borxhin. Ish-kreu i Financave u shpreh se një situatë e tillë e rritjes së borxhit e çon vendin drejt një orientimi të papërcaktuar. Ai theksoi se qeveria aktuale nuk duhet të nxitohet dhe të quajë si borxhe kreditë e marra për pushtetin vendor apo borxhet e operatorëve të energjisë. Nga ana tjetër, ai theksoi se përpara pretendimeve ka më shumë rëndësi që të bëhen verifikime për TVSH që duhet të rimbursohet ndaj biznesit, sepse eksperienca e 2005-s tregon nevojën e përballjes së shifrave. Ministri pranoi se ekziston një borxh ndaj kompanive private, por se kjo është vetëm për investimet publike të kryera. Sipas Bodes, në vlerë monetare ky borxh është vetëm 110 milionë USD dhe, nëse i shtohet si efekt borxhit publik, përbën vetëm 0.7 për qind të tij. “Kjo verë është 11 miliardë lekë. Edhe sikur të gjithën këtë ta fusin në borxh të fshehur, kjo do të thoshte më pak se 0.7 për qind deficit buxhetor, 0.7 për qind rritje të borxhit publik. Nga 62, po shkon 63, por nuk mund të deklarohet 73 për qind”, tha ish-kreu i Financave.



Gazeta Panorama
Shiko fotografinë 1426663
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back