Bluetooth

Grimca historie .
download (6).jpeg
Njëherë e një kohë ishte një mbret, Harald (Harold) I i Danimarkës, i cili në mesjetën e hershme (mbretëroi midis 940 dhe 986) u vlerësua me
bashkimin e pjesës më të madhe të Skandinavisë, duke mbretëruar mbi Danimarkën dhe Norvegjinë. Ai kishte një pseudonim kurioz, "dhëmb i kaltër" (në gjuhën daneze blátønn) dhe nuk është e qartë pse e quanin kështu: hipotezat ishin se ai kishte dhëmbë të këqij ose se në betejat e natës, për të kamufluar më mirë veten, ai dikur lyente dhëmbët blu ose se ishin boronica, të cilat i hante shumë dhe i njollosnin dhëmbët.

Kjo histori e lashtë u ringjall në vitin 1996 kur disa kompani të mëdha në sektorin e teknologjisë dhe telefonisë celulare, duke përfshirë Ericsson suedeze dhe Nokia finlandeze (në atë kohë një nga prodhuesit kryesorë të telefonave celularë në botë) vendosën të formojnë një konsorcium për të krijuar një linjë të shkurtër..
main-qimg-2a1dc2c89757ccf760b25b9bd97a5a05-lq.jpeg
Inxhinierët më të vlerësuar dhe novatorë u mblodhën në Toronto vitin e ardhshëm për të realizuar këtë projekt të cilit nuk i kishin vënë ende një emër. Ishte Sven Mattisson nga Eriksson, i cili sapo kishte mbaruar së lexuari një libër mbi vikingët dhe u mahnit nga figura e Haroldit "Blue Tooth" i cili kishte bashkuar tokat dhe njerëzit edhe përmes krishterimit, i cili propozoi "Bluetooth" ("dhëmbi blu" në anglisht). Edhe logoja Bluetooth i referohet mbretit mesjetar të pangopur për boronica(mirtil),pasi përbëhet nga kombinimi i dy shenjave të alfabetit të përdorur nga popullatat e lashta gjermanike dhe skandinave e korrespondojnë saktësisht me inicialet H dhe B. i Mbretit Harald blåtand; Harald Bluetooth..🙂🙃
@Desa ku je 🤗
CKtCu3UXAAEFA7v.jpg
(Daniela Musini)
By Lauri 👍
 
Dje në kurs mbi restriksionet e reja të ushqimit me sondë nazale të pacientëve me diabet. Pastaj në kremtim të festave të fundvitit.
Sot ( si e shtunë duhej të isha e lirë 🙄), në mbledhje fizike me seli në Kopenhagë të Federatës Europiane të mjekve shqiptar.

Tema:
Sipas Hans Ole Mathiesen, inspektor i muzeut në Kongernes Jelling, një shpjegim tjetër mund të jetë se Harald mbante veshur rroba blu. Ngjyra blu ishte më e shtrenjta, ndaj duke veshur blunë, Harald theksonte dinjitetin e tij mbretëror.
 
Më pëlqen më shumë ky versioni yt 💙 në vend të dhëmbëve të ngjyrosura nga mirtilli 😁
 
Dje në kurs mbi restriksionet e reja të ushqimit me sondë nazale të pacientëve me diabet. Pastaj në kremtim të festave të fundvitit.
Sot ( si e shtunë duhej të isha e lirë 🙄), në mbledhje fizike me seli në Kopenhagë të Federatës Europiane të mjekve shqiptar.

Tema:
Sipas Hans Ole Mathiesen, inspektor i muzeut në Kongernes Jelling, një shpjegim tjetër mund të jetë se Harald mbante veshur rroba blu. Ngjyra blu ishte më e shtrenjta, ndaj duke veshur blunë, Harald theksonte dinjitetin e tij mbretëror.

Më kujtove një pjesë nga ky filmi, pjesën kur zbarkon fillimisht në Francë ky personazhi negativ anglez 😁

Top