Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit, 9.5 mld dollarë dëm në ditë

Bllokimi në kanalin e Suezit po i shkakton tregtisë globale 9.6 miliard dollarë dëm në ditë, shpresë se mund të rihapet së shpejti


-640-0-6060eeec79099.jpg

Anija “Ever Given” 400 metra e gjatë, e cila u pozicionua keq dhe bllokoi kanalin e Suezit, një nga pikat më të rëndësishme tregtare në botë në datën 23 Mars, po i shkakton humbje kolosale kompanive të tregtisë në mbarë botën.

Çdo orë që vonohet zhbllokimi i kanalit 400 milion euro mall zhvlerësohet ose skadohet dhe shumë tarifa të tjera vonesash dhe sigurimesh shtohen.

Sipas kalkulimeve të bëra nga autoritet dëmi i shkaktuar është plot 9.6 miliard dollarë në total për çdo ditë. Më alarmant është fakti se për shkak të masivititetit të anijes së mallrave “Ever Given” (224.000 ton, një prej anijeve tregtare më të mëdha të botës) ishte parashikuar se do të duheshin me javë të tëra për ta zhbllokuar kanalin. Por, sipas sipërmarrjes së logjistikës të lundrimit GAC me anë të përpjekjeve eskavatorëve, por edhe lëvizja e favorshme e zbaticave mund të bëjë që brenda fillimit të javës që vjen të mund të ketë zhbllokim të tij.

-640-0-6060eeec9a198.jpg

Kujtojmë se Kanali i Suezit lidh detin Mesdhe me detin e Kuq, duke qenë kështu segmenti kyç që lejon tregtinë mes kontinentit europian dhe atij aziatik. Brenda një viti përmes këtij kanali lundrojnë rreth 18.000 anije tragtare, ose 13% e të gjithë volumit të tregtisë botërore.

-640-0-6060eeecc8dcb.png

Bllokimi i këtij kanali ka detyruar anijet të marrin rrugën e gjatë përreth kontinentit Afrikan, por kjo është një sipërmarrje e rrezikshme dhe me kosto. Shpenzimet për të bërë këtë rrugëtim janë më të mëdha dhe udhëtimi zgjatet disa ditë, ndërkohë që këto zona kanë edhe piratë që rrezikojnë sigurinë e anijeve dhe mallrave që transportohen në to.

Tiranapost.al
 

Attachments

  • -640-0-6060eeec79099.jpg
    -640-0-6060eeec79099.jpg
    50.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-6060eeec9a198.jpg
    -640-0-6060eeec9a198.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-6060eeecc8dcb.png
    -640-0-6060eeecc8dcb.png
    46.5 KB · Shikime: 0
  • -640-0-6060eeec79099.jpg
    -640-0-6060eeec79099.jpg
    50.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-6060eeec9a198.jpg
    -640-0-6060eeec9a198.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-6060eeecc8dcb.png
    -640-0-6060eeecc8dcb.png
    46.5 KB · Shikime: 0
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Sa u rriten cmimet per ate "sabotazhin" e mbani mend??
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back