Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Blindohen” zgjedhjet, 5.700 policë ruajnë votën

Policia e Shtetit shqiptar ka angazhuar 5.700 efektiva për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.
Krahas dispozitave të parashikuara në ligjin "Për Policinë e Shtetit" edhe KQZ si institucioni që administron procesin elektoral, ka miratuar udhëzime të posaçme ku parashikohen detyrat e strukturave policore dhe forcave të ushtrisë gjatë periudhës zgjedhore.

Udhëzimet e Komisionit elektoral përcaktojnë që rendi dhe siguria gjatë zgjedhjeve ruhet nga Policia e Shtetit. Kjo e fundit bashkëpunon ngushtësisht me KQZ-në lidhur me përmbushjen e detyrave gjatë procesit, si ruajtja e selive të KZAZ-ve nga momenti kur në to mbërrijnë materialet e votimit e deri në datën e zgjedhjeve.

Për të pasur një situatë të mirë më 28 qershor punonjësit e policisë janë trajnuar në qendrën e formimit policor, nën vëzhgimin dhe asistencën e misioneve të huaja. Ligji parashikon që "asnjë punonjës policie nuk do të jetë i pranishëm në QV, me përjashtim të rasteve kur ai do të duhet të ndërhyjë për ndonjë incident të mundshëm dhe vetëm me kërkesën e komisionerëve". /gazeta start/
policia-shqiptare.jpg
 
Rrezik do jene si ato policet qe bllokuan punimet per PS......
 
Last edited by a moderator:
Plan masash për sigurinë në zgjedhje, gati 5500 policë


TIRANث- Policia ka deklaruar sot se ka tashmë gati një plan masash për të garantuar sigurinë në zgjedhjet e nesërme. Në total numri i punonjësve të policisë të trajnuar për të shërbyer në qendrat e votimit është 5500 vetë. Ndërkohë sot, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka deklaruar se ka marrë masat për sigurimin e rendit e qetësisë për Zgjedhjet e Kuvendit 2009 dhe për ngritjen dhe funksionimin e Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit të shërbimeve të policisë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas një njoftimi për shtyp, kjo drejtori ka sqaruar se në muajin Maj 2009, në Komisariatet e Policisë dhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është zhvilluar Kursi 1-ditor për detyrat e policisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Ndërkohë që KQZ-së i është përcjellë lista e punonjësve të policisë që do të angazhohen me detyra për sigurimin e Objekteve Zgjedhore dhe shoqërimin e Komisioneve dhe materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit për tek Vendet e Numërimit të Votave.
"Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka vënë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë 458 punonjës policie të trajnuar, të cilët do të angazhohen me detyra të policisë gjatë zgjedhjeve për Kuvendin në Qarkun e Dibrës, Elbasanit, Fierit dhe Korçës"- thuhet në njoftim.
Sipas tij, i gjithë personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, është i pajisur me dokument identifikimi, i cili përmban fotografinë, gradën, emrin dhe mbiemrin e punonjësit të policisë, numrin kodik, si dhe Numrin e Qendrës së Votimit apo KZAZ/VNV-së.
Policia garanton gjithashtu se janë marrë masa për sigurimin e KZAZ-ve të cilat janë vendosur në 16 Objekte Zgjedhore dhe aktualisht po merren masa për marrjen në ruajtje të Qendrave të Votimit. sHEKULLI
 
Bravooooooooooo shteti
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back