Bletën e zë hashashi, shkatërrohen 40% e koshereve; 60 mln euro humbje

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1428457


Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionë euro. Bletarët e kontaktuar nga “Monitor” bënë si shkaktar kryesor të humbjeve kultivimin masiv të hashashit në vend

Refik Kutrelli, nga komuna Orenje e Librazhdit, humbi këtë vit të 27 kosheret e bletëve. Bleta e fundit iku javën e kaluar dhe tani kanë mbetur kosheret me mjaltë.

Familja Kutreli, përveç bagëtive, e kishte burim kryesor të ardhurash mjaltin. Prej vitesh, Refiku është marrë me mbarështimin e bletëve, por ajo që i ka ndodhur në vitin 2016 e ka befasuar. ثshtë i shqetësuar nga fakti se ende nuk po kupton shkaqet se pse bletët i kanë ikur nga kosheret e nuk janë kthyer më. “Nuk kam bërë analiza se pse bletët vdiqën, pasi ato kanë ikur për kullotë dhe nuk janë kthyer më. Të gjitha mjekimet i kam bërë. Ilaçet më vinin nga Greqia”, – thotë bletërritësi. Fenomeni, sipas tij, është i përhapur në të gjithë Librazhdin këtë vit dhe vetëm në komunën Orenje, rreth 2000 bletë nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet për familjet fermere që sigurojnë jetesën në këtë mënyrë janë të mëdha. Bletërritësit e zonës në shumë raste bëjnë me faj kultivimin e drogës në kodrat përreth, e cila i ka harlisur bletët, të cilat nuk kanë gjetur më rrugën për t’u kthyer në koshere.

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë njofton se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për 2016, më shumë se 142 mijë nuk e kanë kaluar dimrin. Kryetarja e Shoqatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Lejla Shehu, ndërthur shumë faktorë që kanë çuar në këtë humbje. Dimri i acartë, mungesa e standardeve në mjekim dhe përhapja masive e rriqrës kanë qenë faktorët kryesorë që kanë çuar në humbje. Ajo nuk e përjashton faktin se kultivimi i drogës ka ndikuar negativisht, por shpjegon se nuk ka fakte shkencore ose të dhëna laboratorike për këtë fakt. Por Shehu thotë se era e bimës mund të ketë ndikuar në trullosjen e tyre, duke bërë që bletët të humbin rrugën për në koshere. Nga ana tjetër, bletarët të cilët kanë humbur bletën në kullotë, nuk gjejnë arsye tjetër, veç efekteve çoroditëse të hashashit.

Fenomeni i humbjes së bletëve ka përfshirë të gjithë vendin pa përjashtim. Shyqyri Poçi, nga Komuna e Malit të Zi në Kukës, inxhinier pyjesh dhe që merret me bletarinë në një zonë ku dominon gështenja, tha se ky vit që dramatik për komunën. Ai tha se rreth 80 për qind bletëve nuk e kanë kaluar dimrin. E gjithë komuna llogaritet të ketë humbur rreth 1500 bletë.


Humbjet për bletarët arrijnë 60 milionë euro

Biznesi i bletarisë ka marrë hov vitet e fundit, pasi numri i koshereve është trefishuar gjatë dekadës. Mirëpo ky biznes është zhvilluar tërësisht spontanisht, pasi mungojnë politikat për zhvillimin e standardizuar të tij, mbështetja financiare dhe për më tepër specialistët. Sot, Ministria e Bujqësisë nuk ka një specialist që të njohë sektorin e bletarisë dhe të kujdeset për politikat e sektorit. Prandaj humbjet e fermerëve, jo vetëm që kanë ngelur jashtë vëmendjes të institucioneve, por në fakt i kanë krijuar një humbje kolosale ekonomisë së vendit.

Sipas përllogaritjeve, humbjet nga bletët e vdekura në rang kombëtar arrijnë në rreth 60 milionë euro. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bletarisë, një koshere kushton rreth 20 mijë lekë. Ndërsa rendimenti i vjetor i një blete nga sasia e mjaltit që prodhon mesatarisht (12-20 kilogramë) llogaritet 36 mijë lekë në vit. Për rrjedhojë, vlera e kosheres së bashku me vlerën e munguar e fitimit vjetor nga mjalti për 144 mijë koshere llogaritet mbi 8 miliardë lekë ose 58 milionë euro.

Për shumë familje që jetesën e tyre e kanë të lidhur me fitimet që vijnë nga mjalti, humbja sado e vogël që të jetë në vlerë është e lartë për ekonominë familjare.

Mbarështimi i bletës është shtuar shumë vitet e fundit thotë Kryetarja e Shoqatës së Bletërritësve, Lejla Shehu, por ajo shprehet se mungesa e përvojës dhe mungesa e njohurive në shumë raste kanë sjellë dështim. Shumë persona, nisur nga mundësitë e kufizuara për punësim apo për biznes, e kanë parë bletën si mjet fitimi të shpejtë. Por është krejt e kundërta, – thotë Shehu. Bleta kërkon përkushtim, përkujdesje dhe për më tepër duhet të kesh njohuri të thelluar për insektin në mënyrë që të realizosh pritshmëritë. Shumë biznese kanë investuar disa prej fondeve të lira në blerjen e bletëve duke punësuar persona, por shumica prej tyre nuk ia kanë dalë, thonë bletërritësit. Insekti kaq i dobishëm për njerëzimin kërkon përvojë dhe përkujdesje të veçantë.

Hashashi si shkaktar

Për disa zona, humbja e bletëve këtë vit ka qenë atipike. Banorët janë të tronditur pasi bleta ka ikur në kullotë dhe nuk është kthyer më. Por edhe mbi këtë fenomen, bletarët kanë pikëpamje të ndryshme. Në kohën kur hashashi mbillej në Lazarat, në të njëjtën kohë lazaratasit kishin edhe bletë. Madje mjalti i Lazaratit nisi të marketohej si mjaltë hashashi dhe shitej shumë shtrenjtë në treg, për shkak të efekteve që karakterizojnë bimën. Por disa bletarë të tjerë mendojnë se është pikërisht hashashi që po i vret bletët. Në Lazarat kjo nuk ka ndodhur pasi bima ka qenë relativisht e shkurtër dhe jo e dëmshme.

Por Kutrelli nga Orenja e Librazhdit thotë se bletët ishin të shëndetshme, por kanë lënë zgjojet plot me mjaltë dhe nuk janë kthyer nga kullota. Kemi dyshime për hashashin, por nuk kemi kryer analiza shprehet ai.

Shyqyri Poçi nga Kukësi, ekspert pyjesh dhe bletërritës, pohon se janë disa varietete të hashashit që kanë hyrë në vend vitin e kaluar që kanë dëmtuar bletën. Më tej, ekspertët nga Shoqatat e Bletarisë pohojnë se bima dhe era që lëshon në kullota i ka harlisur insektet që më pas nuk kanë gjetur rrugën për në koshere.

Bletarët pohojnë se një fermer nga Tirana, i cili humbi të 171 kosheret e tij ka bërë analiza laboratorike në Turqi dhe ka gjetur se bletët kanë vdekur pikërisht nga kullota në bimët e hashashit. Vitin e kaluar, në të gjithë vendin, sidomos në pyje dhe zonat rreth tyre u mboll hashash. Vendet ku u mboll droga ishin më së shumti kullota të bletëve. Bletarët nga zona e Përmetit në fshatin Frashër kanë shprehur shqetësime më herët se bletët kishin braktisur kosheret në kohën e lulëzimit të hashashit. Në këtë rreth, mbjellja e drogës ka qenë më masive, fakt ky i konfirmuar edhe nga të dhënat policore mbi sasitë e kapura.

Shqip
 
ثshtë i shqetësuar nga fakti se ende nuk po kupton shkaqet se pse bletët i kanë ikur nga kosheret e nuk janë kthyer më.

Shkaku dihet o vella, bohen dru dhe e humbin orientimin.
 
Po peshkun qe s'e ze hashashi, pse nuk ka peshk Shqiperia?!...
...harrova, peshkun e ze dinamiti!!!

Ikni o se leni nam, per shkaterrime e hajdutesi i kini trrute vetem... nuk thone dot qe vodhen me kulture 60 milione euro, thone i dhimte barku bletes se qe me barr!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top