Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
bleona_bikini1.jpg

Sërish surpriza nga Bleona Qereti. Ndërsa pak javë më parë, fraza e saj “tani jam amerikane” u kthye në subjektin kryesor për shumë nga gazetat rozë në Shqipëri, këngëtarja e suksesshme sjell këtë herë një tjetër deklaratë. Edhe pse më parë, fillimisht përmes një intervistë ekskluzive në Gazeta Shqiptare, e më tej me përgjigjet në disa media të tjera, Bleona e kishte sqaruar se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se Shqipëria ishte vendi i saj, vendi që donte më shumë se gjithçka tjetër, tek ne kishte ende nga ata skeptikë që nuk besonin, e që përsëri e gjykonin në forume virtuale. Pikërisht për t’iu përgjigjur këtyre mosbesuesve, Bleona ka folur shqip në intervistën e radhës që ka dhënë për kanalin e modës “Fashion News Live”, për të njëjtin gazetar që realizoi edhe intervistën e mëparshme. Këngëtarja ka marrë mikrofonin dhe ka përshëndetur në shqip të gjithë shikuesit, ndërkohë që intervista ka pasuar me disa pyetje të gazetarit, i cili ishte vënë në dijeni për popullaritetin që kishte fituar në Shqipëri si pasojë e intervistës së parë (pasi e pyeti natyrisht për veshjen dhe aksesorët). Ndërsa, Bleona tregon për problemet që i janë krijuar pas prononcimit dhe pasi i thotë shqiptarëve se i do shumë, i lë radhën gazetarit, i cili përshëndet gjithashtu në shqip pas instruksioneve që këngëtarja i bën. Në këtë intervistë Bleona ka sqaruar gjithashtu se është e martuar, pas ngacmimeve të moderatorit për të krijuar bashkë një familje me shumë fëmijë të bukur shqiptarë. Bleona ka marrë gjithë komplimentet e mundshme nga gazetari, ku përveç epiteteve e bukur, seksi, etj., ai ka shtuar se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për përpjekjet që Bleona po bën në Amerikë për të prezantuar Shqipërinë.///kuriozitete.al
 
Pe: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

U be mesuese gjuhe tashme kjo? Sa kushton nje muaj kurs gjuhe? :syze::P
 
Pe: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

Isha bere merak qe kishte kaq kohe qe sdinim me te rejat e fundit te Bleos:D Shyqyr qe eshte mire :P....
 
Titulli: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

ky po tallet me te edhe ajo e merr gjasme se po e shpeton nga gafa qe beri me perpare ma do mendja se e ka vrare karrieren nejse mire qe u be amerikane se njerez si keto nuk na duhen.


 
Pe: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

Ore po sa shume e hap gojen kjo lol :D
 
Pe: Titulli: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

ky po tallet me te edhe ajo e merr gjasme se po e shpeton nga gafa qe beri me perpare ma do mendja se e ka vrare karrieren nejse mire qe u be amerikane se njerez si keto nuk na duhen.




e pe sa shum na donte dhe gazetari LOL LOL LOL

---------- Post added at 21:49 ---------- Previous post was at 21:46 ----------

Ore po sa shume e hap gojen kjo lol :D

e ka nga emocionet ndaj e hap gojen shum kjo ashtu e ka pas qe e vogel :D
 
Pe: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

...dhe Bleona ka paguar nje thes me para per ta dhene kete deklarate, pas kritikave te shumta qe i jane bere ....
 
Pe: Bleona Qerreti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

Sa kerkon te mburret dhe kjo ,mbeti duke dal neper intervista te huaja .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 66.7%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 33.3%
  • Vetëm …

    Votat: 1 16.7%
Back
Top