Blendi Fevziu ja "kalon" edhe Marcel Proust-it

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Shkrimtarja Arlinda Guma ka ironizuar librin e ri të gazetarit Blendi Fevziu “Tirona e nonës”, i cili vjen para panairit dhe se vetë moderatori ka thënë se ka punuar 3 muaj për ta shkruar.

“Blendi Fevziu ka shkruar një libër të ri. E paska shkruar për tre muaj! Gjithsej ka shkruar 14 libra.Kaq kisha. (Kjo, sa për apdejtim me gjenialitetet e fundit letrare!).Ua ka treguar disa njerezve me shume ndikim ne boten letrare shqiptare dhe ata i thane: Je gjeni qe i shkruan kaq shpejt!Vete Prusti deshi te ngrihej personalisht nga varri dhe te shkonte e te digjte me doren e tij te gjithe librat qe kishte shkruar!”, shkruan ajo.

Ndërkohë, Guma shton: “Po po, makineri, rron me shume ambalazhi me te cilin me mbeshtjell buken shitesja mua, se sa librat e tij”


Tirananews
 
hahahahahahahaha,sinqerisht shume paska shkruar.
E ky i fundit ne 3 muaji nje liber.shpejtesi sketerr.
Habitshme qe se konkuroka KAdaren ky?! :p
Gjithesesi varet trajta e problematikes qe trajton ne libra.
Nese jane ne stil analitik,eh s`duan e shume frymzim.
Njohje dhe mbledhje informacioni me shume.
 
Personalisht skam ndonje pelqyeshmeri per Fevziun , por kete Arlinden e kuptoj si shkrimtare qe eshte ....
Inat mes kolegesh...
Nese dikush impenjohet , ia del edhe me 1 muaj.
Dhe te shkruash liber , cilido zhanri qe ke zgjedhur , eshte i lodhshem dhe teper i veshtire.
E te thuash qe " analitika" (Analiza Politike apo Gjeopolitike) qenka me e thjeshte se romanet e Arlindes hahahahahahahahahaah

kaq
 
Personalisht skam ndonje pelqyeshmeri per Fevziun , por kete Arlinden e kuptoj si shkrimtare qe eshte ....
Inat mes kolegesh...
Nese dikush impenjohet , ia del edhe me 1 muaj.
Dhe te shkruash liber , cilido zhanri qe ke zgjedhur , eshte i lodhshem dhe teper i veshtire.
E te thuash qe " analitika" (Analiza Politike apo Gjeopolitike) qenka me e thjeshte se romanet e Arlindes hahahahahahahahahaah

kaq
Nese kete te fundit e kishe ne lidhje me komentin tim me siper,une nuk e krahasova me Arlinden,sepse se njof fare ,as s`ja kam iden kush eshte.
Por di qe librat qe bejne cilsin boterore te letersise kalsike,kane marre dhe nga 7 vite nje liber.
Qendron qe shkruhet nje liber dhe ne nje muaji apo dy.
Ne varsi te cilsis,cfare afron, dhe se sa ajo qe servir vitrines lexuese eshte e afte ti qendroje kohes.
Ndersa librat analitik shpesh vijne ne formen e permbledhjes se njohurive tona,sic zoteria eshte gazetar, plus sim ato qe mbledhim dhe botohen.
 
Zoteria na pelqen apo jo , eshte njohes i mire i profesionit te tij.
Dhe te besh analiza ekonomike , politike, gjeografike ,historike kerkon shume njohur dhe pune kerkimore.
Se nuk shkruhet liber ne kuader thashethemesh , me tha i thashe...ne te kundert kishin bere te gjithe libra!
Klasiket qe ti i cileson te veshtire mbi trillime historish (histori imagjinare) nuk kane veshtiresi ne nderthurjen e historise ne vetvete, por mund te kene ne llafollogjine e tyre, njohurite mbi ngjarjet (qe mund te permenden) e element perberes...

asnje liber cilido qofte zhanri e cilesoj nuk eshte i thjeshte te shkruhet.

Dhe kohezgjatja e nje libri nuk matet me vitet , se nuk eshte produkt qe e fut ne furre , por ka shume element
Koha ne dispozicion, financimet etj etj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top