Blen një derrkuc për gruan, por tashmë ai peshon 150 kg

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nuk ka dhuratë më të bukur se sa një derrkuc për gruan: ajo do të ndihet ndoshta si e famshme, si Paris Hilton për shembull apo si Victoria Beckham!

maiale-gigante.jpg


Kështu ka menduar një zotëri, por në fakt diçka duket se ka shkuar keq! Derrkuci i vogël, që ai ia dhuroi gruas së tij, u rrit paksa si shumë dhe u bë një derr gjigant, që tanimë peshon më shumë se 150 kg. Burri gjatë një interviste për The Sun ka thënë se: “Ndihem i habitur për transformimin e derrkucit tonë të dashur. Në dyqanin ku e bleva më siguruan se përmasat e tij nuk do të rriteshin kaq shumë!”.
Ditët e derrit të quajtur Modell, janë pothuajse të njëjta: përveçse ha, ai kalon shumë kohë brenda shtëpisë duke parë televizor i shtrirë në divanin e tij personal, të krijuar nga padronët. Megjithatë këta të fundit janë të kënaqur me derrin e tyre, sepse ai hingëllin sa herë dëshiron të bëjë nevojat e tij personale. Kjo gjë ka ndodhur në Londër të Anglisë.

G.shqip
 
Pe: Blen një derrkuc për gruan, por tashmë ai peshon 150 kg

pasken ba mish mjaft.:lol:
 
Back
Top