Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bjeshkët e Namuna, ose Bjeshkët e Bekuara

bjeshket.jpg

Nga James Ottery

Mos lejoni që të ngatërroheni nga emri. Këto maja të larta dhe të pashkelura shqiptare vërtet njihen si Bjeshkët e Namuna (Mallkuara) – por kur hyn në brendinë e tyre – “të bekura” mund të ishte mbiemri i duhur.

Për eksploruesit e maleve që pëlqejnë rrugët më të largëta, peizazhin mahnitës dhe mikpritjen ballkanase, kjo ecje tetë-ditore paraqitet si një nga aventurat më të mëdha verore në rajon. Shqipëria është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi – është krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita – por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm.

Bjeshkët e Namuna mbretërojnë mbi Europë

Alpet Dinarike, në të cilën bëjnë pjesë Bjeshkët e Namuna, ndodhen disa orë në veri të kryeqytetit të vendit, Tiranës. Shkëmbinj madhështorë gri ngrihen mbi fusha magjepsëse me lule. Lumenj të kulluar përshkojnë tej-për-tej luginat e gjelbërta. Shtigje të gjata gjarpërojnë mes-për-mes maleve dhe ndeshen rrallë me ndonjë stan apo han të braktisur.

Malet më të mira të Europës për ngjitje?

Ky shteg europian ndodhet në një pjesë të izoluar por të mrekullueshme të kontinentit. Edhe pse shiu gjatë verës është i rallë, moti gjithsesi mund të jetë variabël, kështu që merrni me vete një mushama si dhe ndonjë kapele me strehë dhe pantallona të ndryshme.

Do të ecni një javë nëpër peizazhe mahnitëse. Në një pikë të caktuar rrugëtimi ngjitet në lartësinë marramendëse prej 2,217m në Malin e Arapit, i njohur si “Matterhorn-i i Shqipërisë”.

Mikëpritja në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme. Malet kanë disa fshatra të lidhura me njëri-tjetrin, kështu që akomodimi kryesisht do të kryhet në shtëpiza të vogëla fshati. Dhomat do të kenë dritare dhe një vakt të kënaqshëm.

Ka një arsye të mirë përse udhëtarët e shumtë flasin me tone të mrekulluara. اdokush që e vlerëson magjepsjen e pastër të aventurës, ka disa mundësi edhe më tërheqëse për të ngjitur disa prej majave më të paarritshme të Ballkanit, duke përdorur veshje të përshtatshme sportive si dhe rroba që iu mbrojnë nga dielli, për të hyrë në zemrën e Bjeshkëve të Namuna.

Shumica e shtigjeve është e aksesueshme vetëm gjatë muajuve të verës, çka e bën edhe më të magjishme virgjërinë e tyre. Shijet e malit që mund të provohen janë trofta e egër e pjekur si dhe rakia e kumbullës.

Telegraph
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back