Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Besoj se nuk keni parë shpesh që një biznesmen të ‘varrosë’ makinën e tij superluksoze Bentley për ta gjetur atë në botën tjetër. I inspiruar nga një dokumentar për Egjiptin, braziliani Count Scarpa vendos të fusë në dhe makinën e tij që kushton rreth 370 mijë euro. Makina do të "varroset" sipas një riti që praktikohej dikur nga faraonët egjiptianë. Sipas tij kështu do e shpëtojë pasurinë e tij për botën e përtejshme.


Scarpa është përballur me vdekjen dy herë. Në vitin 2009 ai ishte në koma për dy muaj pasi një supervirus gati sa nuk e vrau gjatë një operacioni për reduktimin e stomakut.

Dy herë ai kaloi në vdekje klinike dhe iu bënë ritet e fundit nga një prift. Faraonët i varrosnin edhe kafshët e tyre shtëpiake, për të pasur shoqërinë e tyre në botën e përtejshme. /albeu.com/

68818.jpg
 
Titulli: Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

seriozisht e ka ky :cekic:...jo jo asgje nuk eshte me normale ne kete bote :hmm:
 
Titulli: Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

Do te shkoj une ta cvarros
 
Titulli: Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

Po nuk ekziston vdekja per biznismen se di pse ka mendun ky keshtu:jooo
 
Titulli: Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

E kisha varros me para biznesmenin se makinen ,ani bentleyy hmmm
 
Titulli: Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

hahahahahahha sa injoranti ! e kan pyet Hoxhen Jakup Asipi , Allahu e meshiroft se a ka me pas ne xhennet makina , ai pergjigjet " pse a edhe ne xhennet doni me u bo me ulje a " hahaha :D
 
Titulli: Biznesmeni "varros" supermakinën: Më duhet për në botën tjetër !

E paska bo Smokingun pis tu hap gropen me lopat...

Kti i paska ra telebingo (trashegimtar),dhe i mungoka pak vemendja revistave. Sapo e mori ate qe kerkoi!
 
Back
Top