Birra forcon eshtrat e femrave

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Birra është një pije e cila kryesisht lidhet me botën e meshkujve dhe presim që gjithmonë i pasionuari ndaj birrës, të jetë mashkull. Mirëpo, në bazë të rezultatit të studimit më të ri shkencor, gratë do të duhej tu bashkoheshin meshkujve në konsumimin e rregullt të birrës, sepse kjo pije freskuese i forcon edhe eshtrat. Nëse nuk jeni një adhuruese e birrës, ndoshta ky zbulim interesant do tua ndryshojë mendimin. Një grup i studiuesve spanjollë fillimisht ka testuar 1700 femra të shëndosha të moshës mesatare 48 vjeçe rreth shprehurës së tyre për konsumimin e pijeve alkoolike, ndërsa më pas janë bërë kontrollet me ultrazë dhe atë të eshtrave të dorës, sepse në gishta gjithmonë së pari paraqiten simptomat e osteoporozës. Sipas pohimit të shkencëtarëve, eshtrat e femrave që rregullisht kënaqen në birrë, në të vërtetë janë më të dendur dhe më të fortë dhe kjo do të thotë se këta persona do të kenë gjasa më të vogla që të sëmuren nga osteoporoza. Nëse i besohet këtij studimi të pazakontë, edhe konsumimi i sasive të vogla të birrës mund të kontribuojë në shëndetin e eshtrave, çka mund të konkludojmë se nuk duhet tepruar në asgjë, edhe kur bëhet fjalë për birrën.
•parajsa•
 
Titulli: Birra forcon eshtrat e femrave

mbase edhe forcon eshtrat ... por se ke iden sa i dobeson shtreterit :P
 
Titulli: Birra forcon eshtrat e femrave

mbase edhe forcon eshtrat ... Por se ke iden sa i dobeson shtreterit :p

po pra ...jua ben punen me te kollajsme ju djmve
hihihiihihihihihi
 
Titulli: Birra forcon eshtrat e femrave

interesante......tani e tutje do e pi birren ne vend te ujit:D:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top