Binjaket siameze lindin me një zemër

My Self

Born To Be Happy
binjake-siamez.jpg

Dy binjake siameze, të bashkuara përmes kraharorit dhe me një zemër të vetme dhe një sistem po të vetëm qarkullimi të gjakut, kanë lindur pak javë më parë në qytetin e Bolonjës, në Itali.
Sipas mediave italiane, aktualisht binjaket ndodhen të shtruara në repartin e anesteziologjisë dhe reanimacionit pediatrik.

Tani, spitali dhe prindërit e tyre duhet të vendosin se cfarë plani mjekimi të ndjekin.

Të sapolindurat, gjendja shëndetësore e të cilave për momentin është e qëndrueshme, po monitorohen vazhdimisht.

Ato u janë nënshtruar kontrolleve për t’u mundësuar specialistëve që të vlerësojnë shtegun mjekësor dhe terapeutik më të përshtatshëm për të siguruar mbijetesën e tyre.

Burimi: Top-Channel!
 
Pe: Binjaket siameze lindin me një zemër

Sa gjynaf:( Shpresoj te gjejne nje zgjidhje ti shpetojne te 2:(
 
Back
Top