Binjakët Identik

METi

-=EdoLorEli=-
Agroni dhe Arbeni ishin binjakë identik. Agroni posedonte një barkë gjysëm të shkatërruar dhe ishte i vetmi që e përdorte atë. Një ditë ai u'a huazoi barkën disa turistave të cilët gjatë lundrimit e fundosën barkën. Agroni e kaloi tërë ditën duke u munduar të shpëtoj sa më shumë gjëra nga barka dhe pothuajse tërë ditën e kishte kaluar jashtë dhe nuk ishte takuar me vëllaun e tij Arbenin.

Arbenit atë ditë i kishte vdekur gruaja por Agroni nuk dinte asgjë! Gjatë kthimit në shtëpi i binte rrugës nga qyteti për t'i blerë disa artikuj ushqimor.

Një fqinje e tij e moshuar e gaboi Agronin me Arbenin dhe i tha: "Më vjen keq për humbjen tuaj. Me siguri ndjehesh tmerrshëm."

Agroni duke menduar se plaka po fliste për barkën e tij, tha: "Dreqin jo, nuk ndihem tmerrshëm! Në fakt më bëhet qejfi që u lirova nga ajo. Ajo ishte e vjetër që nga fillimi. Fundi i saj ishte krejt i vyshkur dhe i vinte era si peshk i ngordhur. Dhe gjithmonë e rridhte ujin.

Ajo kishte një të qarë mbrapa dhe një vrimë të madhe përpara gjithashtu. Sa herë që e shfrytëzoja ajo vrimë vetëm sa shkonte duke u zmardhuar dhe depërtonte më shpejtë.

Më duket se i dhash fund ditën që u'a dhash në shfrytëzim atyre turistave të cilët kërkonin të argëtoheshin. I paralajmërova edhe ata që ajo nuk ishte aq e mirë dhe se kutërbonte nga era. Por ata budallenjët u munduan t'i hipnin të gjithë njëherësh dhe kështu e qajtën në mes!"

Gruas së moshuar i ra të fikët! :)
 
Titulli: Binjakët Identik

:haha::haha::haha::haha:
 
Titulli: Binjakët Identik

hahahah,e bukur!
 
Titulli: Binjakët Identik

e bukr jam dhi tu qesh :) ate qare nderroje beje çare hahhaha e modhe fare kjo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top