Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
binjakettt.jpg


Njëra ka lëkurë të errët dhe sy të mëdhenj kaf, ndërsa tjetra ka lëkurë si mermer, sy blu e flokë të verdhë. Kanë të njëjtën buzëqeshje, të njëjtën formë fytyre, por ndryshojnë kaq shumë nga njëra-tjetra.

Bëhet fjalë për Kian dhe Remee, binjaket që kanë lindur një minutë njëra pas tjetrës, por në fakt përbëjnë një rast tepër të rrallë kombinim genesh, një në 1 milion. Tani ato janë 7 vjec dhe gjatë viteve të para të jetës njerëzit janë habitur pa fund kur mësonin se janë binjake. Nëna e tyre Kylee Hudgson dhe babai Remi Horder janë mulatë dhe janë fëmijë të nënave të bardha dhe baballarëve me ngjyrë.

Ata thonë se vajzat nuk i kanë pyetur asnjëherë se përse ndryshojnë kaq shumë dhe nuk kanë patur asnjëherë ndonjë paragjykim racial.

"Ato nuk janë të shqetësuara për ngjyrën e tyre të lëkurës. Ato ndihen mirë dhe janë shembulli perfekt se si duhet të bashkëjetojnë njerëzit e rracave të ndryshme", thotë nëna e tyre Kylee. Kian është 60 sekonda më e madhe se sa motra e saj dhe erdhën në jetë në prill të vitit 2005, pas një operacioni cezarian.

"Njerëzit më pyesin se përse i vesh fëmijët njësoj dhe unë u them se ato janë binjake dhe kjo është arsyeja. Ata më shohin me cudi dhe kjo më shkakton irritim. Megjithatë fqinjët tanë e dinë që vajzat janë binjake dhe nuk më ngacmojnë me pyetje", thotë Kylee. Pavarësisht se vajzat janë binjake ato tashmë kanë nisur të bëjnë gjërat që pëlqejnë sipas dëshirës.

article-2123050-125685B6000005DC-512_634x927.jpg


article-0-1267E214000005DC-245_634x477.jpg


tch
 
Titulli: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

Sa te embla qe te dyjat ...i dua shum femijet binjak.
 
Titulli: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

Sa te lezetshme...interesant s'paskam degju as nuk paskam pare binjake te tilla.
 
Titulli: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

Vajza mamit e vajza e babit!
 
Re: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

ska ndonje gje shume te vecante, kam pare boll raste binjakesh qe s'ngjajne me njeri - tjetrin.
Te kene jete se qenkan shume te mira :)
 
Titulli: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

Si dy engjej ,njera cokollat tjetra qumsht....cokokrem :D
 
Titulli: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

MarshAllah si drita te dyja.
 
Titulli: Re: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

ska ndonje gje shume te vecante, kam pare boll raste binjakesh qe s'ngjajne me njeri - tjetrin.
Te kene jete se qenkan shume te mira :)

Keto te 2 ne fakt ngjajne, dhe ngjajne shume, duket qe jane binjake, vetem ngjyra i vecon, pra nuk kane baba te ndryshem, vetem qe njera ska mare genat e babajt.
Ata qe sngjajne, dhe dalin me 2 ngjyra, ka mundesi te kene baba te ndryshem, fenomeni quhet super-fekundacioni.
 
Titulli: Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç

Bukur, te dyja shume te lezetcme. Hera e pare qe degjoj rast te tille binjake tipare fizike komplet ndryshe.
 
Back
Top