Bimet sheruese sipas grupit te gjakut.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar marrja e bimëve shëruese sipas grupeve të gjakut, ndërsa dieta e cila po ashtu rekomandon ushqimin në përputhje me grupin e gjakut tashmë është treguar efikase.

Bimët shëruese mund të jetë edhe problematike për shëndetin nëse nuk konsumohen ashtu siç janë përshkruar. Pasi që nuk është mirë thjesht të shkoni në barnatoren më të afërte bimore ose në treg dhe të blini një qese me diçka në të cilën shkruan që zgjidh problemin tuaj, duhet të informoheni në kohë.

Ja një listë e shkurtër e bimëve shëruese të cilat përputhen ose jo me grupin tuaj të gjakut.

Grupi A i gjakut

Personat që kanë grupin e gjakut A kanë imunitet të dobët, stomak shumë të ndjeshëm dhe lëkurë dhe mukozë të ndjeshme. Përveç kësaj, kanë probleme me tension dhe nervat dhe do të duhej të marrin këto bimë shëruese:

- murriz të bardhë për rregullimin e punës së zemrës, ginseng për tension, kantarion për nerva, kaçë.

Duhen të shmangin bimët në vijim:

- mëndafshin e misrit, tërfilin e kuq.


Grupi B i gjakut

Personat që kanë grupin B të gjakut po ashtu kanë probleme me imunitetin, traktin tretës, veshkat dhe pankreasin. Do të duhej të konsumojnë këto bimë shëruese:

- gjethin e mjedrës për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, sherbelë, nenexhik djegës, majdanoz dhe xhenxhefil.

Bimët që duhen të shmangen janë:

- lulen e blirit, lëpushkën dhe lëpushën.


Grupi 0 i gjakut

Personat që kanë grupin 0 të gjakut kanë më së shumti problem me veshka dhe tëmth, për ç’arsye mund t’u krijohen gurët. Do të duhej të konsumojnë bimët shëruese në vijim:

- manat, blirin, luleradhiqen.

Duhen të shmangin bimët shëruese në vijim:

- lëpushën, aloen, gjembin e madh.



Gripi AB i gjakut

Personat që kanë grupin AB të gjakut kanë probleme të kombinuara të grupeve të gjakut A dhe B, prandaj duhen të konsumojnë këto bimë shëruese:

-çaj të gjelbër, gjethe të dredhëzës, jamball dhe gjembin.

Duhen të shmangin këto bimë shëruese:

- lëpushkën, lulen e blirit, tërfilin e kuq dhe mëndafshin e misrit.

310.png


/hugwords/
 
Back
Top