Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 11.02.2015 00:08

largea_bima-jpg1423609680.jpg


Nëse bima përdoret e vetme, shkakton reduktim për 28 për qind të qelizave të kancerit të gjirit, por në kombinim me hekur, pelini i ëmbël ia ka dalë që ta ”fshijë” kancerin në tërësi për 16 orë.
Ilaçi i kancerit ekziston edhe jo vetëm një, por ekziston një varg i ilaçeve bimore që me sukses e shërojnë kancerin.
Por, kjo bimë, pelini i ëmbël, në fakt është zbulim i jashtëzakonshëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Edhe pse studimi ekziston, dyshohet që industria farmaceutike do ta pranojnë ndonjëherë që një bimë mundet të bëjë atë që nuk do të mund ta bëjnë mijëra ilaçe sintetike. Pra sipas hulumtimeve të bëra para pak kohësh, të cilat janë botuar në revistën shkencore ‘Life Science’, artemisinina, derivat i bimës ‘Sweet Worm-Wood’ (Artemisia Annua L., përkthim nga anglishtja – pelini i ëmbël), e i cili përdoret në mjekësinë kineze, mundet të shkatërrojë 98 për qind të qelizave të kancerit të gjirit për më pak se 16 orë!

Nëse bima përdoret e vetme, shkakton reduktim për 28 për qind të qelizave të kancerit të gjirit, por në kombinim me hekur pelini i ëmbël ia ka dalë që ta “fshijë” kancerin pothuajse në tërësi. Për më tepër, në qelizat normale dhe të shëndetshme të gjirit pothuajse nuk ka pasur aspak ndikim në këtë hulumtim i cili, për dallim nga kimioterapia, është revolucionar, sepse përveç që i shkatërron qelizat e këqija të kancerit, ajo e shkatërron edhe indin e shëndetshëm dhe në atë mënyrë e dëmton seriozisht organizmin e njeriut.
Artemisinina në të kaluarën është përdorur si mjet i fortë kundër malaries, por tani është dëshmuar se është efikase edhe kundër kancerit. Kur pjesëmarrësve të studimit u është shtuar edhe hekuri, i cili shpesh mblidhet në indin e gjirit, por veçanërisht në qelizat e infektuara me kancer, artemisinina në mënyrë përzgjedhëse i ka sulmuar qelizat e “këqija”, ndërsa nuk i ka prekur qelizat e “mira”.
“Në përgjithësi, rezultatet tona dëshmojnë që pengimi i faktorit transkriptues E2F1 nga ana e artemisininës ndërmjetëson në ndaljen e qarkut qelizor të qelizave të kancerit në mënyrë kritike transportuese me të cilën artemisinina e kontrollon rritjen e qelizave riprodhuese të kancerit”, thuhet në konkluzionin e studimit të laboratorit të kancerit në Universitetin e Kalifornisë.
Hekuri mblidhet në qelizat kancerogjene me receptorë të veçantë që u ndihmojnë në ndarjen e qelizave. Qelizat normale i kanë gjithashtu këta receptorë, por qelizat kancerogjene i kanë në sasi më të mëdha, dhe sipas kësaj, mund të shënjestrohen me kambinimin e hekurit dhe artemisininës.
Deri tani janë bërë shumë eksperimente që dëshmojnë se artemisinina mundet ta mënjanojë në mënyrë efikase sëmundjen me prani të hekurit.
Ky ekstrakt në kinë është përdorur për mijëra vite kundër malaries. Paraziti i malaries nuk mundet që të jetojë në prani të artemisininës, sepse është i pasur me hekur.
Deri tani ku ekstrakt ka qenë vështirë që të blihet me çmime të volitshme, por me rritjen e interesimit për këtë bimë edhe çmimi do të mund të ishte u pranueshëm.
Kompania prodhuese e ilaçeve ‘Sanofi’ nga Franca ka premtuar se do të prodhojë 50 deri 60 tonelata artemisininë në vit, duke shpresuar se do ta plotësojë nevojën e tregut botëror.
 
Titulli: Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

si gjethe sene mu dukerka kjo mua...nejse po une si besoj hic

shnet
 
Titulli: Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Te gjitha ilaqet prejardhje bimore kane....Une mendoj qe nuk eshte me rendesi si duket, por cfare efekte mund te kete ne sherim!
 
Titulli: Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Une pelinin e njoh dhe e kam perdor kur isha ne Kosove, zona e Gjakoves kishte me shumice.Eshte bima me e hidhur qe ekziston per mua, por njihet historikisht si bime mjeksore.
Nuk do habitesha shume nese me te vertete ka vetite qe i pershkruhen siper!
 
Titulli: Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Popullorçe si i thone kesaj ? Me ngjason si mokth .
 
Titulli: Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Praktikisht meqe me interesoi si lajm lexova pak lart e poshte
508013979.jpg


Lexova qe ishin bere disa kerkime e studime mbi kete bimen, madje edhe deshmi qe fale kesaj ia kishin hedhur tumorit

Hmm sipas meje mjekesia ka arritur deri ne ate pike sa mund te sheroje cdo semundje, por nese do kishte zgjidhje per cdo semundje
si do funksiononte bota? Dmth do ishte nje faliment i madh per cdo gje.
Keto kerkime ishin bere ka kohe dhe lene pergjys ne 2011 per shkaqeee te ndryshme gjithsesi sa nje njeri kerkon shprese provon cdo gje
Pse te mos provoje dhe kete?
 
Titulli: Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Ka minimum 10 vjet qe lexoj panderpre per 'zbulimin e kures kunder kancerit', nderkohe miliona e miliona njerez po vazhdojne ta prejne bileten per andej.

Kompanite farmaceutike jane nder kompanite me fitimprurese dhe njekohesisht me te pista ne bote. Edhe nese e zbulojne (e qe mendoj se e kane zbuluar tashme) e mbajne te fshehur.

Kur ju bie pak qarkullimi, lansojne ndonje virus te tipit 'gripi i shpendeve' dhe arketojne miliarda.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top