Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton ka nisur vizitën e tij zyrtare sot në Shqipëri, kuj do të qëndrojë gati 24 orë.
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023.
Zoti Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.
“Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, shihen përgatitjet e fundit për ceremoninë e pritjes për ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Kjo është një vizitë e veçanet në Tiranë, pasi është dhe një president i dashur për shqiptarët. Kujtojmë se në vitin 1999, Clinton mbështeti përpjekjet e Kosovës për lirimin e vendit. U bë nismëtari i parë, në partneritet me Britaninë.
Kjo është vizita e dytë për familjen Clinton, pasi në vitin 2012, Hilary Clinton vizitoi Shqipërinë. Një vizitë që do të konfirmojë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë”, raportoi për News24, gazetari Ergys Gjonçaj.
BW.