Bill Gates, për të 18-ën herë më i pasuri
\Shiko fotografinë 1727987
Bill Gates për 18 vite me radhë e kryeson listën e “Forbs”-it të 400 amerikanëve më të pasur, me pasuri personale prej 59 miliardë dollarë.
Bashkëthemeluesi i “Microsoft” ka rritur pasurinë e tij personale për pesë miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar.
I dyti në listë është investitori Warren Bafet me 39 miliardë dollarë, që është për gjashtë miliardë dollarë më pak nga gjendja e tij financiare nga viti i kaluar.
I treti është bashkëthemeluesi i “Orakl”-it, Larry Elison, me 33 miliardë dollarë, i cili pasurinë e tij e ka rritur për gjashtë miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar.
Për herë të parë në dhjetë të parët hyn George Sorros, i cili është në vendin e shtatë me 22 miliardë dollarë, që është rritje për 7,8 milionë dollarë në krahasim me vitin e kaluar.
I katërti dhe i pesti janë mbështetësit e lëvizjes “Aheng kine”, vëllezërit David dhe Charles Coch nga konglomerati “Coch industry” me nga 25 miliardë dollarë. Trashëgimtarët e hemeluesit të zinxhirit të dyqaneve “Volmart”, Sem Vonton, janë zhvendosur në vendin e gjashtë, nëntë dhe dhjetë.
/Lajmeshqip/