Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Biden, Clinton, Holbrooke...figurat kyçe të administratës së re

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Ish-diplomati amerikan, James Hooper ka vlerësuar se nënpresidenti i SHBA-ve, Joe Biden - që është mbështetës i madh i Kosovës - do ketë dorë e ndikim të fuqishëm në hartimin e politikës së jashtme amerikane.

Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, Hooper, duke u përgjigjur në pyetjen se çka mund të pritet nga administrata e ardhshme amerikane në raport me Kosovën dhe rajonin në përgjithësi - ka thënë se, në raport me politikën amerikane në Kosovë dhe Ballkan, ai nuk sheh asnjë ndryshim thelbësor.

“Lidhur me Kosovën dhe rajonin, mendoj se është e rëndësishme të mbahet në mend fillimisht se përqendrimi i presidentit të zgjedhur do të jetë më shumë në politikat e brendshme, posaçërisht në rrafshin ekonomik dhe më pak në politikën e jashtme. Së dyti, unë nuk dua të hy në lojën e parashikimeve se kush do të emërohet sekretar shteti dhe kush në pozitat tjera. Megjithatë, në raport me politikën amerikane në Kosovë dhe Ballkan, unë nuk shoh asnjë ndryshim thelbësor”, ka thënë Hooper.

“Mbajeni në mend se janë tri figura kyçe. ثshtë nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili është mbështetës i madh i Kosovës dhe ai do të ketë dorë të fuqishme dhe ndikim të fuqishëm në hartimin e politikës së jashtme. Dhe, ai nuk do të dojë të rihapë ndonjë çështje të mbyllur, sikur që është çështja e pavarësisë së Kosovës. Joe Biden nuk dëshiron ta shohë të rihapur këtë çështje”, ka vlerësuar ai.

Pastaj, sipas Hooperit, aty është edhe Bill Clinton, një forcë e fuqishme në kuadër të Partisë Demokratike si dhe Richard Holbrooke, i cili gjithashtu e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe për të gjithashtu Kosova është çështje e mbyllur.

“Ai (Holbrooke) do të jetë një forcë e madhe dhe disa madje thonë se mund të jetë sekretar shteti, por sërish unë nuk dua ta paragjykoj këtë dhe unë nuk e di se kush do të jetë, por zoti Holbrooke do të ketë ndikim gjithashtu”, është shprehur ish-diplomati amerikan. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back