Biçikleta pa pedale dhe pa shalë

cent

...Lontano
Një gjerman fitoi vëmendje mediatike duke ideuar atë që sipas tij do të jetë “biçikleta e së ardhmes”.

2u8f15i.jpg

Mjeti i quajtur “Fliz”, më shumë i ngjan makinës së famshme të Fred Flinstone, se sa një biçiklete të zakonshme nga ajo që jemi mësuar të shohim në qytetet tona.

Në fakt, “biçikleta e së ardhmes” është e ndërtuar pa pedale dhe pa shalë.

k47doj.jpg

Trupi i saj formon një formë u-je të ngritur, ku çiklisti kapet pas trupit me nje mbajtese mjetit dhe e vë në lëvizje duke ecur ose vrapuar.

Falë formës aerodinamike dhe peshës së lehtë, biçikleta është në gjendje që të jetë shumë e manovrueshme dhe të mbajë shpejtësinë e arritur për një kohë të gjatë.

Në momentin kur biçikleta merr shpejtësinë e saj, çiklisti mund të ngrejë këmbët në dy mbajtëse të pedaleve të pasme dhe të shijojë rrugën.

p0lxe.jpg

Megjithatë, pavarësisht idesë së veçantë, duket e vështirë që “Fliz”, të shndërrohet në një alternativë të asaj që prej më shumë se dy shekujsh, funksionon falë forcës së pedaleve dhe me njerëz të ulur dhe jo të varur në të… biçikleta e zakonshme.
 
Titulli: Biçikleta pa pedale dhe pa shalë

Thashe mos ja kan hjek vec shalen e qe do bente problem e incidente edhe do bente ;)
 
Titulli: Biçikleta pa pedale dhe pa shalë

S'duket shume komode.
Me mire modeli "vjeter".
 
Titulli: Biçikleta pa pedale dhe pa shalë

Po ne malore si hipen kjo? po mir kjo gje , po kembet tek mbajteset pas si i ven , kur vrapon dhe do qendrosh me kembet pas , ska llogjike dhe atlet te jesh si hip dot kembet lart .
 
Pe: Biçikleta pa pedale dhe pa shalë

kur lexova titullin e temes mendova paskan ba nje gje te mire per femrat..........:lol:
 
Back
Top