Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

BIBLA apo SHKRIMI SHENJT

BIBLA apo SHKRIMI SHENJT

Hyrje

Qe prej shume kohesh miliona njerez e kane konsideruar Biblen si librin me te madh te botuar ndonjehere. Deri tani Bibla eshte "best seller-i" NUMER NJE ne tere rrjedhen e historise.
Me nocionin e pergjithshem “Bibel” nenkuptojme librin e frymezuar per hebrenjt dhe per te krishteret; muslimanet e nderojne poashtu dhe disa pjese te saj i gjejme edhe ne Kuran. Fjala Bibel rrjedh nga fjala greke biblia qe do te thote “librat” (e shenjte), qe rrjedh nga fjala biblos (papirus – liber) sipas qytetit Biblos qe mbikqyrte shitjen e tij.
E zene fill nga gojedhena e hartuar dhe e shkruar gradualisht Bibla eshte nje teresi jashtzakonisht e perbere qe perfshin libra me stile dhe lloje shume te ndryshme nga te cilet disa jane te nenshkruar ndersa te tjere jane nga autore anonim, ndersa koha e hartimit te saj shtrihet ne dhjete shekuj.
Per hebrenjte ajo perbehet nga tre pjese: Torah (apo Ligji qe quhet edhe Peselibersh apo Pentateuku, sepse eshte i perbere nga pese librat e pare te Bibles); Neviim“profetet”, por ky emer perfshin edhe librat e tjere qe te krishteret i quajne Librat historik; dhe Ketuvim“shkrimet”.
Beselidhja e Vjeter ne fillim eshte shkruar hebraisht, permban edhe disa pjese ne gjuhen aramaike. Disa libra te cilat i pranon vetem judaizmi aleksandrin, jane mbartur vetem ne greqisht. Katoliket dhe ortodokset i konsiderojne deuterokanonik, ndersa hebrenjte dhe protestantet apokrif.
Natyrisht doreshkrimet origjinale nuk ekzistojne, por vetem kopjet e tyre. Doreshkrimet me te hershme te Beselidhjes se Vjeter jane gjetur ne vitin 1948 ne Kumran, ne bregdetin e Detit te Vdekur (nje rrotull pothuajse i plote e librit te Isaise dhe shume fragmente te te tjereve). Keto deshmojne per punen jashtezakonisht te mire te kopjuesve sepse dallimet ne mes dorshkrimeve – me gjithe dallimin kohor te disa shekujve – jane ne te vertete shume te vogla.
Padyshim se Bibla eshte libri me i perhapur ne bote, e perkthyer pjeserisht apo teresisht, ne rreth 1.800 gjuhe dhe dialekte.
Sipas Kanonit Biblik te Kishes katolike Beselidhja e Vjeter perbehet prej 46 librash. Ndersa 27 librat qe perbejne Beselidhjen e Re qe kane qene te shkruar ne greqisht.
39 prej tyre jane ne origjinal: ne gjuhen hebraike dhe pjeserisht ne gjuhen aramaike, si psh. Ezdra (nga 4,8 – 6,18; 7,12-26) dhe Danieli (2,4-7,28 ).
Ndersa 7 librat e tjere (Tobia, Judita, Libri i pare dhe i dyte i Makabenjve, Libri i Urtise, Baruku, Estera dhe Danieli – keto dy te fundit pjeserisht) i kemi ne gjuhen greke te te ashtuquajturve te Shtatedhjeteve (ose Septuagintes – LXX). Septuaginta ka qene kushtuar hebrenjve qe jetonin ne diaspore. Ndersa Bibla Protestante pranojne Beselidhjen e Vjeter sipas Bibles Hebraike, per kete arsye zakonisht nuk i perbejne pjeset qe vijojne: Tobia, Juditam 1 dhe 2 Makabenjve, Baruku, Libri i Urtise, Siracidi, Estera (nga 10,4-16,24), Danieli (nga 3,24-90; kapitujt 13 dhe 14).

Termi Beselidhje ose Dhiate apo Testament (rrjedhe nga hebraishtja berit, greqisht diateke, latinisht testamentum), qe do te thote marrveshje qe lidhe dy a me shume pale ne nje bashkesi dhe nenkupton te drejta dhe detyrime; qe zakonisht shenohet me nje gjest zyrtar ose me dokumente te nenshkruara nga dy palet. Prishja e nje marreveshje te tille konsiderohet si krim. Ne qofte se njera nga palet gezon pozite te privilegjuar shoqerore, ajo me e dobeta, nese i qendron besnike beselidhjes, fiton prej saj mbrojtjen dhe sigurine.

BESELIDHJA E VJETER
Keto jane beselidhjet qe Hyji ka lidhur me popullin e Izraelit dhe qe percaktojne pergjithmone fene dhe popullin e tij si dhe ndajne ate nga te gjithe popujt tjere:
• Beselidhja me Noen (pas permbytjes me uje);
• Beselidhja me Abrahamin;
• Beselidhja me Moisiun dhe popullin e zgjedhur, e vertetuar ne Sinai (apo malin Horeb);
• Beselidhja me Davidin;
• Beselidhja sipas profeteve: per shkak te mekatit populli i Izraelit e ka shkelur beselidhjen e lidhur me Hyjin ne Sinai. Megjithate Hyji nuk do te asgjesoj Izraelin, por me pjesen qe ka mbetur besnik deshiron e kryej Beselidhje te Re, qe do te jete e amshuar dhe ta perhap nder pagane.

BESELIDHJA E RE
Per te krishteret kjo beselidhje e re ndermjet Hyjit dhe njerezimit realizohet plotesisht me Jezusin. Ajo vertetohet me gjakun e tij. Neper te plotesohet beselidhja e Sinait. Gjate Darkes se Fundit, pasi mori kelkun e veres, Jezusi tha: “Merrni e pini te gjithe prej tij, sepse ky eshte gjaku im – gjaku i Beslidhjes” (krah Mt 26, 27-28 ). Prandaj nese ne Beselidhjen e Vjeter Hyji ka vendosur nje pakt, marreveshje me popullin e zgjedhur (pra popullin e Izraelit), ndersa ne Beselidhjen e Re nepermjet Jezu Krishtit ka vendosur nje marreveshje me mbare njerezimin, pra me te gjithe popujt.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back