Giovanni
Anëtar i ri
BETIMI I HIPOKRATIT
Kete duhet ta dime para se te lexojm per mjeksi apo :lexim:
Kodeksi i parë i njohur i etikës mjekësore. Ky betim në shekullin V para Kr. është dhënë me rastin e hyrjes në shoqatën mjekësore Asklepijada në ishullin Kos në Detin Egje. Me siguri e ka dhënë edhe “babai i medicinës shkencore”, Hipokrati (460-377 para Kr.). Edhe pse nuk e ka përpunuar ai këtë betim, quhet sipas tij, sepse është ruajtur në një grumbull prej më se 50 veprave të medicinës (Corpus hippocraticum), që sipas traditës njihen si të Hipokratit edhe pse disa prej tyre kanë lindur më vonë nën ndikimin e tij. Tekstin e betimit të Hipokratit duhet vështruar me shpirtin e vendit dhe kohës së të zënit fill të tij, porse ai megjithatë ka mbetur shembull i vazhdueshëm i të menduarit etik mbi profesionin e mjekut si dhe model për të gjitha kodekset më të vona të etikës së medicinës.
I betohem mjekut Apollonit dhe Asklepit, Higias dhe Panacias dhe të gjithë perëndive dhe perëndeshave,* duke i ftuar dëshmitare, se me aftësitë dhe ndërgjegjen Time do ta mbaj këtë betim.
Do t`a respektoj atë që më ka mësuar këtë art si prindin tim, dhe do të jetojë në mirëqenie me të, do t`i jap para nëse i duhen, fëmijët e tij do t’i konsideroj vëllezër të mi dhe do t`ua mësoj këtë art, nëse dëshirojnë - pa shpërblim dhe pa kushte; bindjet e mia do t`i ndaj dhe këshillat e mia do t`ua jap fëmijëve të mi dhe fëmijëve të mësuesit tim, nxënësve që e kanë dhënë këtë betim dhe askujt tjetër.
Me aftësitë dhe gjykimet e mia do të marrë masa dietetike për ta ndihmuar të sëmurin. Do të kujdesem që atë mos ta lëndoj apo ti bëj diçka të keqe.
Asnjëherë asnjërit nuk do ti jap mjete helmuese as nuk do t`i tregoj për ta. Gruas nuk do t`i jap barna për dështim. Me pastërtinë e ndërgjegjes sime do ta mbroj jetën time dhe artin tim.
Thikën nuk do ta përdori qoftë edhe për të sëmurët prej gurëve, por këtë do t`ua lë atyre që merren me këtë punë.
Në secilën shtëpi që të hyj, do të hyj për të mirën e të sëmurit. Nuk do t`i keqpërdori dhe nuk do t`i shfrytëzoj për të keq, veçanërisht jo për marrëdhënie seksuale, meshkujt e gratë, robërit dhe ata që janë të lirë.
اdo gjë që gjatë punës sime e shoh apo e dëgjoj në kontakt me njerëzit qoftë ajo edhe jashtë punës që e ushtroj dhe në lidhje me jetën e të sëmurit, nuk do ta zbuloj nëse nuk duhet, por do ta marr për fshehtësi dhe do ta ruaj.
Nëse e mbaj këtë betim dhe nuk e thej le të kem jetë të lumtur dhe punë të suksesshme, le të kem famë në të gjitha kohrat, por nëse këtë betim e thej dhe betohem rrejshëm le të më gjejë e kundërta.
* Hyjnitë nga mitologjia greke të cilëve u është përshkruar fuqia e shërimit të njerëzve. Për Apollonin kjo ishte vetëm një ndër vetitë e shumta hyjnore për shkak të të cilave është nderuar, ndërsa biri i tij Asklepiu (lat. Eskulap) ishte vetëm hyj i mjekësisë që kishte aftësinë për t'i shëruar të gjitha sëmundjet. Higeja dhe Panakeja janë të bijat e tij dhe të dyjat janë nderuar si hyjnesha të shëndetit. Higeja (lat. Higija) ua dhuronte njerëzve shëndetin (emri higjiena për shkencën mbi ruajtjen e shëndetit), dhe Panakeja lironte njerëzit nga të gjitha sëmundjet (emërtimi panacea për ilaqin hipotetik universal që do t'i shëronte të gjitha sëmundjet).
BETIMI MJEKثSOR I GJENEVثS
Pëlqyer në kuvendin e dytë të Unionit botëror mjekësor në Gjenevë, Zvicër, shtator 1948, plotësuar në kuvendin e 22, Sydney, Australi, gusht 1968 dhe në kuvendin e 35 në Venedik, Itali, tetor 1983
Emërtimi burimor i këtij betimi është Formulimi i Gjenevës i Betimit të Hipokratit; është i njohur edhe me emrin Deklarata e Gjenevës. Ka lindur nga nevoja që betimi i Hipokratit tu përshtatet kuptimeve dhe nevojave të sotme, veçanërisht kuptimeve ndërkombëtare mbi obligimet morale të mjekut.
“Në çastin kur po inkuadrohem në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, solemnisht betohem se do ta vë jetën time në shërbim të humanitetit. Obligimet e mia do ti kryej me ndërgjegje dhe dinjitet. Kujdesi im më i rëndësishëm do të jetë shëndeti i pacientit tim. Do t’i ruaj fshehtësitë e atij që më besohet. Me të gjitha fuqitë e mia do ta mbaj nderin dhe traditat bujare të profesionit mjekësor. Kolegët do t’i kem vëllezër. Në kryerjen e obligimeve ndaj të sëmurit nuk do të ndikojë në mua përkatësia e tij fetare, kombëtare, raciale, politike apo e klasës. Jetën e njeriut do ta nderoj që nga ngjizja. Nën kurrfarë detyrimi nuk do të lejoj që dituria ime e medicinës të shfrytëzohet në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Për këtë betohem solemnisht dhe lirisht, duke u mbështetur në nderin tim.”