Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Betimi i Hipokratit apo Hipokritit?

Nuk jam i profesionalizuar në mjekësi por jam i sëmurë nga gjërat që dëgjoj rreth saj dhe dyshoj se kam para për të vizituar mjekun, andaj më duhet të hapë kompjuterin deri sa edhe për këta rreshta që shkruaj nuk kam për të paguar tatim.

jë rrogë mesatare 150-200 euro, më shumë se gjysma e popullsisë të papunësuar, më shumë se një çerek e popullsisë në varfëri të skajshme më bënë të mendoj se do të sëmuremi shumica nga depresioni dhe nuk do të kemi asnjë mundësi për t’ju nënshtruar terapisë.

Nëse planet për ta zbutur krizën ekonomike do të bëheshin me aq ngulm sesa ato për ta rritur edhe më shumë, besoj se vetëm përpjekja do të ishte një infuzion për popullin tim dhe të paktën edhe nëse nuk do të kishin një rezultat të menjëhershëm sëmundja prej të cilës rrezikohet gjysma e popullsisë “depresioni” do të ishte më e lehtë dhe më e përballueshme.

Nëse është e patjetërsueshme që një kategorie apo një profesioni të caktuar t’i lehtësohen kushtet e jetesës në mënyrë që ata të jenë më të devotshëm dhe më të kujdesshëm në punën e tyre, sa do të ishte e drejtë që kategoria tjetër edhe ashtu me kushte të mjerueshme të jenë edhe më të pafuqishëm të sigurojnë shëndetin e trupit të tyre?

Në asnjë mënyrë nuk dua ta arsyetoj gjendjen e tanishme të punëtorëve shëndetësorë po aq sa nuk mund ta arsyetoj edhe gjendjen e shtresave të tjera , por nuk mund ta arsyetoj as edhe formën e zgjedhur për ta tejkaluar këtë krizë. Ky vend ku qytetarëve të tyre për arsye të mjaftueshme nuk mund të ju siguroj punë, atëherë mos duhet që mos të kenë as edhe një kujdes shëndetësore me çmim të arsyeshëm dhe të përballueshëm?

Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për një betim të famshëm të Hipokratit por në ditët e sotme lind një dyshim se vetë njerëzit që merren me shëndetësi se a kanë dëgjuar për atë? Profesioni i mjekësisë njihet si profesioni më human në historinë e njerëzimit, po a ka devijuar në ditët e sotme?

Tek sa lexova një artikull për planet e fundit dhe kalkulimet me çmime, mora edhe njëherë dhe po e lexoja këtë Betim. Në mes të rreshtave duke u bazuar në aktualitetin e sotëm filluan të më ikin nga sytë disa fjali dhe më zëvendësoheshin me disa të tjera. Në vend të titullit Betimi i Hipokratit më dilte Betimi i Hipokritit e kështu më radhë.....

Betimi i Hipokratit

Përmbajtja e betimit

Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Betimi i Hipokritit
Përmbajtja e betimit

Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të interesit. Ndaj ideve të mësuesve për të qenë human do të luftoj gjatë gjithë karrierës sime. Profesionin tim do ta ushtroj si të më dojë qejfi. Pagesa e pacientit tim do të jetë kënaqësia ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më paguaj. Do ta ruaj me të gjithë forcat e mia nderin e traditës fitimprurëse të profesionit të mjekësisë. Koleget e mi do t’i konsideroj si konkurrentet e mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore por gjepi i tij. Që nga fillimi do ta ruaj interesin tim në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me interesat profitabile. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Kjo ishte ajo që unë lexova në këtë betim, edhe nëse jam keq me sy, prapë mbeten të pa kuruar, kushtet nuk na mundësojnë që ne të shohim më mirë.


Përparim Namani / spekter*
 
Skandal, te besh biznes me jetet e njerezve. Nuk me dhimbset dhuna qe u eshte ushtruar kemishave te bardha, ata as jeten nuk e meritojne.

Turp te kene !
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back