Beteja e Kosovës 1389

Lauri

Anunnak
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish. -Volteri


betejaserbi_zps65d4adca.png

Kjo eshte piktura famshme e piktorit serb Uros pedric (1857-1953) titulluar "Vajza e Kosoves":

What did Sultan Murat’s mother
When she heard about the sultan
Who by Millosh had been slaughtered?
Greatly did the mother mourn him:
“Oh Kosova,” did she cry out,
“Damn Kosova,” did she cry out,
“That has left me without children,
Even though you harvest plenty,
May none there be blessed with fortune,
May there be no bloodless marriage!”
Having said this, did she perish.



Libri i Ana Di Lellio hedh drite mbi kontributin e shqiptareve ne betejen e Kosoves:

“N’Fushë Kosovë Murati i parë, kamturqisht rrin fitimtarë. Prej Drenice del një djalë, fluturon mbi kalë të bardhë, mespërmes i bjen ushtrisë, shkon e i falet naltmadhnisë. Tungjatjeta naltmadhni, jam një arbër vendali, shpata jote nuk u theka, hovi yt prapë s’u ktheka, kurrë ma mirë ti s’ke dhanë provë sesa sot në Fushë Kosovë. Jam ardhë pa vonue ta puth dorën me t’nerue. Zgjatët mbreti i jep kamën, ngrihet djali i ban gjamën, mik pa thirrë ki ardh prej Azie n’Dardani, me na marrë magjet e miellit, me na zanë hiset e diellit, gjithë ushtrinë e paq me shnet, kjo Arbni ka bijt e vet, ta vej kryet maje kapices, jam Miroshi prej Drenicës, mbret e krajl shpesh gabohen, t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.

Kjo eshte nje prej 8 kengeve epike te perfshira ne Librin e Di Lellio.

Beteja e Kosovës e vitit 1389 mban një rëndësi të madhe në formimin e shteteve moderne të Ballkanit, veçanërisht midis sllaveve te Jugut dhe qarqeve nacionaliste serbe. Si ka mundesi qe nje betejë e vetme te kishte rezonancë të tillë, madje edhe gjashtë shekuj më pas? Kjo na bën te kuptojme paksa lëmshin ​​e ndërlikuar të identitetit në Ballkanin e sotem

Përkthimi virtuoz i Robert Elsie i ri sjell epiken e javes shqiptare e betejës (e cila eshte shume pak e njohur) midis Sulltan Muratit I dhe koalicionit të forcave të Ballkanit. Tregimi fantastik i fushatës së Sulltan Muratit në Kosovë, dhe vrasjes së tij nga kalorësi shqiptar Millosh Kopiliq, i cili shpesh paraqitet nga këndvështrimi serb dhe mitizuar ne historine serbe (Milos Obilic).

Duke shpalosur një tregim alternativ te historise, "Beteja e Kosovës 1389" ofron një kuptim më të nuancuar të këtij miti i fuqishëm te nacionalizmit serb. Komentet delikate te Anna Di Lellio e cila hulumton ne thellesi domethënien e kësaj poeme epike dhe e betejës më të madhe në historine e Kosovën. Kalimi gradualish në përforcimin e një identiteti kolektiv i cili thekson rezistencën kundër shtypjes së huaj dhe identifikon fuqishëm me një kulturë evropiane. "Beteja e Kosovës 1389 'është një shtesë e rëndësishme për të kuptuarit tonë të se kaluares, se tashmjes dhe te ardhmes e këtij kombi të ndërlikuar të Ballkanit, si dhe çështje të gjera të kujtesës dhe identitetit kombëtar.
/peshku pa uje

ps. Nqs vini re mburojen nen shpaten e te vrarit, eshte shqiponja e kastrioteve(flamuri yne). cfare e shtyne piktorin serb te kete kete guxim/kurajo ta vendose ne kuadrin e tije, kur ata jane krenare dhe mburren me luften e Fushe Kosoves?
Ne baze te veshjeve, i vdekuri duhet te jete shqiptari, te cilit i perket edhe mburoja, pasi nga veshja e te plagosurit pa dyshim qe eshte serb.
Apo autori i piktures duhet te kete perdorur ironine e tije qe: shqiptari vdiq dhe mburoja e tije nen kembet e mia..?

Si e interpretoni ju kete?
 
Titulli: Beteja e Kosovës 1389

ky personi ne foto veshja e tij tregon qe s'eshte shqiptare nese eshte ndryshu veshja e tij ate nuk e di por nga veshja duket ! kjo femra ne foto s'eshte shqiptare s'ka qene tradit e shqiptareve te shkoj te burrat e huaj perkudrazi kete duhet ta marrim si ofendim. pastaj ajo emblema eshte sllavo bizante e shkive , flamurin kastriotet nuk besoj qe e kan marre menjhere nga bizantet sepse familja kastriote ekziston qe nga viti 1383 dhe pas 6 vite ka ndodh kjo beteje dhe normal me ndihmen e shkive , sidoqoft ne betejen e kosoves nje numer i vogel i eshte bashkangjit shkive , dhe normal ata kryesoret ishin ata shqiptare qe kishin lidhje apo ishin nen udh'heqjen e familjes kastriote qe kishin lidhje miqsore familjare me shkit . sa i perket millosh kopiliqit thuhet shum qe eshte shqiptare por vetem se millosh emer shqiptare nuk ka pas ! dhe gjithqashtu kopoliq kto shkronjat e fundit na jan mveshur nga sllavet pra pjes IQI !.
 
Titulli: Beteja e Kosovës 1389

Une di nje gje se ne vitin e largët 1389, ne fushen e gjere të Kosoves, u ballafaquan ushtria turke dhe ajo ballkanase se bashku me shqiptaret, boshnjaket, bullgaret dhe hungarezet.
Pos dhjetera mijera të vraresh ne te dy anet e humbi koken edhe Car Lazari me te birin.

Ketu u be nje tradheti e madhe dhe e shumeanshme. Brankovici, nje princ serb, me ushtaret e tij, pervec qe tradhetoi rezistencen kishte lidhur marreveshje me djalin e Sulltan Muratit, Bajazitin e pare.

Ky, Bajaziti, vrau baban e tij Sulltanin dhe vellaun tjeter Jakubin, ne kete beteje dhe lidhi marreveshje me Brankovicin per te ju njohur pozita e vasalit.

Ky Brankovici, pervec qe tradhetoi rezistencen, lidhi edhe miqesi me Sulltan Bajazitin duke i dhuruar atij vajzen e Car Lazarit, Princeshën Olivera, me te cilen Sulltani Bajaziti u martua.
 
Titulli: Beteja e Kosovës 1389

Fatkeqsisht "miku im" Evlia çelebi shkruan shume pak ne kujtimet e tije kur flet per Mitrovicen: "..Ky qytet eshte pushtuar nga Sulltan Murati Hodavendiqari, ushtira e te cilit shkoi ne tehun e shpates ne luften e Kosoves 7000 armiq(!). Duke kaluar ne fushen e luftes per te pare te plagosurit, Ai u vra nga nje armik i quajtur Minkos Koflaqi(!).."(faqe 116)
Shume nga autore e pershkruajne kete beteje si nje konglomerat popujsh te Ballkanit kunder turqeve. Nuk ishte beteje vetem serbo-turke.

Kjo eshte per ty Oliveren e Kitrres..:)

krushqia_zps6d770b4e.png
 

Attachments

  • krushqia_zps6d770b4e.png
    krushqia_zps6d770b4e.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top