Besimtari ne vetevete, eshte viktime e kultit tij mashtrues..?!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Une mendoj qe gjdo besimtar,,beson sepse i premtohet nje vende ne parajs,.i premtohet qe do te ndodhin gjera te mira,..e do jeshe rob dhe nejri i perendis,,.
Per ta bere besimtarin sa me te devotshem feja ushtron dhune psikollogjike,.duke i then po nuk besove ti je njeri i djallit,..do te ndodhin gjera te kqia dhe do vdesesh dhe do shkoshe ne ferr,..
Feja vazhdon me tutje dhe shpjegon ferrin,:..(flake,,mizerie,..shkopinj...hella per te te bere ferlig..:p)..etj etj...
Tani une mendoj qe krimineli eshte tutori fetare ne kete rast..(hoxha,,prifti,,e ca jane keta..)..
Viktima besimtari,,
Flase gjithmone per besimet ekstremiste ku gjdo veprim,mendim e lidhin dhe veprojne duke u mbeshtetur ne ate cfare shkruajn dhe thone librat fetare,..

PS pa dashte te peragjykoj besimtaret,,por ama as qendrimi i tyre i fjetur dhe te gatshem te degjojn e te respektojne gjdo hipokrizi fetare,.me duket shume gabim.

Ju cfare mendoni,..?
 
Last edited by a moderator:
Pe: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

E para une mendoj qe titulli nuk korrespondon me shpjegimin tend me poshte!
Pasi te besosh qe te fitosh miresi ne boten tjeter, nuk eshte hipokrizi fare, por deshire per te pare veten ne pozicion pozitiv...
Nejse pak rendesi ka perputhshmeria e teksit me titullin ne fakt.

E dyta, nqs ne duam te dime pse dikush beson dhe nuk beson, mire eshte te pyesim ato dhe ata do e thone me se miri pergjigjen.
Dhe jam e bindur qe besimtaren nuk bejsojne per arsyen e lartpermendur nga ju.

E treta, Nje besimtar eshte i ftuar, nepermjet librave hyjnore, te studioj, te hulumtoj, te arsyetoj, te llogjikoj mbi Veten dhe Zotin, dhe me pas me vullnet te lire,
vetem nese eshte i bindur plotesisht te besoj tek Krijuesi, i CIli, ka krijuar kete galaktike e ket rruzull e ket qiell, e ato lule, e ato insekte, e ato kafshe, e ato dete, e ato male, e ato oqeane, e ty, e mua.

E katerta, Kur arrin ne fazen e njohjes se Zotit, madheshtise se TIj, te vertetes absolute, atehere s'ka me vend me ngrit pyetje mbi dhunen psikologjike,
madje as nuk themi qe jane librat ekstremiste.
Perkundrazi, nqs arrin te njohesh Zotin dhe fjalen e Tij Absolute te pa shtremberuar nga njerez qe skane dije nga ZOti e feja, kupton se
feja fatmiresisht, nuk ushtron dhune psikologjike, POR, perkundrazi nga meshira e madhe e Zotit ja tregoj Njeriut te miren e te keqen, qe neser t'mos thote:
ZOT! Une nuk e dija c'do me priste pas vdekjes!
Keshtu mendoj:)

p.s. Besimi ska lidhje fare me hoxhe e me prift. ZOti i dha mendjen cdo njeriu, kush beson e praktikon fene, nuk e ben pse i thote Prifti apo Hoxha,pasi nqs e ben prej atyre do te thote qe seshte i pjekur intelektualisht mjaftueshem qe te kuptoje te verteten sipas arsyetimit te tij. Hoxha e prifti mund te behen shkak qe ti te mndosh rreth studimit te fese, por nuk vendosin ato rreth jetes tende. Nje besmitari i mjafton Bibla dhe Kurani (burimet e fese) si udherrefyes.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Ti hyme pake javes historike,,thjeshte dhe shkurt pa fjale akademike,..
Feja erdhe ne mes te njerzimit si rezultat i dhunes qe ne kohet e hershme,,atehere kur njeriun e udheheqte me shume instikti i kafshes se i njeriut,,pra flasim per bashkesi njerzish qe pergjethsisht ishin shume te dhunshem,,nga keto bashkesi disa njerez ishin me te bute,,me njerzore dhe per te provuar se njerzit munde te shkonte perpara dhe pa dhune,,,ata filluan demostrimin,,e predikimit,,duke predikuar kundra dhunes dhe pro paqes dhe kundra vrasjeve,,kundra vjedhjeve etj etj,..duke u servir njerzve Ikona te mbinatyrshme dhe besime qiellore,,sepse ishte e vetmja forme per te perballuar ate realitet te trishte te varfer e te dhunshem..ku semundjet,,,lufta dhe varferia ishin ne ekstrem..
Duke rrjedhe neper kohe..e ne qofte se kthehemi tek koha e jezusit,,paralel me jezusin kishte dhe dishepuj te veteshpallur si prendit e asaj kohe,..por qe Jezusi kishte njerez qe ndicnin dhe e besonin idet e tij me shume keshtu qe te tjeret u shuan nga gjurmet e kohes,,nderkohe qe Ikona e jeuzit udhtoj neper shekuj dhe ka arrite deri tek ne.
gjate kohes,,keto sekte fetare jane ndare sikur deget e nje peme,..per te dale pake tek katastrofat e mbrojtjes se ideve dhe interesave fetare,. permendim kryqzatat,, aty ku feja e Krishter u godit,,por me cilen kosto,.(me gjithe ata gjak dhe jete njerzish..)per te dale ne lindjen e mesme dhe vendet ekstremiste islamike te sotshme,..ku flet dhuna ndaj femres,,ndaj individit etj etj..
DUke i rene shkurt,..fene e lindi njerzimi,.e formuar nga nje nder ideologjit dhe filozofit me te vjetra dhe me te fuqishme te njerzimit, ajo ka vepruar ,,vazhdon te veproj fuqishme mbi psikollogjin njerzore.
Une mendoj qe perderisa nuk ekziston asgje e prekshme,,ne forme inerte apo fizike apo mekanike,,,apo cila do qofte tjeter forme qe mua te me vertetoj ekzistencen e ketyre kulteve,,dhe te kesaj jete pasi te vdesim,.mua me lene krejt indiferente vertetsia e tyre e rrem,e bere nepermjet faktesh imagjinare dhe shpirterore te ketyre pasardhesve qe shpendajne fjalen gjoja te zotit.

Ne lidhje me hipokrizin dhe dhunen psikollogjike,,keto jane dy terma figurativ,..sa kontrandiktor aqe dhe te perafert..
perse..?

Sepse po te pyesesh nje pacient te semure psiqikishte ai do te thote jame mire,.?
e njejta gje ndodhe dhe me besimtaret qe besojne ne forme te verber,,ne keto ideologji fetare.
Asnje besimtare nuk e kupton se si atij ju kane akumuluar pjeset e trurit nga ekstaza per te qene mire,,per tia dhuruar gjerat perendia,,per te fituar parajsen nepermjet ideve shpirterore,..e citateve fetare.
Si munde te themi ekziston perendia kur ne emerin e saje vdesin njerez,,vetem se njeri beson ne krishte e tjetri ne Allahun,apo kur nderthuren interesa politike e ekonomike dhe feja si hjen e zeze gjendet gjithmone ne mes..,
Fenne e ilustron mesemiri dhe historia e Vatikanit dhe Anglis..por tani kjo eshte gjate,,por po ti hidhet i sy historis kuptojme kushe eshte feja sa mizore dhe e pergjakshme eshte ajo,
Besimtari eshte viktim dhe vetem ai i beson ato qe i thote feja..ai besimtar i thjeshte qe mua personalioshte me shume me ngjalle meshire,,,me sjell ate ikonen ku per tu mbrojte nga mizorit e jetes ka gjete nje strofke atu dhe rrin per mos ta kape rrebeshet e shiut.

Gjithesesi po ti thuashe besimtarit mos beso kete po ate se me kete dyten do fitoshe parajsen,,ai eshte i gatshme te ndryshoje eh pra kjo ehste hipokrizia,,e interesi i pafajshme gjithmone shpirteror,,,te shkoshe pase asaj qe te intereson..per te kape pozicionet hyjnore ne qiell..:p..



 
Titulli: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

po ti thuashe besimtarit mos beso kete po ate se me kete dyten do fitoshe parajsen,,ai eshte i gatshme te ndryshoje eh pra kjo ehste hipokrizia

Sa besimtare i ke pyetur ?

p.s. Me duket se ke problem me fjalen "Hipokrizi". S'arrin dot ta kuptosh si duhet por si ta do qejfi ty.
 
Pe: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Lover djali une nuk kam probleme kuptimesh e aqe me shume leksilogjik ne te kuptuar,..:)..
gjithesesi,,ky eshte mendimi im,,kundrejt fese..jo detyrimishte i pranushem nga te tjeret,..
por kjo per mua nuk perben problem,,u pranua apo su pranua..
feja eshte nje relik shpirteror,,tek i cili po te duam mbeshtetemi per ushqim shpirteror po te duam jo,,
personalishte nuk mbeshtetem se me duket si puna e karameleve te prishura kur hane femijet.
 
Titulli: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Sdq, nuk u pergjigje pyetjes sime :)
 
Pe: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Sa here lexoj "ky eshte mendimi im dhe nuk me intereson a ju pelqen apo jo" me vjen per te qeshur se me kujton ato adoleshentet (14/15/16 vjeç) qe mendojne se te gjithe jane kunder tyre, askush nuk i kupton, dhe ato njohin jeten me mire se te gjithe dhe jane te etur per te treguar vendosmeri e pavaresi kur ne fakt eshte krejt e kunderta. Te tjere (ato te rriturit pra) qe i kane kaluar edhe vete ato vite pohojne qe "e ka mosha dhe ma kalimin e kohes do piqen".

Per t'u rikthyer perseri ne teme do thoja qe diskutimi qe trajton tema, ndonese eshte shtruar ne nje menyre te papjekur eshte i vlefshem dhe i rendesishem per shoqerine e sotme. Qe te jetojme te qete dhe te pranojme dallimet midis njerezve, dihet me pare t'i kuptojme ato. Antari/ja Soulmind ka shpjeguar mese miri se perse njerzit besojne.

Desha t'ju kujtoj qe njeriu eshte ndertuar mbi idera abstrakte dhe njera prej te cilave quhet besim.

Dhe nje sqarim tjeter: Feja dhe besimi

I përkas fesë....(islame/krishtere/budiste...etj)
Besoj ne Zot

Ka njerez qe besojne ne Zot a ne nje force mbinatyrale e jo domosdoshmerisht ne fe...
 
Pe: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Duket qe NeVertiti qenka frymezuar pas leximit te skandalit me abuzimet seksuale ne kishen katolike per vite me rradhe.. LOL
Te them te drejten e kuptoj shume mire ate qe ndien edhe jam dakort me ty shume qe feja eshte perdorur/perdoret per intriga politike, pushtet etj etj..
Ne emer te Zotit vriteshin, priteshin,masakroheshin njerez te pafajshem..Akoma vazhdon nga ata te quajturit luftetar te Zotit...qe vazhdojne te bejne luftra imagjinare ne kokat e tyre te semura.
Vatikani ka nje nga sherbimet sekrete me te fuqishme ne bote psh, ksenofobin edhe urrejtjen per te huajt/feve te tjera nga prifterinjte ortodoks (kuptohet qe behet fjale per nje pakice te mirefillte)..edhe lista vazhdon.

Ama, te fajesosh fene per cdo gje eshte absurde..si disa anetar te nderuar qe copetimin tone nuk e fajeson me problemet qe kishte perandoria Osmane por direkt ia vejne gishtin Islamit.
Po marr nje shembull..Ekspozivi ose TNT (trinitro touleni) zbuluar nga Nobel. Ai i shkreti e zbuloi per te miren e njerzimit qe te perdorej neper miniera, ndertim rrugesh etj etj..
Por u perdor per te vrare edhe per te bere kerdine ne mas.

Tani te thuash qe e ka TNT fajin per te gjitha vrasjet qe kane ndodhur eshte absurde, nderkohe qe kur perdoret per mire...e mundeson njeriun te bej gjera te pa imagjinueshme me perpara.
Shpresoj qe shembulli qe thashe eshte i qarte per te shprehur mendimin tim.
Te pershendes NeVertit!! :)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Me vjen mire qe kjo teme kishte citate,.qe shkakton te qeshura,,siqerishte me vjen mire,,:)
besoj qe tema nga ,.postimet qa jane bere me poshte ka marre,. seriozitetin pjekurin e duhur,,flm per ndihmen ,,vlersimet dhe opinoet tuaja..:)..
Ju pershendes,..
 
Titulli: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Un nuk besoj ne Zot per te vetmen arsyje qe me jan premtuar ato gjera qe ka permend hapesi i temes , por besoj dhe e falenderoj Zotin edhe per te gjitha te mirat qe mi ka dhene e falenderoj per shendetin per familjen etj per shum gjana por e falenderoj edhe kur me sprovon me ndonje semundje apo ndonje gje qe me ndodhe ne familje .
Vetem nje hipokrit munde te mendoje gjera te tilla per besimtaret.
 
Pe: Titulli: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Vetem nje hipokrit munde te mendoje gjera te tilla per besimtaret.

Do thosha m mire, dikush qe eshte zhgenjyer nga njerezit..
 
Titulli: Pe: Titulli: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Do thosha m mire, dikush qe eshte zhgenjyer nga njerezit..

Po nese dikush zhgenjehet nga njerezit nuk dmth qe faj i ka Zoti apo nuk duhet me besu ne ZOT.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Po nese dikush zhgenjehet nga njerezit nuk dmth qe faj i ka Zoti apo nuk duhet me besu ne ZOT.

Ado, njeriu este i tille..kur i ndizet ne shpirt flaka e nencmimit ndaj dicka ndonjehere padashur i ve flaken tere pyllit.. :)
Ne keto raste duhet munduar t kuptohet.. :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Besimtari ne vetevete, eshte viktime e kultit tij mashtrues..?!

"bej mir se do gjesh mir "
"ka zot" e permend sa her nuk e mohoj se e perdor shpesh kte fraz, nese nuk ecen para ne jet m vullnetin e forcat e tua Zoti ska ctbej
 
Titulli: Besimtari ne vetevete, eshte viktime e kultit tij mashtrues..?!

eh ishte nje kohe kur une e nevi ju drejtonim njera tjetres me "ju". haha
 
Titulli: Besimtari ne vetevete, eshte viktime e kultit tij mashtrues..?!

Besimi ne fe vjen si pasoje e faktit se njeriu ka nje pikpyetje te madhe lidhur me egzistencen e tij...Disa gjejne menyren me te pershtateshme dhe ate qe i ben me kuptim plote, pyetjet qe i mbart brenda mendjes se tij...Duke mos pasur asnje fakt logjik ne memorjen e tij mundohet ta gjej jasht vetes..Tek ata qe e shesin nje alternativ e cila korespondon me botkuptimin e tij...

Shumica e njerezve kan zgjedhur menyren me te leht,,,ate te bindjes,te nenshtrimit ideologjik..Mendojne se po te zbatojne hap pas hapi disa ligje te vendosura nga dikush qe ka shkruar ne emer te zotit ,,,jeta e tyre do shperblehet ne boten tjeter..E keshtu jetojne brenda nje guacke e cila eshte e brisht..Them e brisht sepse jeta e tyre nuk eshte ne doren e tyre por ne doren e nje libri,,,i cili udhezon dhe premton...Ne fakt eshte si te pish nje lloj droge dite perdit duke mos dalluar realitetin e duke mos ven ne prove veten.

Besim,,, per cfare? Per nje zot qe nuk e ke pare???
Nje jete e hedhur dem duke u falur 5 here ne dite???
Falu falu falu e ne fund??? Cfare???
Nese egziston ky zot meshireplot pse kerkon faljen kur meshira e karakterizon?

Jete e hedhur dem!
 
Titulli: Besimtari ne vetevete, eshte viktime e kultit tij mashtrues..?!

eh ishte nje kohe kur une e nevi ju drejtonim njera tjetres me "ju". haha

Akoma s'qenka pergjigjur Nevi :p

Sdq, besimtaret e dine rrugen e tyre, te cilesdo fe qofshin, ndjehen te lumtur. Se cfare thote pjesa tjeter, nuk con peshe, sepse njeriut, i cili e ndjen veten shpirterisht te qete, nuk i intereson cfare mendon vrima me e vogel e kavallit.
 
Titulli: Besimtari ne vetevete, eshte viktime e kultit tij mashtrues..?!

Akoma s'qenka pergjigjur Nevi :p

Sdq, besimtaret e dine rrugen e tyre, te cilesdo fe qofshin, ndjehen te lumtur. Se cfare thote pjesa tjeter, nuk con peshe, sepse njeriut, i cili e ndjen veten shpirterisht te qete, nuk i intereson cfare mendon vrima me e vogel e kavallit.

haha. Sa kisha hyre ateher ne forum :)

Nejse, kjo teme eshte Perle! :)

Nderkohe mu kujtua nje pjese nga libri "Identiteti islam i Europes". Ka pak lidhje ne cfare thuhet aty.
14194428_10153898651818526_91672387_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top