Besimi në teoritë e konspiracionit: Një vështrim përtej klisheve

Kresha

A pretty face can never trick me
Karen M. Douglas, Robbie M. Sutton, dhe Aleksandra Cichocka


Ese e shkëputur nga: Karen M. Douglas, Robbie M. Sutton, And Aleksandra Cichocka, “Belief in Conspiracy Theories: Looking Beyond Gullibility”, in The Social Psychology of Gullibility, (ed.) Joseph P. Forgas and Roy F. Baumeister (Routledge: 2019), 61-77



Teoritë e konspiracionit ua mveshin ngjarjet me peshë sociale dhe politike veprimeve të grupeve kontrolluese dhe dashakeqëse (p.sh., Goertzel, 1994; Uscinski & Parent, 2014). Për shembull, teori të mirënjohura të konspiracionit sugjerojnë që sulmet e 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake ishin një “punë e brendshme” e orkestruar nga administrata Bush për të justifikuar luftën ndaj terrorit, dhe se Diana, Princesha e Uellsit, u ekzekutua nga Shërbimi Sekret Britanik për shkak se establishmenti britanik e kishte atë halë në sy. Besimi në teoritë e konspiracionit është më i zakonshëm nga ç’mund të mendohet! Për shembull, më tepër se gjysma e amerikanëve besojnë se Lee Harvey Oswald nuk veproi i vetëm në ekzekutimin e Presidentit John F. Kennedy (Jensen, 2013; Swift, 2013). Krahas kësaj, sondazhet e kohëve të fundit tregojnë se pothuajse gjysma e britanikëve besojnë që qeveria po fsheh informacione në lidhje me numrin e imigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar (Moore, 2016). Për rrjedhojë, nuk ka asnjë dyshim se teoritë e konspiracionit janë popullore. Por a janë lehtësisht të manipulueshëm besimtarët në këto teori? A besojnë ata gjithçka që u bie në vesh? Në këtë kapitull, ne argumentojmë se evidencat e punës kërkimore deri më sot nuk e mbështesin këtë konkluzion. Më saktë, teoritë konspirative duket se i joshin njerëzit kur ata kanë nevojë që të kënaqin motive të rëndësishme psikologjike.

Specifikisht, Douglas, Sutton, dhe Cichoka (2017) kanë argumentuar se njerëzit tërhiqen drejt teorive konspirative kur – krahasuar me shpjegimet jokonspirative – ata duket se kënaqin motive të rëndësishme psikologjike sociale që mund të karakterizohen si epistemike (p.sh., dëshira për të kuptuar, dëshira për saktësi, dhe për siguri subjektive), ekzistenciale (p.sh., dëshira për kontroll dhe siguri), dhe sociale (p.sh., dëshira për të ruajtur një imazh pozitiv të vetes ose të grupit). Ne i konturojmë çdonjërin prej këtyre motiveve, duke vënë në dukje evidenca se njerëzit tërhiqen drejt teorive konspirative për këto arsye në veçanti, dhe jo për shkak se ata thjesht besojnë gjithçka që u bie në vesh. Ne gjithashtu shqyrtojmë nëse motive të tilla psikologjike plotësohen nga të besuarit në teoritë konspirative. Në fund, ne do të japim një perspektivë të gjerë se si puna kërkimore në të ardhmen mund ta zgjerojë këtë taksonomi, si dhe drejtimet që mund të marrë në të ardhmen puna kërkimore mbi psikologjinë e teorive konspirative për të testuar më tutje arsyet se përse njerëzit besojnë në teoritë konspirative.





Motivet epistemike



Heider (1958) ka argumentuar se gjetja e shpjegimeve shkakësore, apo shkak-pasojë, për ngjarjet është një pjesë e rëndësishme e të krijuarit të një të kuptuari konsistent dhe të përpiktë të botës. Njerëzit dëshirojnë që ta dinë të vërtetën dhe të jenë të sigurtë për atë të vërtetë. Ata janë gjithashtu kureshtarë dhe dëshirojnë të zbulojnë informacione të reja. Krahas këtyre, njerëzit në përgjithësi janë intolerantë ndaj pasigurisë dhe dëshirojnë që të gjejnë kuptim madje edhe atëherë kur ngjarjet mund të duken të rastësishme apo tejet të pagjasa (Dugas, Gosselin, & Ladouceur, 2001). Si shpjegime shkakësore për ngjarjet, teoritë konspirative mund të duket se i kënaqin këto motive. Specifikisht, ato duket se ofrojnë shpjegime të gjera dhe që janë konsistente përsë brendshmi e të cilat u lejojnë njerëzve që të ruajnë besimet e tyre në situata plot pasiguri dhe kontradikta. Shpesh, ato janë rezistente ndaj falsifikimit duke propozuar që aktorë të shumëfishtë koordinohen dhe i fshehin mirë veprimet e tyre, dhe mbarsen me nënkuptimin se njerëzit të cilët përpiqen që t’i demaskojnë ato janë pjesë e konspiracionit (Lewandowski et al., 2015). Teoritë konspirative gjithashtu mund t’u lejojnë njerëzve që të ruajnë koherencën në besimet e tyre (p.sh., që ndryshimi klimaterik nuk është një problematikë serioze) duke i karakterizuar evidencat (p.sh., gjetjet shkencore) si konspiracione në vetvete (Grimes, 2016; Lewandowsky, Oberauer, & Gignac, 2013).

Hulumtimet e mbështesin pikëpamjen në fjalë se njerëzit u kthehen teorive konspirative për arsye epistemike. Së pari, hulumtimet i ndërlidhin në mënyrë konsistente besimet konspirative me pasigurinë. Van Prooijen and Jostmann (2013) kanë ngritur hipotezën se pasiguria shton masën në të cilën njerëzit i interpretojnë shenjat që sugjerojnë se autoritetet janë morale (apo imorale) si evidenca të konspiracionit. Në njërin prej eksperimenteve të tyre, hulumtuesit manipuluan prezencën e pasigurisë duke i kërkuar njerëzve që të mendonin në lidhje me emocionet që ata përjetojnë gjatë kohërave të pasigurisë, apo kur ata shohin televizor (kontroll). Pas manipulimit, atyre iu parashtruan informacione në lidhje me moralshmërinë apo imoralitetin e kompanive të naftës, përpara se të plotësonin pyetjet e ndërlidhura me konspiracionin në lidhje me përfshirjen e kompanive të naftës në luftën e Irakut. Van Prooijen dhe Jostmann (2013) kanë zbuluar se njerëzit ndikoheshin vetëm nga informacionet mbi moralin (pra, besimet konspirative shtoheshin) kur ata ndjenin pasiguri. Pasiguria dukej se ishte një parakusht për gjykimin se sa bindëse ishin teoritë konspirative madje edhe kur informacionet në lidhje me moralshmërinë ishin gjithashtu të spikatura dhe binin fort në sy.

Puna kërkimore gjithashtu i lidh besimet konspirative me një kërkim për modele dhe kuptim. Për shembull, një studim nga Whitson dhe Galinsky (2008) zbuloi se masa në të cilën njerëzit shihnin modele tek zhurmat ishte e asociuar me besimin në teoritë konspirative. Kjo lë të kuptohet se besimi në teoritë konspirative është më i fortë në gjirin e njerëzve që janë në kërkim të modeleve. Një grup studimesh i kohëve të fundit nga van Prooijen, Douglas, dhe de Inocencio (2018) ka treguar gjithashtu se besimet konspirative janë të asociuara me perceptimin e modeleve, por specifikisht, kur modelet janë iluzore – pra, se nuk ka modele dhe stimujt janë krejtësisht të rastësishëm. Në njërin nga studimet e tyre, van Prooijen et al. (2018) u kërkuan pjesëmarrësve që të vështronin sekuencat e hedhjeve të rastësishme të monedhave (të gjeneruara këto nga një uebsit që quhej “rastësia.org”), dhe të vlerësonin masën në të cilën sekuencat ishin krejtësisht të rastësishme, ose krejtësisht të përcaktuara. Pjesëmarrësve gjithashtu iu kërkua që të vlerësonin masën në të cilën ata besonin në teoritë e mirënjohura të konspiracionit dhe në ato të trilluara, si edhe në dukuritë e mbinatyrshme. Rezultatet shpalosën marrëdhënie të forta ndërmjet të gjitha variablave, por, ç’është më e rëndësishmja për diskutimin këtu, ato treguan se besimi si në teoritë e mirënjohura të konspiracionit si në të ato të trilluara ishte i asociuar me perceptimin iluzor të modeleve.

Besimi në teoritë konspirative duket se është një reagim konjitiv mjaft bazik ndaj kërkimit për modele atje ku ato nuk ekzistojnë apo ku nuk ka të ngjarë të ekzistojnë (por shiko Dieguez, Wagner-Egger, & Gauvrit, 2015 për evidenca që mund të mos ndodhë gjithnjë kështu). Krahas kësaj, një grup studimesh të kohëve të fundit kanë treguar se besimi në teoritë konspirative nxitet nga një gadishmëri për të nxjerrë lidhje shkakësore të pagjasa madje edhe atëherë kur stimujt nuk janë të rastësishëm dhe tregojnë se ka një model (p.sh., rasti i korelacioneve të rreme nga jeta reale; van der Wal, Sutton, Lange, & Braga, 2018). Hulumtime të tjera tregojnë se besimet konspirative janë më të forta në gjirin e njerëzve të cilët kërkojnë tipe të tjera të modeleve në mjedis, siç janë besimtarët fetarë, dhe besimtarët në dukuritë paranormale dhe të mbinatyrshme (p.sh., Bruder, Haffke, Neave, Nouripanah, & Imhoff, 2013; Darwin, Neave, & Holmes, 2011; Drinkwater, Dagnall, & Parker, 2012; Leiser, Duani, & Wagner-Egger, 2017; Oliver & Wood, 2014). Hulumtimet gjithashtu tregojnë se njerëzit kanë më tepër të ngjarë që të adoptojnë toeri konspirative për ngjarje që janë veçanërisht të rëndësishme apo të një shkalle të gjerë. Argumentohet se prirja e proporcionalitetit – që shkaqet duhet të jenë në përpjestim të drejtë me pasojat – nënkupton se shpjegime të vogla e mundane për ngjarje të rëndësishme (për shembull, Princesha Diana vdiq për shkak se shoferi i makinës ishte i dehur) nuk janë aq të kënaqshme sa shpjegimet më të gjera dhe më të sëtrholluara (p.sh., se ajo u vra nga qeveria britanike; Leman & Cinnirella, 2007).

Besimet në teoritë konspirative gjithashtu po ashtu janë lidhur edhe me nevojën për mbyllje konjitive, e cila është tendenca për të formuar gjykime të shpejta mbi ndonjë temë të caktuar (Kruglanski, 1990). Marchlewska, Cichocka, dhe Kossowska (2017) u kërkuan pjesëmarrësve në një studim që të plotësonin një shkallë që maste nevojën për mbyllje konjitive, dhe më pas që të lexonin një tekst që kishte të bënte me planet e Bashkimit Evropian për të financuar qëndrimin e refugjatëve në Poloni. Për disa pjesëmarrës, ky tekst prezantonte idenë e konspiracionit pasi përmendte një bashkëbisedim të pretenduar në internet që thoshte se mbështetja e Bashkimit Evropian për refugjatët në Poloni ishte një përpjekje për të shtënë nën kontroll Poloninë (përkundrejt një kondite kontrolli me informacione irelevante). Pjesmarrësve më pas iu kërkua që të tregonin se në çfarë mase i mbështetnin teorinë e konspiracionit në fjalë. Rezultatet zbuluan se nevoja për mbyllje konjitive ishte e bashkëlidhur me besimin në teoritë konspirative, por se ajo ishte më e fortë kur shpjegimi konspirativ bëhej më i prekshëm. Pra, njerëzit që kishin së tepërmi nevojë për mbyllje konjitive kishin më tepër të ngjarë që të besonin shpjegimin e drejtpëdrejtë konspirativ kur ai iu vihej në dispozicion atyre. Një tjetër eksperiment ka treguar se kjo pasojë ishte veçanërisht e rëndësishme atëherë kur ngjarjeve u mungonte një shpjegim i qartë zyrtar (shiko gjithashtu Leman & Cinnirella, 2013 për evidenca të lidhjes midis nevojës për mbyllje konjitive dhe besimit në teoritë e konspiracionit).

Evidencat sugjerojnë se njerëzit gjithashtu mund t’iu drejtohen teorive të konspiracionit si rezultat i gabimeve apo njëanshmërive konjitive. Për shembull, besimet konspirative janë ndërlidhur me gabimin e ndërlidhjes (Brotherton & French, 2015; Dagnall, Denovon, Drinkwater, Parker, & Clough, 2017), që është një gabim i arsyetimit probabilist në të cilin njerëzit mbivlerësojnë gjasën që ngjarjet të ndodhin njëkohësisht (Tversky & Kahneman, 1983). Në dy studime, Brotherton dhe French (2014) shqyrtuan së pari tendencën e njerëzve për të kryer gabime të ndërlidhjes. Për shembull, në njërin nga skenarët, pjesëmarrësve u tha se një grup studentësh po vizitonin një birrari në qiell të hapur mbas universitetit dhe iu kërkua që të vlerësonin probabilitetin që (1) është një ditë e nxehtë vere, (2) se ka njerëz që janë ulur në tavolinat e birrarisë, dhe se (3) është një ditë e nxehtë vere dhe se ka njerëz të ulur në tavolina. Një gabim ndërlidhjeje ndodh kur pjesëmarrësisht e rendisin probablitetin e (3) si më të lartë se sa njëri apo të dy nga (1) dhe (2). Brotherton dhe French zbuluan se tendenca për të kryer gabime të ndërlidhjes ishte në një masë të madhe e lidhur me besimet konspirative. Kjo ndodhi kur ndërlidhjet ishin asnjëanëse, apo kishin një shije konspiracionizmi.

Të tjerë kanë treguar se projektimi i besimeve personale tek të tjerët nga ana e dikujt është i asociuar me besimet konspirative. Douglas dhe Sutton (2011) gjetën se tendenca e njerëzve për të besuar në teoritë konspirative është e asociuar me tendencën për të besuar që – në të njëjtën situatë – ata do të merrnin pjesë në vetë konspiracionet në fjalë. Domethënë, besimi se “ata konspirojnë” është pjesërisht rezultat i besimit se “unë do të doja të konspiroja”. Më tutje, Douglas, Sutton, Callan, Dawtry, dhe Harvey (2016) zbuluan se detektimi hipersensitiv i agjensisë – tendenca për t’i atribuar agjensi, apo vullnet veprimi, dhe qëllimshmnëri atje ku ajo nuk ekziston (apo ku nuk ka gjasa të ekzistojë) – ishte e bashkëlidhur me besimet konspirative (shiko Brotherton & French, 2014; van der Tempel & Alcock, 2015). Në fund, McHoskey (1995) vërejti se besimet konspirative mund të jenë pjesërisht produkt i asimilimit të njëanshëm – të analizuarit e kujdesshëm dhe kritik i informacioneve që rrëzojnë pikëpamjet e tua, por të pranuarit jokritik i informacioneve që i konfirmojnë ato (shiko gjithashtu Thorson, 2015).

Kufizime të ndryshme konjitive janë asociuar gjithashtu me besimet konspirative. Për shembull, Swami, Voracek, Stieger, Tran, dhe Furnham (2014) gjetën se nivelet më të ulëta të të menduarit analitik prathonin besime konspirative. Në eksperimente të mëtejshme, Swami et al. (2014) u kërkoi pjesëmarrësve që të përmbushnin një varg detyrash të projektuara për të ndjellur të menduarin analitik (për shembull, rrjedhshmëria verbale, parrjedhshmëria konjitive) dhe zbuluan se angazhimi në këto detyra reduktonte besimin në teoritë konspirative. Besimtarët e teorive të konspiracionit gjithashtu kanë prirjen që të kenë rezultate më të ulëta në stilin e të menduarit racional (Mikušková, 2018) dhe rezultate më të larta në të menduarit intuitiv (Swami et al., 2014). Krahas kësaj, njerëzit duket se e hedhin vështrimin tek teoritë e konspiracionit kur ata janë të mërzitur (Brotheton & Eser, 2015), kur kanë nivele më të ulëta të inteligjencës (Stieger, Gumhalter, Tran, Voracek, & Swami, 2013), dhe kur janë më pak të arsimuar (Douglas et al., 2016). Ndoshta, teoritë konspirative përvetësohen kur ekzistojnë mangësi në dituri – por gjithashtu edhe në aftësinë për të përftuar njohuri.

Procese të tjera konjitive të asociuara me besimin në teoritë e konspiracionit përmbajnë një tendencë për të pranuar besime që janë të pajustifikueshme nga pikëpamja epistemike (Lobato, Mendoza, Sims, & Chin, 2014), dhe një tendencë të përgjithshme drejt të menduarit fetar apo kuazi-fetar (Franks, Bangerter, Bauer, Hall, & Noort, 2017). Në fund, besimet konspirative priren që të kenë një korelacion pozitiv me faktorë si të menduarit deluzional jo-klinik apo nën-klinik (Dagnall et al., 2017) dhe skizotipinë, term ky që përshkruan një gamë karakteristikash dhe eksperiencash të personalitetit nga normalja tek psikotikja (Barron, Morgan, Towell, Altemeyer, & Swami, 2014; Bruder et al., 2013; Darwin et al., 2011; Swami, Pietschnig et al., 2013; van der Tempel & Alcock, 2015).

Pra, në tërësi, ka evidenca se teoritë konspirative joshin individë të cilët kërkojnë saktësi dhe kuptim (ose të dyja njëkohësisht) por ndoshta atyre u mungojnë mjetet konjitive apo përjetojnë vështirësi të cilat i pengojnë ata që t’i gjejnë – saktësinë dhe kuptimin – nëpërmjet rrugëve të tjera. Për rrjedhojë, teoritë konspirative joshin njerëz të cilët kërkojnë të vërtetën por duket se u mungojnë aftësitë për të kërkuar në vendet e duhura. Kjo është në linjë me hulumtimet që tregojnë se njerëzit më të “paaftësuar” janë njëkohësisht edhe ata që janë më të prirur për të rënë në gabime dhe keqinformime, dhe në të njëjtën kohë ata janë më të “pavetëdijshmit” për gabimet dhe gjykimet e gabuara që ata po bëjnë (shiko, Dunning kapitulli 12 i vëllimit nga ku është marrë ky artikull).

Në këtë pikë, lexues të shumtë mjaft natyrshëm do të nxirrnin konkluzionin se besimtarët konspirativë duhet të jenë rrjedhimisht lehtësisht të manipulueshëm, apo, thënë në gjuhë popullore, syleshë. Ata janë konjitivisht të kufizuar, të paarsimuar, të prirur për gabime dhe njëanshmëri konjitive , dhe ata nuk mendojnë në mënyrë analitike. Bëjnë zgjedhje iracionale kur marrin në vlerësim informacione të ndryshme (shiko gjithashtu van Prooijen, Kapitulli 17 i vëllimit nga ku është marrë ky artikull). Rrjedhimisht, ata duhet të besojnë gjithçka që u bie në vesh pa vlerësim kritik. Megjithatë, ne kemi ndjesinë se ky konkluzion është i parakohshëm. Njerëzit nuk besojnë gjithçka që u bie në vesh. Më saktë, ata duket se kanë më tepër të ngjarë që t’u drejtohen teorive të konspiracionit që mund t’i ndihmojnë ata që të mbushin boshllëqe në infromacione që mungojnë, dhe jo të besojnë gjithçka që dëgjojnë. Domethënë, ata janë në kërkim të njohurive specifike dhe jo gjithçka do të jetë e mirë për ata. Më tutje, besimtarët konspirativë shpesh e karakterizojnë veten si kërkimtarë të të vërtetës, mbrojtës të të vërtetës, dhe “skeptikë”. Domethënë, ata janë skeptikë për informacionin që marrin nga organet zyrtare dhe shprehimisht janë në kërkim të fakteve dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve kritike. Nuk e pranojnë verbërisht atë që dikush u thotë atyre – përkundrazi. Ata ka të ngjarë që të kërkojnë në vendet e gabuara për këto fakte dhe përgjigje. Gjithashtu, faktorët konjitivë janë vetëm njëra pjesë e tablosë që shpjegon se përse njerëzit besojnë në teoritë konspirative. Ka gjithashtu edhe motive të tjera të rëndësishme që lipsen marrë në shqyrtim (ekzistenciale dhe sociale) sikundërse ne i shpjegojmë ato në pjesën tjetër të këtij artikulli.



Motivet ekzistenciale



Krahas qëllimeve të tyre epistemike, shpjegimet shkak-pasojë për ngjarjet i ndihmojnë njerëzit që të ndihen të qetë dhe të sigurtë dhe gjithashtu që të jenë në gjendje që të kontrollojnë gjërat që u ndodhin atyre dhe grupeve të tyre sociale (Tetlock, 2002). Perspektivat e hershme mbi besimet konspirative kanë sugjeruar se njerëzit iu drejtohen teorive të konspiracionit për kënaqësi kompensuese kur ata nuk ndihen të sigurtë dhe nuk kanë ndjesinë se i kanë gjërat nën kontroll. Për shembull, teoritë e konspiracionit mund të bartin në vete premtimin se i bëjnë njerëzit që të ndihen më të sigurtë për shkak se identifikohen individë të rrezikshëm dhe mashtrues dhe kërcënimi që ata parashtrojnë merr kundërpërgjigje ((Bost & Prunier, 2013). Gjithashtu, njerëzit që ndjejnë se atyre u mungon kontrolli mund të ndihen më mirë kur ata adoptojnë teoritë e konspiracionit për shkak se teori të tilla u lejojnë atyre që të keni ndjesinë se zotërojnë një narrativë alternative dhe jozyrtare ((Goertzel, 1994).

Hulumtimet mbështesin idenë se njerëzit iu drejtohen teorive të konspiracionit në një përpjekje për të përmbushur motive ekzistenciale. Për shembull, studimet kanë treguar se njerëzit kanë të ngjarë që t’iu drejtohen teorive të konspiracionit kur ata përjetojnë periudha ankthi. Grzesiak-Feldman (2013) u kërkoi studentëve universitarë që të plotësonin një njehsues ankthi për binomin “gjendje-tipar” dhe zbuluan se të dyja ato ishin të asociuara me besimin në teoritë e konspiracionit për çifutët, gjermanët, dhe arabët. Në dy studime të mëtejshme, Grzesiak-Feldman gjithashtu tregoi se situatat ku ankthi induktohej (pra, koha në pritje të provimeve) ishin të asociuara me besim të shtuar në teoritë e konspiracionit. Njerëzit që ndihen të pafuqishëm kanë gjithashtu më tepër të ngjarë që të besojnë në teoritë e konspiracionit ((Abalakina-Paap, Stephan, Craig, & Gregory, 1999). Njerëzit që kanë një stil atashimi të mbarsur me pasiguri kanë gjithashtu më tepër gjasa që të besojnë në teoritë e konspiracionit ((Green & Douglas, 2018). Besimet konspirative gjithashtu janë të lidhura fuqimisht me mungesën e kontrollit socio-politik apo me mungesën e fuqizimit psikologjik ((Bruder et al., 2013; shiko gjithashtu Nyhan, 2017; Uscinski & Parent, 2014). Gjithashtu, eksperimentet kanë treguar se besimet konspirative janë më të mëdha kur njerëzit ndihen të paaftë për të kontrolluar rezultatet, por kjo reduktohet kur sensi i tyre i kontrollit afirmohet ((van Prooijen & Acker, 2015).

Besimi në teoritë e konspiracionit është gjithashtu i ndërlidhur me ankthin ekzistencial ((Newheiser, Farias, & Tausch, 2011), dhe me anominë – ndjesia e turbullirës personale dhe e mungesës së të kuptuarit të botës sociale (për shembull, Abalakina-Paap et al., 1999; Bruder et al., 2013; Goertzel, 1994). Besimi në teoritë e konspiracionit është gjithashtu i asociuar me një besim se ekonomia po përkeqësohet (Parsons, Simmons, Shinhoster, & Kilburn, 1999). Njerëzit, për rrjedhojë, mund të kenë ndjesinë se teoritë e konspiracionit do t’i ndihmojnë ata që t’ua bëjnë më të pranueshme problemet e veçanta me të cilat ballafaqohen, duke u dhënë atyre mundësinë që të rifitojnë një pjesë të të mirave psikologjike që ata kanë humbur ((Franks et al., 2017). Specifikisht, Franks et al. (2017), argumentojnë se teoritë e konspiracionit i ndihmojnë njerëzit që t’iu japin kuptim ngjarjeve trazuese dhe ofrojnë optimizmin se punët do të ndryshojnë. Në të njëjtën linjë, studiues të tjerë kanë demonstruar se teoritë e konspiracionit mund t’iu shërbejnë njerëzve si amortizatorë nga kërcënimet ndaj sistemit social në të cilin ata jetojnë, si për shembull një ekonomi e lodhur, apo ngjarjet sociale dhe politike negative (Jolley, Douglas, & Sutton, 2018).

Si rrjedhojë, ka një sasi të madhe evidencash se njerëzit u drejtohen teorive të konspiracionit në një përpjekje për të shlyer motivet e tyre ekzistenciale. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ata janë lehtësisht të manipulueshëm, apo syleshë. Të besuarit në teoritë e konspiracionit për të përmbushur motive ekzistenciale nuk do të thotë se njerëzit thjesht besojnë gjithçka që u bie në vesh. Më saktë, besimet konspirative përcaktohen nga natyra e nevojave ekzistenciale. Për shembull, në qoftë se njerëzit ndihen të trazuar në lidhje me një problematikë të posaçme, ata mund të gravitojnë drejt teorive të konspiracionit për të zgjidhur problematikën në fjalë, por ata nuk do të ndiheshin të shtrënguar që të përvetësonin teoritë e konspiracionit që nuk kanë lidhje me atë nevojë. Gjithashtu, përdorimi i teorive të konspiracionit për të racionalizuar ndjesitë e pafuqishmërisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se kemi të bëjmë me një kundërreagim që vjen nga fakti i të qenurit lehtësisht i manipulueshëm. Njerëzit nuk i besojnë gjithçkaje – ata do të besojnë atë çfarë i ndihmon ata që të pranojnë të mirat psikologjike që u mungojnë.



Motivet sociale



Shpjegimet shkak-pasojë gjithashtu marrin formë nga një larmi motivimesh sociale, përfshirë nevojën për të pasur përkatësi dhe për të ruajtur një imazh pozitiv të vetes dhe të grupeve sociale të cilave njerëzit u përkasin. Teoritë konspirative gjithashtu mund të adoptohen në një orvatje për të përmbushur motive të tilla sociale. Për shembull, studiuesit kanë sugjeruar se teoritë e konspiracionit mund të forcojnë imazhin e njerëzve për veten dhe për grupin e tyre social duke lejuar kësodore që faji për rezultate negative t’i atribuohet të tjerëve. Kësisoj, teoritë e konspiracionit mund të ndihmojnë që të ruhet imazhi i njerëzve për veten dhe për grupin me të cilin identifikohen si të aftë dhe të ndershëm por si të dëmtuar dhe të gjymtuar nga të tjerë të fuqishëm dhe imoralë.

Hulumtimet e derimësotme e mbështesin këtë argument. Për shembull, Cichocka, Marchlewska, dhe Golec de Zavala (2016) kanë zbuluar se teoritë e konspiracionit janë veçanërisht tërheqëse për narcisiztët, të cilët kanë një ndjesi të fryrë, por megjithatë të pasigurtë, të vetëvlerësimit. Studime të tjera kanë treguar lidhjet ndërmjet besimeve konspirative dhe nevojës psikologjike sociale për t’u ndjerë unik në raport me të tjerët (Imhoff & Lamberty, 2017; Lantian, Muller, Nurra, & Douglas, 2017). Për shembull, në një eksperiment, Lantian et al. (2017) manipuluan nevojën për unikalitet duke u kërkuar pjesëmarrësve që të kryenin një detyrë në të cilën atyre u kërkohej që të mendonin dhe të shkruanin në lidhje me rëndësinë e individualitetit (si i kundërvënë ndaj konformitetit), që është i projektuar për të shtuar (si iu kundërvënë ndaj “pakësuar”) nevojën për t’u ndjerë unik. Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit në konditën e individualitetit kishin më tepër të ngjarë që të besonin në teoritë e konspiracionit në lidhje me një ngjarje të trilluar se sa ata në konditën e konformizmit. Argumentohet se teoritë e konspiracionit u lejojnë njerëzve që të ndjejnë se ata kanë në zotërim informacione të rrallë e të çmuara që njerëz të tjerë nuk i kanë, duke i bërë ata që të ndihen të veçantë dhe duke e rritur kështu vetë-vlerësimin e tyre. Teoritë e konspiracionit janë gjithashtu të rëndësishme për nevojën për t’u ndjerë mirë në lidhje me grupet sociale. Hulumtuesit kanë vërejtur se teoritë konspirative – krahas joshjes që ndjellin për narcisiztët individualë – janë gjithashtu posaçërisht joshëse për narcisiztët kolektivë të cilët besojnë në madhështinë e grupit të tyre ku ata kanë përkatësi dhe për të cilin mbruajnë një besim se njerëzit e tjerë nuk e çmojnë atë aq sa duhet. Domethënë, sa më narcizë që të jenë njerëzit në lidhje me grupet e tyre sociale, aq më tepër kanë ata të ngjarë që të besojnë se grupet e tjera po konspirojnë kundër tyre. Specifikisht, Golec de Zavala dhe Cichocka (2012) zbuluan se narcisizmi kolektiv kombëtar në Poloni parashikon përkrahjen e stereotipeve konspirative rreth çifutëve. Gjithashtu, Cichocka, Marchlewska, Golec de Zavala, dhe Olechowski (2016) demonstruan se narcisizmi kolektiv kombëtar në Poloni është i asociuar me mbështetjen e teorive të konspiracionit në lidhje me përfshirjen ruse në incidentin ajror të vitit 2010 në Smolensk ku humbën jetën presidenti polak dhe shumë zyrtarë të tjerë. Megjithatë, identifikimi i zakonshëm me grupin kombëtar pa narcisizëm parashikon gjasa më të ulëta të përkrahjes për këto teori konspirative. Kjo lë të kuptohet se shpjegimet konspirative të ngjarjeve ndërgrupore derivojnë nga një nevojë për ta valorizuar imazhin e grupit duke diskredituar grupet e jashtme.

Motive të tjera sociale duket se janë relevante për teoritë konspirative, përfshirë nevojën për përkatësi. Graeupner dhe Coman (2017) kanë marrë në shqyrtim marrëdhënien ndërmjet përjashtimit social dhe besimit në teoritë e konspiracionit. Pjesëmarrësve në një studim iu kërkua që të mendonin në lidhje me ndërveprimin social dhe të vlerësonin se sa të përjashtuar nga pikëpamja sociale ndiheshin ata mbas ngjarjes. Atyre më pas iu kërkua që të vlerësonin se sa pajtoheshin ata me një grup teorish konspirative të mirënjohura. Rezultatet zbuluan se ka një marrëdhënie ndërmjet përjashtimit social dhe besimit në teoritë e konspiracionit, dhe një studim i dytë (eksperimental) tregoi se përjashtimi social gjithashtu ndikonte te besëtytnitë. Graeupner dhe Coman kanë argumentuar se njerëzit u drejtohen këtyre besimeve në përpjekje për t’i dhënë kuptim përvojave të tyre sociale negative. Krahas kësaj, pjesëtarë të grupeve të cilët objektivisht kanë status të ulët (kundrejt të lartë) për shkak të etnicitetit (Crocker, Luhtanen, Broadnax, & Blaine, 1999) apo të ardhurave të tyre (Uscinski & Parent, 2014) duket se kanë më tepër të ngjarë që të besojnë në teoritë konspirative. Për shembull, Crocker et al. (1999) demonstroi se amerikanët me ngjyrë (krahasuar me amerikanët e bardhë) kishin më tepër të ngjarë që të besonin në teoritë konspirative në lidhje me një konspiracion të qeverisë amerikanëve kundër zezakëve. Rrjedhimisht, ndjesia e disavantazhimit dhe pafuqishmërisë sociale duket se është një determinant domethënës i asaj nëse teoritë konspirative i joshin apo jo njerëzit.

Në lidhje me këtë pikë, hulumtimet nga shkencat politike sugjerojnë se njerëzit në anën e humbësve (kundrejt fituesve) të proceseve politike kanë gjithashtu më tepër të ngjarë që të besojnë në teoritë konspirative. Specifikisht, Uscinski dhe Parent (2014) argumentojnë – bazuar mbi analizat e të dhënave arkivore të marra nga mbi 100 vjet të letrave drejtuar gazetave, gjithashtu edhe nga anketat – se njerëzit i përdorin teoritë konspirative kur ata janë të pafuqishëm për të mbrojtur veten kundër njerëzve të pushtetshëm. Me fjalë të tjera, teoritë konspirative janë për “dështakët”. Në këtë linjë, besimet konspirative gjithashtu janë lidhur me paragjykimin kundër grupeve të fuqishme ((Imhoff & Bruder, 2014) dhe grupeve që shihen si armiq (Kofta & Sędek, 2005). Grupet që ndjejnë se janë shndërruar në viktima kanë gjithashtu më tepër të ngjarë që të përkrahin teoritë konspirative në lidhje me grupe të tjera më të fuqishme (Bilewicz, Winiewski, Kofta, & Wójcik, 2013; Mashuri & Zaduqisti, 2014).

Duke pasur parasysh përvoja të tilla, nuk mund të thuhet se njerëzit janë lehtësisht të manipulueshëm, apo syleshë, kur besojnë se grupet dominante kanë konspiruar (dhe ndoshta janë ende duke konspiruar) kundër tyre. Kur njerëzit besojnë në teoritë konspirative, ata shpesh janë duke iu kundërpërgjigjur kërcënimeve reale, pabarazisë, dhe shembujve historikë të kërcënimit dhe viktimizimit. Për rrjedhojë, njerëzit përvetësojnë besime që mbrojnë grupet e tyre. Për të dhënë një shembull tjetër, kur mbështetësit e krahut të majtë të politikës besojnë në teoritë konspirative që demonizojnë ata të krahut të djathtë (dhe anasjelltas), ata adoptojnë besime që janë në koherencë me pikëpamjet e tyre politike, dhe ç’është e vërteta ka evidenca se njerëzit e bëjnë këtë në të dyja anët e spektrit politik (Uscinski & Parent, 2014). Sikur njerëzit thjesht të ishin lehtësisht të manipulueshëm, apo syleshë, ata do të besonin në të gjitha teoritë konspirative, por është e qartë se nuk ndodh kështu. Besimi në teoritë konspirative motivohet nga të qenurit pjesëtarë të njerëzve në grupe dhe nga besimet që janë të asociuara me anëtarësimin në këto grupe.

Duke përkrahur më tutje këtë argument, studimet kanë treguar se njerëzit kanë më tepër të ngjarë të besojnë në teoritë konspirative që kanë në qendër grupet e tyre sociale në qoftë se ata kanë përjetuar personalisht diskriminim, siç është të qenurit viktimë të ngacmimit policor (Parsons et al., 1999), apo diskriminim racor (Simmons & Parsons, 2005). Kërcënimet situacionale dhe situatat e krizës gjithashtu shtojnë gjasat e besimeve konspirative (Kofta, Sędek, & Sławuta, 2011; Mashuri & Zaduqisti, 2014; van Prooijen & Douglas, 2017). Për rrjedhojë, është e rëndësishme që të merren në shqyrtim kontekstet politike, sociale dhe historike të cilat i bëjnë teoritë konspirativë që të duken më të besueshme në sytë e njerëzve se sa shpjegimet konvencionale (shiko gjithashtu Nattrass, 2013). Njerëzit jo thjesht i besojnë gjithçkaje që u serviret – ata besojnë atë që duan të besojnë.



Sa i plotësojnë teoritë konspirative motivet psikologjike?



Deri më sot, studimet që kanë adresuar këtë çështje janë të pakta. Megjithatë, hulumtimet ekzistuese sugjerojnë se teoritë konspirative mund të jenë më tërheqëse për njerëzit se sa të shlyejnë motivet e tyre psikologjike. Duke i marrë fillimisht motivet ekzistenciale, disa punime sugjerojnë se në vend që të reduktojnë pasigurinë, teoritë konspirative madje mund edhe ta shtojnë atë. Specifikisht, Jolley dhe Douglas (2014a) në një studim u kërkuan disa njerëzve që të lexonin teoritë konspirative për qeveritë, dhe në një studim tjetër u kërkuan që të lexonin teoritë konspirative në lidhje me ndryshimin klimaterik. Në secilin rast, pjesëmarrësit u pyetën se sa të pasigurtë ndiheshin ata dhe përgjigjet e tyre u krahasuan me ato të pjesëmarrësve të cilët ose kishin qenë në një konditë të kontrolluar pa informacione, ose në një konditë anti-konspiracioniste me materiale që rrëzonin teoritë konspirative. Në secilin rast, teoritë konspirative – në vend se t’i bënin njerëzit që të ndiheshin më të sigurtë – i bënin njerëzit që të ndiheshin edhe më të pasigurtë.

Gjithashtu, duket se ka evidenca të pakta që teoritë konspirative shlyejnë motive ekzistenciale. Përkundrazi, ekspozimi eksperimental ndaj teorive konspirative duket se e shtyp menjëherë sensin e autonomisë dhe të kontrollit të njerëzve (Jolley & Douglas, 2014a, 2014b). Për shembull, në studimin e Jolley dhe Douglas (2014a) të përmendur në paragrafin e mëparshëm, hulumtuesit gjithashtu kanë matur ndjesitë e pafuqishmërisë. Këto ndjesi shtoheshin – dhe nuk pakësoheshin – si rezultat i të qenurit të ekspozuar ndaj teorive të konspiracionit. Po të njëjtat studime gjithashtu kanë treguar se teoritë konspirative i bëjnë njerëzit më pak të prirur për të ndërmarrë veprime që, në afat të gjatë, mund të fuqizojnë autonominë dhe kontrollin e tyre. Specifikisht, mbas ekspozimit ndaj teorive konspirative, njerëzit kanë prirje më të vogël për të qenë më të përkushtuar në vendet e tyre të punës (Douglas & Leite, 2017) dhe për t’u angazhuar në proceset politike zyrtare, siç janë votimet dhe sistemi i partive (Jolley & Douglas, 2014a). Ekspozimi ndaj teorive konspirative mund të minojë kontrollin dhe pushtetin e njerëzve në një mënyrë tjetër edhe më të rafinuar. Douglas dhe Sutton (2008) kanë treguar se njerëzve i është mbushur mendja nga teoritë konspirative lidhur me vdekjen e Princeshës Diana, por se ata nuk janë të ndërgjegjshëm që iu është mbushur mendja me anë të manipulimit. Më saktë, ata gabimisht sillnin ndërmend se besimet e tyre të mëparshme ishin identike me besimet e tyre të reja. Të qenurit i influencuar pa qenë i vetëdijshëm për këtë nuk është aspak një pozicion fuqizues.

Më tutje, ndonëse njerëzit shtyten drejt teorive konspirative në një përpjekje për të plotësuar motivimet e tyre sociale, nuk është e qartë se kjo është një strategji që funksionon. Një tipar tipik i teorive konspirative është paraqitja plot negativitet dhe dyshim i të tjerëve dhe grupeve sociale të jashtme. Kësisoj, është e arsyeshme që të sugjerohet se ato nuk janë vetëm një indikacion por gjithashtu edhe një shkak i ndjesive të tëhuajësimit, heqjes së të drejtave, dhe anomisë me të cilën ata asociohen (p.sh., Abalakina-Paap et al., 1999). Eksperimentet gjithashtu kanë treguar se ekspozimi ndaj teorive konspirative i bën njerëzit që të kenë më pak besim tek institucionet qeveritare, madje edhe në qoftë se teoritë konspirative nuk kanë asnjë farë lidhjeje me ato institucione (Einstein & Glick, 2015). Ekspozimi ndaj tyre gjithashtu i shtyn njerëzit që të kenë më pak besim tek politikanët dhe shkencëtarët, dhe që të shkëputen nga politika dhe të heqin dorë nga gjetjet shkencore (Jolley & Douglas, 2014a). Deri më sot, hulumtimet sugjerojnë se teoritë konspirative mund të irritojnë më tej, dhe jo të përmbushin, motivet sociale të njerëzve.





Përmbledhje dhe drejtimet në të ardhmen



Megjithatë, kjo nuk do të thotë se besimtarët në konspiracion janë lehtësisht të manipulueshëm. Kjo do të thotë se paterica psikologjike që njerëzit janë duke përdorur në këtë rast mund të mos i mbështesë përgjatë rrugës që ata shpresojnë të bëjnë. Tekembramja, besimet në teoritë konspirative mund të jenë të rrëzueshme prej vetvetiu, por ato nuk janë drejtpërdrejt një pasqyrim i të qenurit lehtësisht i manipulueshëm. Ne presim që hulumtime të mëtejshme të ndërmerren për të testuar kornizën e Doublas et al. (2017) dhe për të shqyrtuar se kur mund të përmbushin motivet psikologjike të njerëzve teoritë konspirative dhe kur jo.

Ç’është e vërteta, ka terren të bollshëm që të ketë pritshmëri se hulumtimet në ardhmen do të tregojnë që teoritë konspirative përmbushin motivet e disa njerëzve por jo të të tjerëve. Puna kërkimore eksperimentale e kryer deri më tani ka marrë si mostër popullsie vetëm studentët e bakaloriatit dhe panelistët e anketave të cilët nuk janë tejet të disavantazhuar apo tej mase të kërcënuar. Më tutje, këto popullsi priren që të shpërfaqin nivele mjaft të ulëta të besimeve konspirative. Tipikisht, në një shkallë me shtatë pikë, besimet konspirative janë fill sipër apo fill poshtë mesit të shkallës (p.sh., shiko Douglas & Sutton, 2011). Rrjedhimisht, këta janë njerëz që përgjithësisht nuk i përvetësojnë teoritë konspirative. Te njerëz, teoritë konspirative kanë të ngjarë që të përjetohen si të bezdisshme apo shqetësuese, por jo si shqetësime të përditshme që përcaktojnë veprimtari të tjera në jetën e tyre.

Nuk janë këta njerëzit të cilët studiuesit kanë ndërmend kur argumentojnë se teoritë konspirative ndonjëherë mund t’i ndihmojnë njerëzit që të plotësojnë nevojat dhe motivet e tyre. Më saktë, ata tipikisht u referohen grupeve dhe individëve të cilët janë tashmë të tëhuajësuar nga shoqëria dhe për të cilët teoritë konspirative mund të ofrojnë njëfarë kompensimi për humbjen e të mirave psikologjike. Këto përfshijnë grupet me të drejta të zhveshura të cilët mund të përdorin teoritë konspirative për të destabilizuar grupe dhe sisteme të fuqishme nëpërmjet formulimit të të kuptuarit të tyre rreth realiteteve ((Sapountzis & Condor, 2013) dhe nëpërmjet kohezionit të grupit dhe veprimit kolektiv ((Adams, O’Brien, & Nelson, 2006). Në këto komunitete – dhe ç’është e vërteta në komunitetet e spikatura konspirative në interet, siç është lëvizja e të vërtetës për 11 shtatorin – besimet konspirative mund të ofrojnë një burim të rëndësishëm të përkatësisë dhe të realitetit të përbashkët.

Krahas kësaj, është e qartë se elitat vërtet konspirojnë kundër interesave publike – domethënë, konspiracionet reale ndodhin edhe në të vërtetë. Teoritë konspirative luajnë një rol të rëndësishëm në të bërit e njerëzve të vetëdijshëm për atë çfarë ka ndodhur, dhe në hapjen e informacioneve të rëndësishme për diskutim dhe debat. Për të siguruar se teoritë konspirative janë të dëmshme e se nuk ndihmojnë, hulumtime të mëtejshme duhet të kryhen mbi njerëz që dëshirojnë të përmbushin motive më të mëdha psikologjike. Shkurtimisht, janë të domosdoshme studime më të hollësishme dhe më të gjera të popullsive të disavantazhuara.

Hulumtimet në të ardhmen do të duhet gjithashtu që të hetojnë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në masën në të cilën njerëzit besojnë në teoritë konspirative. Për shembull, Forgas (Kapitulli 10 i vëllimisht nga ku është marrë artikulli) ka treguar se luhatjet e përditshme në gjendjen e humorit mund të ndihkojnë në nivelet e besueshmërisë dhe të pranueshmërisë së keqinformimit nga ana e njerëzve. Megjithatë, asnjë hulumtim i derisotëm nuk ka hetuar se si gjendja e humorit mund të ndikojë në besimet konspirative. Ka gjasa, bazuar në punën kërkimore të Forgas, që një gjendje e mirë humori mund t’i bëjë njerëzit që të jenë më pak të shqetësuar për përmbushjen e nevojave sociale (pra, ata ndihen mirë tashmë), dhe rrjedhimisht i bën ata më receptues në raport me teoritë konspirative. Hulutimet e ardhshme gjithashtu mund të marrin në shqyrtim ndikimin e burimit të teorive të konspiracionit (shiko Cooper & Avery, Kapitulli 16 i vëllimit nga ku është marrë artikulli). Duke marrë parasysh motivet sociale të asociuara me besimet konspirative, është e arsyeshme që të sugjerohet se njerëzit do të besojnë më tepër në teoritë konspirative në qoftë se ato shqiptohen nga njerëz të afërt të tyre, apo të grupit të tyre social, se sa nga njerëz distantë. Ne gjithashtu dimë shumë pak rreth pasojave të përsëritjes mbi besimet konspirative, por përsëritja e keqinformimit ka të ngjarë që të ketë ndikim në pranueshmërinë e saj (shiko Myers, Kapitulli 5 i vëllimit nga është marrë artikulli; Unkelbach & Koch, Kapitulli 3 i vëllimit). Në fund, ka një sasi të kufizuar të kërkimeve mbi atë se si teoritë konspirative procesohen kur njerëzit ndeshen me to rastësisht, dhe nivelet e ndryshme të procesimit në pikën e kodimit të informacionit mund të ndikojnë në pranueshmërinë e informacioneve (Mayo, Kapitulli 8 i vëllimit). Në përgjithësi, ne bëjmë thirrje për një qasje më të detajuar ndaj studimit të teorive konspirative se sa ç’është paraqitur me punën aktuale kërkimore (që ka çuar në konkluzionet se besimtarët e konspiracioneve janë lehtësisht të manipulueshëm, apo syleshë).

Në fund, disa teori konspiracioni mund të pasqyrojnë me të vërtetë faktin se besimtarët e tyre janë lehtësisht të manipulueshëm. Specifikisht, nuk mund të barazohen teoritë konspirative në lidhje me 11 shtatorin apo me ekzekutimin e Presidentit John F. Kennedy me teoritë konspirative për alienët zvarranikë që qeverisin botën, apo me ato që propozojnë se Toka është e sheshtë. Ka dallime të qarta mes teorive të ndryshme konspirative, dhe rrjedhimisht edhe njerëzit që besojnë në to mund të ndryshojnë gjithashtu në dimensione të rëndësishme. Ndonëse ka evidenca se njerëzit të cilët besojnë në një teori konspiracioni kanë prirjen që të besojnë gjithashtu edhe në të tjera (për shembull, Goertzel, 1994; Wood, Douglas, & Sutton, 2012), studimet kanë testuar besimin në teoritë e mirënjohura konspirative dhe jo në ato që mund të thuhen se shkojnë shumë larg dhe teprojnë. Njerëzit që besojnë në teoritë konspirative që shkojnë ca si tepër larg mund të tregojnë përnjëmend karakteristika të të qenurit lehtësisht të manipulueshëm, apo syleshësisë. Deri më sot, nuk ka asnjë tipologji të besueshme të teorive të konspiracionit por është e qartë se jo të gjitha teoritë e konspiracionit janë të barabarta.



Vërjetje përmbyllëse



Ne i kemi hedhur një vështrim taksonomisë së besimeve konspirative të propozuar nga Douglas et al. (2017) ku argumentohet se njerëzit tërhiqen nga teoritë konspirative në një përpjekje për të përmbushur motive epistemike, ekzistenciale, dhe sociale. Ndërkohë që i kemi hedhur një vështrim evidencave për këtë argument, ne gjithashtu kemi argumentuar se teoritë konspirative nuk mund të shihen thjesht si diçka që vetëm syleshët do t’i besonin. Korniza jonë e mbështet këtë argument – njerëzit nuk besojnë thjesht në gjithçka që u bie në vesh, por ata do të besojnë atë që ka të ngjarë që t’i ndihmojë që të plotësojnë motivet e tyre. Ne, rrjedhimisht, argumentojmë se teoritë konspirative mund të shihen më mirë si një shtytës psikologjik kah i cili njerëzit priren të anojnë për të lehtësuar frustrime specifike psikologjike. Një punë e mëtejshme kërkimore lipset ndërmarrë për të përcaktuar se kur funksionon kjo strategji e kur jo.



Referenca



Abalakina-Paap, M., Stephan, W. G., Craig, T., & Gregory, L. (1999). Beliefs in conspiracies. Political Psychology, 20, 637–647.

Adams, G., O’Brien, L. T., & Nelson, J. C. (2006). Perceptions of racism in Hurricane Katrina: A liberation psychology analysis. Analyses of Social Issues and Public Policy, 6, 215–235.

Barron, D., Morgan, K., Towell, T., Altemeyer, B., & Swami, V. (2014). Associations between schizotypy and belief in conspiracist ideation. Personality and Individual Differences, 70, 156–159.

Bilewicz, M., Winiewski, M., Kofta, M., & Wójcik, A. (2013). Harmful ideas: The structure and consequences of anti-Semitic beliefs in Poland. Political Psychology, 34, 821–839.

Bost, P. R., & Prunier, S. G. (2013). Rationality in conspiracy beliefs: The role of perceived motive. Psychological Reports, 113, 118–128.

Brotherton, R., & Eser, S. (2015). Bored to fears: Boredom proneness, paranoia, and conspiracy theories. Personality and Individual Differences, 80, 1–5.

Brotherton, R., & French, C. C. (2014). Belief in conspiracy theories and susceptibility to the conjunction fallacy. Applied Cognitive Psychology, 28, 238–248.

Bruder, M., Haffke, P., Neave, N., Nouripanah, N., & Imhoff, R. (2013). Measuring individual differences in generic beliefs in conspiracy theories across cultures: Conspiracy mentality questionnaire. Frontiers in Psychology, 4(225). doi:10.3389/fpsyg.2013.00225

Cichocka, A., Marchlewska, M., & Golec de Zavala, A. (2016). Does self-love or self-hate predict conspiracy beliefs? Narcissism, self-esteem, and the endorsement of conspiracy theories. Social Psychological & Personality Science, 7, 157–166.

Cichocka, A., Marchlewska, M., Golec de Zavala, A., & Olechowski, M. (2016). “They will not control us”: In-group positivity and belief in intergroup conspiracies. British Journal of Psychology, 107, 556–576.

Crocker, J., Luhtanen, R., Broadnax, S., & Blaine, B. E. (1999). Belief in U.S. government conspiracies against Blacks among Black and White college students: Powerlessness or system blame? Personality and Social Psychology Bulletin, 25, 941–953.

Dagnall, N., Denovan, A., Drinkwater, K., Parker, A., & Clough, P. J. (2017). Urban legends and paranormal beliefs: The role of reality testing and schizotypy. Frontiers in Psychology, 8(942). http://psycnet.apa.org/doi/10.3389/fpsyg.2017.00942

Darwin, H., Neave, N., & Holmes, J. (2011). Belief in conspiracy theories: The role of paranormal belief, paranoid ideation and schizotypy. Personality and Individual Differences, 50, 1289–1293.

Dieguez, S., Wagner-Egger, P., & Gauvrit, N. (2015). Nothing happens by accident, or does it? A low prior for randomness does not explain belief in conspiracy theories. Psychological Science, 26, 1762–1770.

Douglas, K. M., & Leite, A. C. (2017). Suspicion in the workplace: Organizational conspiracy theories and work-related outcomes. British Journal of Psychology, 108, 486–506.

Douglas, K. M., & Sutton, R. M. (2008). The hidden impact of conspiracy theories: Perceived and actual impact of theories surrounding the death of Princess Diana. Journal of Social Psychology, 148, 210–221.

Douglas, K. M., & Sutton, R. M. (2011). Does it take one to know one? Belief in conspiracy theories is influenced by personal willingness to conspire. British Journal of Social Psychology, 50, 544–552.

Douglas, K. M., Sutton, R. M., Callan, M. J., Dawtry, R. J., & Harvey, A. J. (2016). Someone is pulling the strings: Hypersensitive agency detection and belief in conspiracy theories. Thinking & Reasoning, 22, 57–77.

Douglas, K. M., Sutton, R. M., & Cichocka, A. (2017). The psychology of conspiracy theories. Current Directions in Psychological Science, 26, 538–542.

Drinkwater, K., Dagnall, N., & Parker, A. (2012). Reality testing, conspiracy theories, and paranormal beliefs. Journal of Parapsychology, 76, 57–77.

Dugas, M. J., Gosselin, P., & Ladouceur, R. (2001). Intolerance of uncertainty and worry: Investigating narrow specificity in a non-clinical sample. Cognitive Therapy and Research, 25, 551–558.

Einstein, K. L., & Glick, D. M. (2015). Do I think BLS data are BS? The consequences of conspiracy theories. Political Behavior, 37, 679–701.

Franks, B., Bangerter, A., Bauer, M. W., Hall, M., & Noort, M. C. (2017). Beyond “monologicality”? Exploring conspiracist worldviews. Frontiers in Psychology, 8(861). doi: 10.3389/fpsyg.2017.00861

Goertzel, T. (1994). Belief in conspiracy theories. Political Psychology, 15, 731–742.

Golec de Zavala, A., & Cichocka, A. (2012). Collective narcissism and anti-Semitism in Poland. Group Processes and Intergroup Relations, 15, 213–229.

Graeupner, D., & Coman, A. (2017). The dark side of meaning-making: How social exclusion leads to superstitious thinking. Journal of Experimental Social Psychology, 69, 218–222.

Green, R., & Douglas, K. M. (2018). Anxious attachment and belief in conspiracy theories. Personality and Individual Differences, 125, 30–37.

Grimes, D. R. (2016). On the viability of conspiratorial beliefs. PLOS ONE, 11(3), e0151003. doi:10.1371/journal.pone.0147905

Grzesiak-Feldman, M. (2013). The effect of high-anxiety situations on conspiracy thinking. Current Psychology, 32, 100–118.

Heider, F. (1958). The psychology of interpersonal relations. New York, NY: John Wiley.

Imhoff, R., & Bruder, M. (2014). Speaking (un-)truth to power: Conspiracy mentality as a generalised political attitude. European Journal of Personality, 28, 25–43.

Imhoff, R., & Lamberty, P. K. (2017). Too special to be duped: Need for uniqueness motivates conspiracy beliefs. European Journal of Social Psychology, 47, 724–734.

Jensen, T. (2013). Democrats and Republicans differ on conspiracy theory beliefs. Retrieved from www.publicpolicypolling.com/polls/democrats-and-republicans-differ-on-conspiracy-theory-beliefs.

Jolley, D., & Douglas, K. M. (2014a). The effects of anti-vaccine conspiracy theories on vaccination intentions. PLOS ONE, 9(2), e89177. doi:10.1371/journal.pone.0089177

Jolley, D., & Douglas, K. M. (2014b). The social consequences of conspiracism: Exposure to conspiracy theories decreases the intention to engage in politics and to reduce one’s carbon footprint. British Journal of Psychology, 105, 35–56.

Jolley, D., Douglas, K. M., & Sutton, R. M. (2018). Blaming a few bad apples to save a threatened barrel: The system-justifying function of conspiracy theories. Political Psychology, 39, 465–478.

Kofta, M., & Sędek, G. (2005). Conspiracy stereotypes of Jews during systemic transformation in Poland. International Journal of Sociology, 35, 40–64.

Kofta, M., Sędek, G., & Sławuta, P. N. (2011, July). Beliefs in Jewish conspiracy: The role of situation threats to ingroup’ power and positive image. Paper presented at the 34th International Society of Political Psychology (ISSP) conference, Istanbul, Turkey.

Kruglanski, A. W. (1990). Motivations for judging and knowing: Implications for causal attribution. In E. T. Higgins, & R. M. Sorrentino (Eds.), The handbook of motivation and cognition: Foundation of social behavior (Vol. 2, pp. 333–368). New York, NY: Guilford.

Lantian, A., Muller, D., Nurra, C., & Douglas, K. M. (2017). “I know things they don’t know!” The role of need for uniqueness in belief in conspiracy theories. Social Psychology, 48, 160–173.

Leiser, D., Duani, N., & Wagner-Egger, P. (2017). The conspiratorial style in lay economic thinking. PLOS ONE, 12(3), e0171238. doi: 10.1371/journal.pone.0171238

Leman, P. J., & Cinnirella, M. (2007). A major event has a major cause: Evidence for the role of heuristics in reasoning about conspiracy theories. Social Psychological Review, 9, 18–28.

Leman, P. J., & Cinnirella, M. (2013). Beliefs in conspiracy theories and the need for cognitive closure. Frontiers in Psychology, 4(378). doi:10.3389/fpsyg.2013.00378

Lewandowsky, S., Cook, J., Oberauer, K., Brophy, S., Lloyd, E. A., & Marriott, M. (2015). Recurrent fury: Conspiratorial discourse in the blogosphere triggered by research on the role of conspiracist ideation in climate denial. Journal of Social and Political Psychology, 3, 142–178.

Lewandowsky, S., Oberauer, K., & Gignac, G. E. (2013). NASA faked the moon landing – therefore, (climate) science is a hoax: An anatomy of the motivated rejection of science. Psychological Science, 24, 622–633.

Lobato, E., Mendoza, J., Sims, V., & Chin, M. (2014). Examining the relationship between conspiracy theories, paranormal beliefs, and pseudoscience acceptance among a university population. Applied Cognitive Psychology, 28, 617–625.

Marchlewska, M., Cichocka, A., & Kossowska, M. (2017). Addicted to answers: Need for cognitive closure and the endorsement of conspiracy beliefs. European Journal of Social Psychology. Advance online publication. doi:10.1002/ejsp.2308

Mashuri, A., & Zaduqisti, E. (2014). We believe in your conspiracy if we distrust you: The role of intergroup distrust in structuring the effect of Islamic identification, competitive victimhood, and group incompatibility on belief in a conspiracy theory. Journal of Tropical Psychology, 4, 1–14.

McHoskey, J. W. (1995). Case closed? On the John F. Kennedy assassination: Biased assimilation of evidence and attitude polarization. Basic and Applied Social Psychology, 17, 395–409.

Mikušková, E. B. (2018). Conspiracy beliefs of future teachers. Current Psychology, 37, 692–701.

Moore, P. (2016). Little British believe in outlandish conspiracy theories. Retrieved from YouGov.

Nattrass, N. (2013). The AIDS conspiracy: Science fights back. New York, NY: Columbia University Press.

Newheiser, A., Farias, M., & Tausch, N. (2011). The functional nature of conspiracy beliefs: Examining the underpinnings of belief in the Da Vinci Code conspiracy. Personality and Individual Differences, 51, 1007–1011.

Nyhan, B. (2017). Why more Democrats are now embracing conspiracy theories. Retrieved from www.nytimes.com/2017/02/15/upshot/why-more-democrats-are-now-embracing-conspiracy-theories.html.

Oliver, J. E., & Wood, T. J. (2014). Conspiracy theories and the paranoid style(s) of mass opinion. American Journal of Political Science, 58, 952–966. doi: 10.1111/ajps.12084

Parsons, S., Simmons, W., Shinhoster, F., & Kilburn, J. (1999). A test of the grapevine: An empirical examination of the conspiracy theories among African Americans. Sociological Spectrum, 19, 201–222.

Sapountzis, A., & Condor, S. (2013). Conspiracy accounts as intergroup theories: Challenging dominant understandings of social power and political legitimacy. Political Psychology, 43, 731–752.

Simmons, W. P., & Parsons, S. (2005). Beliefs in conspiracy theories among African Americans: A comparison of elites and masses. Social Science Quarterly, 86, 582–598.

Stieger, S., Gumhalter, N., Tran, U. S., Voracek, M., & Swami, V. (2013). Girl in the cellar: A repeated cross-sectional investigation of belief in conspiracy theories about the kidnapping of Natascha Kampusch. Frontiers in Psychology, 4(297). https://dx.doi.org/10.3389/fpsyg.2013.00297

Swami, V., Pietschnig, J., Tran, U. S., Nader, I. W., Stieger, S., & Voracek, M. (2013). Lunar lies: The impact of informational framing and individual differences in shaping conspiracist beliefs about the moon landings. Applied Cognitive Psychology, 27, 71–80.

Swami, V., Voracek, M., Stieger, S., Tran, U. S., & Furnham, A. (2014). Analytic thinking reduces belief in conspiracy theories. Cognition, 133, 572–585.

Swift, A. (2013). Majority in US still believe JFK killed in a conspiracy. Retrieved from www.gallup.com/poll/165893/majority-believe-jfk-killed-conspiracy.aspx.

Tetlock, P. E. (2002). Social-functionalist frameworks for judgment and choice: The intuitive politician, theologian, and prosecutor. Psychological Review, 109, 451–472.

Thorson, E. (2015). Belief echoes: The Persistent effects of misinformation and corrections. Political Communication, 33, 1–21.

Tversky, A., & Kahneman, D. (1983). Extensional vs. intuitive reasoning: The conjunction fallacy in probability judgment. Psychological Review, 90, 293–315.

Uscinski, J. E., & Parent, J. M. (2014). American conspiracy theories. New York, NY: Oxford University Press.

van der Tempel, J., & Alcock, J. E. (2015). Relationships between conspiracy mentality, hyperactive agency detection, and Schizotypy: Supernatural forces at work? Personality and Individual Differences, 82, 136–141.

van der Wal, R. C., Sutton, R. M., Lange, J., & Braga, J. P. N. (2018). Suspicious binds: Conspiracy thinking and tenuous perceptions of causal connections between co-occurring and spuriously correlated events. European Journal of Social Psychology, 48, 970–989.

van Prooijen, J.-W., & Acker, M. (2015). The influence of control on belief in conspiracy theories: Conceptual and applied extensions. Applied Cognitive Psychology, 29, 753–761.

van Prooijen, J.-W., & Douglas, K. M. (2017). Conspiracy theories as part of history: The role of societal crisis situations. Memory Studies, 10, 323–333.

van Prooijen, J.-W., Douglas, K., & De Inocencio, C. (2018). Connecting the dots: Illusory pattern perception predicts belief in conspiracies and the supernatural. European Journal of Social Psychology, 48, 320–335.

van Prooijen, J.-W., & Jostmann, N. B. (2013). Belief in conspiracy theories: The influence of uncertainty and perceived morality. European Journal of Social Psychology, 43, 109–115.

Whitson, J. A., & Galinsky, A. D. (2008). Lacking control increases illusory pattern perception. Science, 322, 115–117.

Wood, M. J., Douglas, K. M., & Sutton, R. M. (2012). Dead and alive: Beliefs in contradictory conspiracy theories. Social Psychological and Personality Science, 3, 767–773.


//erasmusi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top